• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Më braktisi foshnje”, Kaderi mes lotësh rrëfen historinë e jetës

12/19/2023
in Showbiz
Më braktisi foshnje”, Kaderi mes lotësh rrëfen historinë e jetës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Mbrëmja e djeshme e “BBVK” ka qenë e mbushur me dinamika të shumta.
Kaderi, njëra prej banoreve të shtëpisë, ka treguar historinë e saj të jetës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ajo ka thënë që është rritur vetëm me motrën dhe gjyshen pasi, mamaja e saj i ka braktisur që kur ishte foshnje.

Kaderi: Mami më ka braktisur kur kam qenë dy muajshe, motra ka qenë një vjeç e një muaj. Në atë kohë babi ka qenë jashtë shtetit, nuk ka qenë me ne. Për në është kujdesur gjyshja dhe gjyshi. Arsyen e ndarjes së mamit dhe babit nuk e kemi ditur kurrë. Ndoshta nuk kanë dashur që ne të ndihemi keq. Atë periudhën që ka qenë babi jashtë, për ne është kujdesur xhaxhai. Ai ka qenë në shkollë duke studiuar, por prej nesh e ka lënë shkollën. Pas vdekjes së gjyshit, jeta për mua edhe për motrën ka ndryshuar. Kur isha tre vjeç dhe motra katër, babi është martuar me një grua tjetër. Ajo erdhi dhe disa gjëra për ne ndryshuan. Gjyshja sa herë vinte tek ne na e shikonte trupin zi. Shtylla e jetës sime ka qenë gjyshja, na ka ndenjur afër, na ka edukuar. Arsyeja se pse jam veshur me të bardha është sepse, shumë vajza ndoshta e kanë historinë e njëjtë ose pak më ndryshe, kam dashur të ju bëhem shembull, sepse më ka zhgënjyer shumë herë jeta dhe përsëri jam çuar në këmbë. Kujtimi më i mirë që ma ka lënë mami është motra. Babi kur është martuar me njerkën, ajo ka dashur ta largojë prej nesh. Ata bënë një fëmijë, por kur u rritëm, babi na ka afruar më shumë. Kur kemi qenë të vogla i kemi veshur një palë taka dhe na ka bërtitur na ka mbyllur në dhomë duke na thënë mos bëni zë. Kam qenë një fëmijë që mërzinë që kisha nuk e shprehja dot sepse kam ndenjur gjithmonë në dhomë vetëm, kam pasur një kukull që e quaja mami dhe e puthja. Gjyshja s’ka lënë asnjë pengesë për ne dhe kush më pyeste, thoja është mami im. Kur kam qenë 13 vjeç, ishte 8-marsi, më tha një shoqe, o sa mirë ty mami të ka lënë dhe nuk ke kujt ti shkruash letër. I thashë që unë i shkruaj gjyshes sime. U ndjeva shumë keq dhe kam mbledhur 15-16 euro dhe shkova në farmaci, të bleja diçka që ti jepja fund jetës. I kam shkruajtur një letër familjes që, nuk mund të jetoj më dhe të përballoj më të gjitha mungesat që kam. Më dërguan në spital sepse nuk e dinin se çfarë kisha. Gjithmonë e kam pasur ëndërr që të ulemi me mamin, babin dhe motrën në një tavolinë. Me mamin kam pasur kontakt. Kur ka ardhur në gjimnaz të më takonte, kishte 7-8 vite që ishte larguar, madje edhe zërin ja kisha harruar. Arsyeja ishte sepse ajo u martua me dikë. Babi nuk na ka penguar kurrë që ta takojmë mamin, gjithmonë ka thënë është nëna juaj, ju ka lindur dhe ju ka mbajtur nëntë muaj në bark.
Kur e takova mamin e kisha si një njeri që është shumë i largët, jo si nëna ime. Unë tani jam e lidhur me babin shumë, ai bën gjithçka për mua. Unë kam mbajtur mbiemrin e mamit sepse doja një kujtim prej saj. Tani e kam falur edhe pse s’ka mundur të na rrisë, të na shikojë hapat e parë. Tani që e kujtoj them sa mirë që më ka ndodhur sepse po mos t’më kishte ndodhur ndoshta do kisha qenë fëmijë i llastuar që nuk do e kisha ditur çfarë është e keqja apo e mira.

Related

Previous Post

Trafikuan nga Greqia qindra vepra arti të çmuara arkeologjike, goditet grupi kriminal në Fier! Dy persona të arrestuar (EMRAT)

Next Post

Meghan Markle mund të kthehet në familjen mbretërore, por me një kusht

Lajme të ngjashme

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

by redaktor2
08/22/2025
0

Një tragjedi ka prekur botën e muzikës shqiptare. Reperi Marin, tashmë baba i tre vajzave, ka ndarë me ndjekësit e...

E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet

E dashura e përfolur e Yamal provokon me… të pasmet

by redaktor2
08/21/2025
0

Modelja erotike Fati Vazquez po tërheq vëmendjen e të gjithëve me format e saj seksi, të cilat nuk ngurron t’i...

Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

Gerta Gixhari feston ditëlindjen! A mori një urim nga Olta?

by redaktor2
08/20/2025
0

Sot Gerta Gixhari feston ditën e lindjes! Të gjithë ishin sy e vesh tek motra e saj, Olta Gixhari, nëse...

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini

by redaktor2
08/14/2025
0

Modelja e njohur Arta Elezaj, ka ndarë së fundmi disa fotografi të mrekullueshme në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.