• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Zgjedhjet në Serbi: pro apo kundër ‘sistemit Vuçiç’?

12/18/2023
in Rajoni & Bota
Zgjedhjet në Serbi: pro apo kundër ‘sistemit Vuçiç’?
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ditë e shtunë në fillim të dhjetorit: Qindra autobusë rreshtohen përgjatë rrugëve të gjera të Beogradit të Ri. Turma dynden në Arenën e Beogradit, një nga sallat më të mëdha sportive në Evropë. Aty do të zhvillohet tubimi qendror i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet. Ylli i vetëm: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Udhëheqësi i fshatit tonë organizoi udhëtimin për në Beograd,” thotë një burrë duke pirë nga një kanaçe birre në një stol. Ai vjen nga një fshat në veri të Serbisë. “Sigurisht që unë e mbështes Vuçiqin. Ai na dha të gjitha paratë, së fundmi 10.000 dinarë, plus për përfituesit e ndihmës sociale.”

Dhurata të tilla zgjedhore janë të zakonshme në Serbi. Edhe kësaj radhe Vuçiq vendosi para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit të shpërndajë pagesa të njëhershme nga buxheti i shtetit për pensionistët, të rinjtë apo të papunët. Ndonjëherë është 10.000 dinarë (ekuivalenti me 85 euro), herë pak më shumë e herë më pak. Për shumë në Serbi është pothuajse thelbësore për mbijetesë. Paga mesatare në vend është vetëm 725 euro neto në muaj. Ndërsa pensionistët marrin mesatarisht vetëm 330 euro.

Vuçiq premton rritje të reja pensionesh në janar – sigurisht vetëm nëse fiton partia e tij. Vetë presidenti nuk kandidon për zgjedhje – ai fitoi mandatin e tij të dytë vitin e kaluar. Por gjithçka rrotullohet rreth tij. Çdo listë zgjedhore e SNS-së, edhe në fshatin më të vogël, mban emrin e tij.

Kritikat e shumta

Revista e përjavshme Vreme e përshkruan Vuçiqin si një “mbret lypës” – ai e paraqet veten si një njeri që shpërndan paratë, ndërton rrugë dhe linja hekurudhore dhe krijon vende pune. Akuza e opozitës është se Vuçiq e drejton vendin me dorë të hekurt dhe manovron mes BE-së, Rusisë dhe Kinës. Sipas kritikëve, regjimi i presidentit ka lidhje të ngushta me mafian dhe është tërësisht i korruptuar. Në paraqitjet e tij pothuajse të përditshme televizive, Vuçiq akuzon kritikët e tij se janë tradhtarë dhe hajdutë që duan vetëm të fitojnë pushtetin.

Në Arenën e Beogradit, Vuçiç bërtiste: “Sot, Serbia është një nga vendet e pakta në Evropë që ndjek politikën e saj”. Duartrokitjet ishin të mëdha, por jo të gjithë erdhën në tubim me vullnetin e tyre dhe brohoritën nga bindja. Një i ri na tregon se si shkojnë gjërat. Ai punon në një spital në një qytet të vogël. Për të mbajtur vendet e punës, ai dhe kolegët duhet të shkojnë në mitingun në Beograd dhe të votojnë për SNS-në. “Kjo është katastrofike, por çfarë duhet të bëj?” thotë ai.

Për anëtarësimin në BE nuk flet askush

Sondazhet e nxjerrin SNS-në në vend të parë. Edhe nëse ndoshta nuk do të jetë një fitore absolute, mendohet se do të mjaftojë për vazhdimin e koalicionit me socialistët dhe partnerët më të vegjël. Koalicioni i gjerë pro-evropian “Serbia kundër dhunës” dëshiron të arrijë vendin e dytë. Ky koalicion lindi gjatë protestave të mëdha pas dy vrasjeve masive në maj 2023, që tronditën thellësisht vendin. Ata akuzojnë Vuçiqin dhe mediat e tij për mbjelljen e një atmosfere dhune përmes reality show-ve, përfshirë këtu edhe fyerjet ndaj opozitës.

Dhuna e përhapur dhe shpërdorimi i pushtetit janë çështja më e rëndësishme, thotë politologu Srdan Cvijiq. Opozita nuk premton më hyrjen në BE, sepe ky proces po zgjat shumë. “Vetëm një kamikaz politik do të insistonte në çështjen e BE-së gjatë fushatës”, tha Cvijiq për DW. “Sepse të gjitha mediat besnike ndaj regjimit përhapin agjitacion antiperëndimor. Ç’kuptim ka që opozita të shtyhet për këtë çështje?”

Kosova prapë çështja kryesore

Rënia e dukshme e popullaritetit të BE-së vjen ndër tjerash edhe për shkak të Kosovës. Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, megjithëse Berlini dhe Brukseli kërkojnë haptazi njohje “faktike”. Kjo do të zbatohet përmes të ashtuquajturës Marrëveshja e Brukselit. Prandaj Serbia duhet të njohë dokumentet e Kosovës dhe të mos pengojë rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB. Prishtina, në anën tjetër, duhet të lejojë një asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Forca e tretë e rëndësishme në Serbi janë partitë e ndara konservatore dhe nacionaliste të krahut të djathtë, ato po bëjnë fushatë ekskluzivisht për këtë çështje. Ata akuzojnë Vuçiqin se është dorëzuar përmes marrëveshjeve të ndryshme dhe praktikisht ka hequr dorë nga Kosova.

