• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ndryshimet e ligjit për Komisionet Hetimore, Tabaku: Mazhoranca e frikësuar kur opozita kontrollon! Nuk na e heqin dot të drejtën për të denoncuar aferat e qeverisë

12/23/2023
in Politikë
Ndryshimet e ligjit për Komisionet Hetimore, Tabaku: Mazhoranca e frikësuar kur opozita kontrollon! Nuk na e heqin dot të drejtën për të denoncuar aferat e qeverisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar ndryshimet e kryera nga mazhoranca në ligjin për Komisionet Hetimore.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Tabaku shprehet se sipas saj këto ndryshime të njëanshme, tregojnë se “mazhoranca është e frikësuar kur opozita kontrollon”.

Deputetja demokratë ndër të tjera thekson se mazhoranca është e frikësuar sepse rezultati i atij Komisioni, sot ka çuar përpara drejtësisë nivelet më të larta.

“Çfarëdo ligji që të bëjnë, çfarëdo ligji që të miratojnë, çfarëdo ndryshime që ti bëjnë ligjit për Komisionet Hetimore, nuk kanë për ti hequr dot të drejtën opozitës për të denoncuar dhe për të vazhduar njësoj ashtu si në aferën e inceneratorëve, për të çuar përpara drejtësisë aferat e qeverisë”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë

Fatkeqësisht , Parlamenti kaloi këtë javë ndryshimet e njëanshme të ligjit për Komisionet Hetimore, të atij ligji në fakt që organizoi dhe punën hetimore të Komisionit Hetimor të Inceneratorëve. Qartësisht mazhoranca është e frikësuar kur opozita kontrollon.

Është e frikësuar sepse rezultati i atij Komisioni, sot ka çuar përpara drejtësisë nivelet më të larta: një zëvendësministër është në arrati ndërkombëtare dhe ndërkohë u desh një avokati publike e të gjithë socialistëve, të cilët e mbrojtën me vite e për muaj me rradhë.  Sërish Komisioni Hetimor arriti të ketë rezultate.

Nga frika e këtyre rezultateve, nga frika e mbikëqyrjes dhe kontrollit, maazhoranca e ndryshoi ligjin duke shënuar një hap pas në mbikëqyrjen parlamentare, një hap pas ne pavarësinë e Parlamentit, një hap pas dhe në kontrollin por njëkohësisht në monitorimin që i ushtrohet Qeverisë.

Çfarëdo ligji që të bëjnë, çfarëdo ligji që të miratojnë, çfarëdo ndryshime që ti bëjnë ligjit për Komisionet Hetimore, nuk kanë për ti hequr dot të drejtën opozitës për të denoncuar dhe për të vazhduar njësoj ashtu si në aferën e inceneratorëve, për të çuar përpara drejtësisë aferat e qeverisë. Veçse ndryshimet e njëanshme mbeten po te njënashme, nuk ndihmojnë as procesin e integrimit, as zgjidhjen e krizës në Parlament dhe nuk ndihmojnë qartësisht as vendosjen e kontrollit dhe balancës që çdo demokraci normale duhet të ketë.

Related

Previous Post

Vendet më të rrezikshme dhe më të sigurta në botë për udhëtim në 2024, si kategorizohet Shqipëria

Next Post

Ç’po ndodh mes Bucit dhe Santit?! Kërcejnë të përqafuar me këngë dashurie

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.