• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Koçiu: Ambicia jonë është shumë më e gjerë se rritja e pagave apo përmirësimi i kushteve të punës

12/20/2023
in Politikë, Slider
Koçiu: Ambicia jonë është shumë më e gjerë se rritja e pagave apo përmirësimi i kushteve të punës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot gjatë ceremonisë që shënoi nisjen e zbatimit të programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, se ky është një moment fantastik për të pritur festat e Fundvitit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në fjalën e saj ministrja e Shëndetësisë njoftoi se nga aplikimet për kredi të buta në blerjen e banesave janë kualifikuar 85 mjekë nga 191 aplikime.

“Unë besoj se ky është një moment fantastik për të pritur festat e fundvitit dhe ku ka më mirë se sat ë jemi të gjithë së bashku në një tribunë mirënjohje do të thoja unë për të gjithë ata gra dhe burra, vajza dhe djem që punojnë çdo ditë në shërbim të komunitetit, në shërbim të sigurisë, në shërbim të mirëqënies së qytetarëve.

Vendimi që kemi marrë para disa muajsh për të mbështetur mjeket, policët dhe ushtarakët përmes këtij programi të ri social, ecën në linjë me ambicien madhore që ne kemi për të fuqizuar akoma më shumë dinjitetin, statusin dhe respektin për profesionistë si ju edhe për profesionistët e nderuar që meritojnë një respekt të veçantë.

Ky është një hap i ri, drejt kapërcimit të atij hendeku të thellë që ka ekzistuar për një kohë të gjatë midis shpërblimit të merituar dhe atij të ofruar.

2023-shi nisi me rritjen më të madhe historike të pagave, vijoi me hedhjen e themeleve për autonomisë spitalore, e cila në fakt është një program që do vijojë të shtrihet më tej dhe të detajojë akoma më shumë me ritëm dinjitetin, dhe vlerën, dhe respektin për gjithësecilin prej jush.

Do të vazhdojmë dhe do ta përmbyllim me zotimin për të rritur akoma më tej në mënyrë të konsiderueshme pagat për mjekët e familjes dhe infermierëve në 2024-n.

Megjithatë, ambicia jonë është shumë më i gjerë se rritja e pagave apo përmirësimi i kushteve të punës.

Mbështetja jonë shtrihet 360% grade që nga moment kur mjekët ulen për herë të parë  në Universitetin e Mjekësisë dhe derisa mbyllin karrierën e tyre.

Pjesë e kësaj qasjeje është edhe mbështetja për të blerë banesën e parë dhe për të krijuar strehën e re familjare.

Siç ministri i Financave evidentoi, pas miratimit të ndryshimeve të ligjit për “Strehimin Social” në Kuvend në qershor të këtij viti, Programi i Strehimit Social për kreditë e lehtësuar për blerjen e një banese për punonjësit e administratës u hap në datën 16 shtator.

Njoftimi për aplikim për 100 kuota për kategorinë mjekë, u publikua në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe procedura e aplikimit u bë tërësisht online nëpërmjet portalit e-Albania.

Në vijim, ne ngritëm një Komision I cili I shqyrtoi të gjithë dokumentacionin dhe cdo aplikim që kishte arritur pranë ministrisë, dhe nga 191 aplikime për kategorinë mjekë, shumicë dërrmuese ishin mjekë të rinj, jam e lumtur të bëj me dije se u vlerësuan si fitues 85 mjekët e parë të cilët janë kualifikuar për të përfituar vijuar më tej procedurat.

Lajm tjetër i mirë është që ky është vetëm viti i parë i zbatimit të këtij programi, që falë buxhetit të vitit 2024, do të vijojë për të shpërblyer më tej të gjithë ata profesionistë të tjerë për të cilët Shqipëria ka kaq shumë nevojë.

Zonja dhe Zotërinj,

Mjekë që kanë themeluar mjekësinë shqiptare, e që studiuan në Francë, Itali, Gjermani, Austria, Turqi, në vitet 1920-30, emra të nderuar e të pavdekshëm si Shefqet Ndroqi, Frederik Shiroka, Koço Glozheni, Sotir Polena, e shumë të tjerë, përfituan në masë nga mbështetja edhe pse e një shteti jashtëzakonisht të varfër në fillimet e tyre,

Shumë prej tyre, shteti i atëhershëm i mbështeti me bursa, disa me shtëpi, e me statuse e privilegje të tjera.

Për fat të keq, në tranzicionin shqiptar, për shumë kohë e humbëm principin e mirënjohjes ndaj atyre që  meritojnë më shumë dhe këta janë mjekët, ata që ishin më të keqpaguarit, më të mbingarkuarit, më të braktisurit nga shteti në të gjithë Evropë.

Edhe më keq, specializantët, u lanë pa pagesë, madje për ta shteti u kujdes të mbyllte dhe specializimet duke i lënë edhe pa punë.

Për fat të mirë, kjo kohë i përket të shkuarës së pakthyeshme!

Jam e lumtur sepse çelja sot e këtij program,  e vendos në një piedestal të ri marrëdhënien shtet-mjek!

Megjithatë, ne jemi të vendosur të bëjmë akoma më shumë për të përligjur pritshmëritë tuaja dhe ato të qytetarëve.

Vizioni i Kryeministrit Edi Rama, qeverisë sonë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është i një Shqipërie që ofron standarde europiane dhe një pikënisje të barabartë për të gjithë”, theksoi Koçiu.

Related

Previous Post

“Nuk dua ta shoh me sy, jam degraduar”, flet babai i Sokol Mjacajt: Ja kur e kam takuar për herë të fundit

Next Post

“Banka e Shqipërisë ka rezerva dhe mund të mbështesë ekonominë”- Sejko: Shqipëria doli nga ‘lista gri’. Vëmendje e veçantë për sigurinë kibernetike

Lajme të ngjashme

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!

by redaktor2
07/24/2025
0

Prof.Dr. Enver Bytyçi Shqipëria prej vitesh shkon herë pas here në prag të kaosit. Viti 1997 ishte turpi dhe njëkohësisht prova,...

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.