Megjithatë, problemet më të mëdha të Vuçiqit për momentin lidhen më shumë me luftën në Ukrainë, thotë historiani dhe vëzhguesi politik nga Beogradi Stefan Radojkoviq. Nën presionin e çmimeve të energjisë, Serbia ka një nga normat më të larta të inflacionit në Evropë, gjë që kërcënon edhe narrativën e Vuçiqit për suksesin ekonomik të vendit. Nga ana tjetër, BE-ja dhe SHBA-të, duan të arrijnë kompromis përfundimtar me Kosovën, sipas historianit.

Mashtrimet e mundshme në zgjedhje

Këto janë ditë relativisht të qeta në Beograd dhe ka pak për të parë nga fushata zgjedhore. Disa parulla aty-këtu, ndëra në TV shihet pothuajse vetëm SNS, sepse vetëm ajo  ka para për reklama me pagesë. Por një peticion i quajtur “ProGlas” bëri bujë. Dhjetra intelektualë, aktorë dhe sportistë po bëjnë thirrje që njerëzit të votojnë në 17 dhjetor. Rreth 170.000 njerëz e kanë mbështetur deritani këtë peticion në internet. “Ne nuk kemi një shtet të arsyeshëm në Serbi,” thotë profesori i njohur Vladica Cvetkoviq, një nga nënshkruesit e parë të peticionit. “Na mungon demokracia, drejtësia dhe barazia. Ne mund ta ndryshojmë këtë nëse ngremë zërin.”

Gara ka të ngjarë të jetë e ngushtë, veçanërisht në Beograd. Sondazhet tregojnë se opozita mund të fitojë në Beograd, që shihet si një nga simbolet më të rëndësishme të vendit. Edhe ish-autokrati dhe udhëheqësi i luftërave Slobodan Millosheviq kishte humbur së pari zgjedhjet në Beograd dhe në qytetet e tjera të mëdha në vitin 1996, ndërsa nga pushteti u largua në vitin 2000. Por si në vitin 1996, ashtu edhe në vitin 2000, Millosheviqi ka pranuar humbjet vetëm pas protestave të mëdha. Asokohet ministër i Millosheviqit për informacione ishte Aleksandar Vuçiq.

Megjithatë, që ndryshimi të ndodhë, shumë gjëra duhet të shkojnë siç duhet – për shembull, që forcat pro-evropiane dhe pro-ruse të formojnë një koalicion kundër Vuçiqit. Përvoja nga vitet 1990 tregojnë se këtu duhet patur kujdes, thotë avokatja Sofija Mandiq, e cila është pjesë e komisionit zgjedhor për opozitën. Ajo thotë se tashmë ka prova të mjaftueshme që qeveria po përgatit mashtrime zgjedhore. “Votuesit duhet të jenë në gjendje të shprehen lirisht,” thotë ajo. “Ata duhet të jenë të përgatitur edhe për të mbrojtur vullnetin e tyre politik përtej kutisë së votimit nëse është e domosdoshme.” Disa politikanë të opozitës tashmë po spekulojnë për mundësinë e thirrjes së protestave nëse qeveria manipulon zgjedhjet. Ditët e ftohta të dhjetorit në Beograd, pak para natës së Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve Ortodokse, mund të nxehen sërish.

Related

Previous Post

Opinionist në “BBV”? Luiz Ejlli shuan disa pikëpyetje për Ronaldo Sharkën

Next Post

Bleona Qerreti tenton sërish famën në Shqipëri, do të jetë pjesëmarrëse në edicionin e tretë të BBVA

Lajme të ngjashme

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

Korrupsioni i përhapur në institucione! Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor

by redaktor2
06/24/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit tjetër gjendjen e emergjencës kombëtare lidhur me...

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

Zyrtarizohet zgjatja e afatit të mbylljes së TikTok, Trump firmos urdhrin për funksionimin e platformës deri në 17 shtator 2025

by redaktor2
06/19/2025
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka njoftuar se ka firmosur sot urdhrin ekzekutiv Sapo kam që zgjat afatin për mbylljen...

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

Meta zbulon se po gjurmon fshehurazi përdoruesit e Android përmes Instagram dhe Facebook

by redaktor2
06/04/2025
0

Ekspertët mendojnë se Meta dhe kompania e motorëve të kërkimit Yandex kanë qenë duke gjurmuar fshehurazi përdoruesit e Android në...

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

Zgjedhja historike në Vatikan, tym i bardhë nga Kapela Sistine, Kisha Katolike ka Papën e ri

by redaktor2
05/08/2025
0

Pas vetëm dy ditësh votimesh në konklavën e mbledhur në Kapelën Sistine, Kisha Katolike ka zyrtarisht Papën e ri. Tymi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.