• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

23 fermerë të Petrelës përfitojnë makineri bujqësore, Veliaj: “Dhuratë që do t’i ndihmojë të shtojnë prodhimet bujqësore”

12/24/2023
in Slider, Sociale
23 fermerë të Petrelës përfitojnë makineri bujqësore, Veliaj: “Dhuratë që do t’i ndihmojë të shtojnë prodhimet bujqësore”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Bashkia e Tiranës vijon mbështetjen e saj konkrete për fermerët dhe zhvillimin e zonave rurale me grante që ndihmojnë në rritjen e prodhimeve bujqësore. Njëzetë e tre fermerë të Petrelës përfituan nga programi “Mini-Grante në formë makinerish bujqësore”, i cili vjen si një bashkëpunim mes Bashkisë së Tiranës dhe organizatës gjermane Help.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në takimin me fermerët e zonës, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se projekti synon të përmirësojë qëndrueshmërinë ekonomike të fermave dhe bizneseve të vogla rurale.

“Më vjen mirë që sot japim këto dhurata për 23 familje fermerësh, të cilat në fakt janë mjete pune për ta, duke filluar nga centrifugat e mjaltit te shkundëset e ullirit, krasitëset, plugjet etj. Është dhurata më e mirë që mund të bënim, se sa fjalimet apo ceremonitë, sepse kjo dhuratë që do të vazhdojë të japë dhurata të tjera, pasi do prodhojë më shumë punësim, ekonomi dhe mirëqenie. Ne jemi 25% aksionerë në këtë blerje. Kjo do të thotë se, nuk themi më vetëm ‘më jep’, por kontribuojmë edhe me aq sa kemi mundësi. Pjesën tjetër e kanë dhuruar donatorët dhe duke qenë se janë trefish më shumë kontribuues se ne, unë i jam trefish më shumë mirënjohës ambasadorit gjerman dhe kolegëve që kanë ndihmuar”, u shpreh Veliaj.

Ai e vuri theksin te konsumimi i sa më shumë produkteve vendase, e sidomos te tregtimi i tyre. “Jo vetëm për patriotizëm, por edhe për efekt ekonomik, shumë prej restoranteve, dyqaneve, supermarketeve, do duhet të kuptojnë se çfarë vlere ka produkti ‘Made in Albania’ apo ‘Made in Tirana’. Ajo që ndodh shpesh është se vijnë delegacione të huaja dhe pyetja e parë që bëjnë është: “A ke produkte vendi?”. Ndaj, si për efekt ekonomik, turizëm dhe për të promovuar vlerat tona, do të doja që ky të ishte një vit kur ne e maksimizojmë këtë energji dhe këtë ekonomi. Forcimi lekut do të thotë se ka ardhur aq shumë valutë e huaj dhe leku është bërë aq i kërkuar në treg, saqë ky është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë. Unë besoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi maksimalisht, si kurrë më përpara, për të thënë se ky është momenti ynë”, theksoi Veliaj.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner, u shpreh se vetëm përmes projekteve të tilla të përbashkëta përfitojnë ata që kanë nevojë më shumë. “Ne duam të ndihmojmë fermerët që të krijojnë bazën e tyre të jetës. Në shumë raste, ajo që ju nevojitet është një ndihmë e shpejtë, prandaj jam shumë i lumtur që kemi disa agjenci zbatuese si “Help”. Vetëm ne, apo vetëm Bashkia e Tiranës, nuk i realizon dot këto gjëra. Jam shumë i lumtur që patëm këtë mundësi. Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës, por edhe Agjencinë e Mbështetjes Rurale. Shumë gjëra duhen bërë sa më afër njerëzve dhe kjo është më e mira. Ne jemi para Krishtlindjes, jemi në këtë kohën kur dhurojmë dhe ndajmë me njëri-tjetrin”, tha ambasadori Bergner.

Njësitë Administrative Rurale të Bashkisë së Tiranës po mbështeten me një skemë grantesh për fermat e vogla dhe bizneset rurale, përfshi agriturizmin, agropërpunimin dhe start up-et.

Related

Previous Post

VIDEO/ Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: “Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën; Na presin shumë plane dhe projekte me energji pozitive”

Next Post

Shifrat nuk gënjejnë, Jude Bellingham lojtari më i shtrenjtë në botë, arrin Mbappe dhe Haaland

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.