• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Darka me ambasadorë, Rama flet për investimet në 2024 dhe lutet për paqe në Lindjen e Mesme: Kaq shumë dhunë dhe shkatërrim jo zgjidhje afatgjatë për Izraelin

12/21/2023
in Politikë, Slider
Darka me ambasadorë, Rama flet për investimet në 2024 dhe lutet për paqe në Lindjen e Mesme: Kaq shumë dhunë dhe shkatërrim jo zgjidhje afatgjatë për Izraelin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjatë një darke me ambasadorë të akredituar në Tiranë, Kryeministri Edi Rama përmendi para tyre investimet në infrastrukturë gjatë vitit të ardhshëm duke veçuar portin e Durrësit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Do të nisin projekte të reja e të mëdha në infrastrukturë dhe energjetikë, nga segmentet e reja të Korridorit Blu, te thirrja për tenderin ndërkombëtar të Portit të Durrësit, një risi e madhe transformuese për të gjithë rajonin. Nga gazsjellësi i ri që do të lidhë termocentralin e rinovuar të Vlorës tek impiantet e reja të energjisë diellore dhe të erës. Le të shpresojmë që më në fund, pas viteve të një pune të gjatë dhe një durimi edhe më të gjatë, këtë vit që vjen do të marrim lajmin e madh që të gjithë po presim nga eksplorimet në Shpirag dhe që më në fund, tregtarët botërisht të njohur holandezë, të flasin e të mos vazhdojnë ta mbajnë për vete sekretin e zbulimit të madh”, tha kryeministri.  Rama përmendi edhe nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe suksesin e kombëtares. “Megjithatë të dyja ndodhën këtë vit dhe të dyja janë arsye të forta për të kërkuar më shumë nga vetja dhe për të mos e reshtur asnjëherë punën për t’u bërë më të mirë në çdo fushë dhe në çdo kohë që luajmë”, tha kryeministri.

Numri rekord i turistëve nuk mbeti jashtë vëmendjes së kreut të qeverisë. “Bumi turistik do të ndiqet në vitin 2024 nga një histori shumë më e madhe suksesi, që do të çelë kapitullin e ri të mbi 10 milionë turistëve. Viti 2024 do të hyjë si viti me borxhin më të ulët publik qëkurse morëm detyrën dhe do të ketë të ardhurat më të larta, falë përmirësimeve të rëndësishme që jemi përgatitur të bëjmë në mbledhjen e tatimeve, pa rritur ndërkohë as edhe një taksë të vetme. Leku nuk ka qenë kurrë më i fortë, inflacioni është kthyer në nivele normale dhe më shumë investime private, vendase e të huaja, do të hyjnë në ekonominë e vendit. Paga mesatare në sektorin publik do të rritet me një nivel rekord, 900 euro, e ndjekur nga një rritje tjetër domethënëse e pagave në sektorin privat dhe ulje e mëtejshme e papunësisë, që do të bjerë nën 10%”, shtoi ai.

Sa i përket situatës ndërkombëtare, Rama tha se lutet që në Gaza të ketë paqe. “Megjithatë, nuk është fort e vështirë të konstatosh se kaq shumë dhunë dhe shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin, ashtu edhe për Palestinën. Uroj që Viti i Ri të ngrejë peshë shpirtin e paqes e të pajtimit dhe të dëbojë fantazmat e errëta të shkatërrimit dhe luftës nga Toka e Shenjtë, ku njerëzit e të gjitha besimeve meritojnë të jetojnë në harmoni si bij të të njëjtit Zot”, u shpreh ai.

Related

Previous Post

Nga shitës i frutave, në zbulimin e Serie A, Ramadani rrëfen aventurën e re: Dua të luaj në Champions, në Evropian mund të surprizojmë

Next Post

Sot iu hoq imuniteti, Berisha nga selia e PD: Nëse vendosin ‘arrest shtëpie’, do të…

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.