• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj shërben drekën e Krishtlindjes për të moshuarit dhe njerëzit në nevojë: “Po të jemi bashkë do të kemi qytetin që kemi ëndërruar dhe kemi punuar për ta çuar përpara”

12/25/2023
in Slider, Sociale
Veliaj shërben drekën e Krishtlindjes për të moshuarit dhe njerëzit në nevojë: “Po të jemi bashkë do të kemi qytetin që kemi ëndërruar dhe kemi punuar për ta çuar përpara”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në qendrat sociale të Tiranës u shtrua dreka e ngrohtë e Krishtlindjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga të rinj vullnetarë, zgjodhi të urojë festën duke u shërbyer drekën të moshuarve dhe njerëzve në nevojë në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”. Veliaj tha se vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë do të ecim përpara.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Nëse ruajmë ritmin dhe rritemi të gjithë bashkë, atëherë do të kemi vërtet një qytet solidar, qytetin që kemi ëndërruar dhe për të cilin kemi punuar së bashku. Dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë për festën. Ne kemi punuar me të gjitha komunitetet, edhe me komunitetin mysliman, por më vjen mirë për komunitetin ortodoks që ka nisur puna për Kishën e Shën Prokopit te Liqeni, ka dalë mbi themele tani, dhe po ndërtohet siç ka qenë kisha e vjetër. Më vjen mirë që puna po ecën edhe te kisha katolike te “Rruga e Kavajës”, ndërsa në Këshill Bashkiak kemi miratuar edhe shtatoren e “Nënë Terezës” te Lapidari te Kodrat e Liqenit. Më vjen mirë edhe për Komunitetin protestant, ku kemi kishën në Kombinat. Jam vërtet me zemrën plot! Ditët më të mira i kemi përpara”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku dha mesazhin se shumica e njerëzve janë ata që punojnë dhe dhurojnë dashuri dhe jo ata që shajnë e mallkojnë.

“Për çdo një njeri që punon, janë 100 veta që e komentojnë, 100 vetë që e padisin, 100 vetë që e shajnë dhe mallkojnë. Por, lajmi i mirë është se ata nuk janë me shumicë. Lajmi i mirë është se shumica jemi ne. Njerëzit e mirë janë shumica, njerëzit punëtorë, që përveshin mëngët, njerëzit që duan që komuniteti, lagjja, qyteti, Shqipëria të ecë përpara. Këta janë shumica! Ne duhet të vazhdojmë të gjithë përpara, ndaj ju uroj gëzim, shëndet, mbarësi dhe vetëm të mira për familjen tuaj”, u shpreh Veliaj.

Në fund, ai falenderoi të gjithë vullnetarët dhe ekipin e Bashkisë së Tiranës që, si gjithmonë, solidarizohen, sidomos në ditë festash, dhe bëhen bashkë për t’u qëndruar pranë dhe për t’u falur dashuri të moshuarve dhe njerëzve në nevojë në këto ditë festash. “Kur je bashkë me të tjerë, dhimbjet përgjysmohen dhe gëzimet dyfishohen. Besoj se fjala ‘bashki’ është një nga fjalët më bukura të gjuhës shqipe sepse shpreh se duke qenë bashkë realizojmë projekte, punë, plane dhe ëndrra, që ndoshta veç e veç nuk i bëjmë dot. Unë jam shumë i lumtur që sot kemi goca vullnetare nga shkolla jonë “Ardian Klosi”. Sot kemi jo vetëm nxënëse të mira, por edhe qytetare të mira që shërbejnë. Kjo ma mbush zemrën plot dhe ia bëj hallall gjithë mundin, gjithë stresin, gjithë debatet, gjithë këto sherret e politikës pse bëjmë shkolla dhe pse duhen pasur institucione arsimore në çdo cep të vendit. Sot e kam zemrën plot mirënjohje për të gjithë kolegët”, tha Veliaj.

Related

Previous Post

Urbi et orbi, mesazhi i Papa Françeskut për Krishtlindje: Jo luftës dhe armëve! Lironi pengjet! Ndalni luftën në Gaza

Next Post

Paketa e Solidaritetit/ Koçiu: Dhurata e këtij fundviti, kujdes i shtuar për familjet në nevojë dhe për fëmijët

Lajme të ngjashme

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivitetet që do të organizohen

by redaktor2
06/06/2025
0

Një përvojë unike artistike dhe kulturore do të përjetohet në Tiranë nga data 9 deri më 12 qershor, në kuadër...

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri më solidare

by redaktor2
06/06/2025
0

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, ka uruar të gjithë qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke theksuar...

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

by redaktor2
06/05/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë. Për...

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare

by redaktor2
06/05/2025
0

U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nga data 9-të deri më 12-të qershor do të organizohet në Tiranë Java Kulturore Izraelite! Ja aktivit…
  • Elisa Spiropali uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Të ndajmë të mirën dhe të ndërtojmë një shoqëri…
  • Është shtatzënë? Kiara i përgjigjet pyetjes që të gjithë po bënin
  • Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur…
  • Ministri Igli Hasani për marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën: Shqipëria e ka treguar qartë se është …
  • “Synojmë të mbyllim marrëveshjen para Krishtlindjeve 2027”, Taulant Balla: Raportuesi Schieder i tha…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.