• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ata nuk duan ta gjykojnë, por ta mposhtin Berishën

12/21/2023
in Opinion, Slider
Ata nuk duan ta gjykojnë, por ta mposhtin Berishën
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga Andi Bushati

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sidomos pas 21 janarit, tragjedisë së Gërdecit, vjedhjes spektakolare të mandatit të Bashës për Tiranën, të shumtë kanë qenë ata që kanë shpresuar se do vinte një ditë, kur drejtësia e lirë dhe e pavarur e këtij vendi do ta detyronte Saliun të përgjigjej para saj. 

Imagjinatës idealiste për drejtësi, veç këtyre ngjarjeve të fillim shekullit, i shtoheshin edhe ato të mandatit të parë si president, që nga burgosja politike e Fatos Nanos, zhdukja e Remzi Hoxhës e deri tek urdhrat për dërgimin e ushtrisë kundër protestuesve në jug të vendit, gjatë vitit të tmerrshëm, ‘97.

Më në fund, dita e arrestimit të tij erdhi, por jo ajo e një procesi të drejtë dhe të ndërshëm.

Që ai të qe i tillë kërkohej që parlamenti, ti’a kish hequr imunitetim përmes një seance solemne dhe serioze, me detyrimin për ta dëgjuar të akuzuarin dhe për të debatuar rreth tij. Mbledhja surrogato 5 minutëshe, në një sallë të mbushur me gardistë ishte një turp.

Që ai të ishte i tillë do të duhej që SPAK mos i dredhonte përmes kalkulimesh perverse detyrimit ligjor për të kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit pa paraqitur prova.

Që ai të ishte i tillë, Gjykata Kushtetuese nuk duhej të zbythej përpara trysnisë së pushtetit, por të respektonte esencën e ekzistencës së saj. Prej saj pritej të vendoste, nëse kleçka nga e cila nisi e gjithë kjo zallamahi, pra interpretimi nëse detyrimi për paraqitje dhe kufizimi i mos daljes jashtë, konsiderohen apo jo, heqje e lirisë së deputetit.

Që ai të ishte i tillë, gjykatësja Irena Gjoka, e shkarkuar nga ish presidenti Berisha, nuk do duhej të kish qenë në konflikt interesi.

Që ai të ishte i tillë, GJKO nuk mund të caktonte avokat kryesisht, dy karagjozë militantë të rilindjes, që e kishin shpallur ende pa ndodhur, arrestimin e Berishës dhe skadimin e epokës së tij.

Pra, po të bëjmë një bilanc të asaj që ka ngjarë këto dy muaj, Berisha po arrestohet, si pasojë e një zinxhiri shkeljesh, pasaktësish, tërheqjesh dhe përkimesh fatkeqe. Ai po goditet, pa pasur mundësinë e një seance të denjë parlamenti; nën tredhjen e gjykatësve të kushtetues për të dhënë vendim; me një SPAK që e interpreton ligjin në dëm të të hetuarit; me një GJKKO që nuk kujdeset të mos jetë në konflikt interesi; me avokatë të vendosur kryesisht që e duan të prangosur klientin që supozohet të mbrojnë.  

Pyetja që shtrohet është: a mund të goditet një ish president dhe kryeministër, aq më tepër lideri aktual i opozitës, përmes procedurash dhe vendimesh kaq të dyshimta dhe të diskutueshme? A mund të ndodhë kjo pa një kordinim mes njërëzve të politikës dhe drejtësisë, që “si rastësisht” përkuan të zhvillojnë procese gjysmake dhe plot gropa?

Çdo variant i përgjigjes së këtyre dilemave i forcon dyshimet për një farsë të ngritur politikisht. Për një gjueti shtrigash që ndëshkon personin pa bërë drejtësi.

Që gjykimi i Berishës të ishte bindës, i drejtë dhe ekzemplar, ai nuk duhet të kishte lënë, në asnjë segment të tij, qoftë edhe hijen më të vogël të dyshimit. Por me sa duket nuk ka qenë ky qëllimi i atyre që e ideuan. Atyre i ka interesuar linçimi i personit dhe jo drejtësia në emër të shumicës.

E kështu, në fakt, po, do të kënaqen të gjithë ata që e kanë ëndërruar Berishën në burg. Do shfryhen epshet për hakmarrje të disave dhe kalkulimet politike të të tjerëve. Por ama një teatër i tillë, nuk mund të paqtojë shpirtrat e naivëve, që besonin, deri para vitit 2013, se do agonte një ditë kur Saliu do të përgjigjej ligjërisht për akuzat që mban mbi shpinë. 

Në vend të kësaj, përndjekësit e tij, po i dhurojnë Berishës shansin e një proces politik, duke e vënë, jo në rolin e atij që jep llogari, por në atë të viktimës që ka alibi.  

Ata nuk duan ta gjykojnë por ta mposhtin Berishën, duke dëshmuar se sistemi i ri që kanë ndërtuar është më i fortë, më i pamëshirshëm dhe më pervers se ai që ngriti njeriu që tani po bëhet gati të ulet në bankën e të akuzuarve. 

Related

Previous Post

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, pranohet kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin nga Maroku të autorit Ruben Ribeiro Saraiva

Next Post

Martesa e Elia Zaharias dhe Princ Lekës drejt divorcit

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.