• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

55 fitues të Olimpiadave Kombëtare 2023, Manastirliu: Mbështesim talentet, mirënjohje mësuesve për punën e tyre

12/26/2023
in Slider, Sociale
55 fitues të Olimpiadave Kombëtare 2023, Manastirliu: Mbështesim talentet, mirënjohje mësuesve për punën e tyre
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në një ceremoni të veçantë, janë vlerësuar 55 nxënësit fitues të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, në përfundim të tre fazave të Olimpiadave Kombëtare për vitin 2023.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, e ka konsideruar si një moment krenarie, teksa ka vlerësuar mësuesit dhe nxënësit për punën e tyre në arritjen e rezultateve të larta.
“Kjo ceremoni vjen në këto ditë festash, pak ditë pasi, me Kryeministrin vlerësuam medalistët e artë. Ne, në Ministrinë e Arsimit jemi krenarë për ju, por edhe çdo mësues që ka kontribuar në formimin tuaj, ndihet gjithashtu krenar për arritjet tuaja, për faktin që të gjithë mundin dhe përkushtimin e tyre, ju keni arritur që t’a shpërbleni me këto rezultate dhe arritje në Olimpiadat Kombëtare”,- tha Ministrja Manastirliu.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja Manastirliu tha se investimet në teknologji në shkolla, do të jenë në fokus për 2024-2025.
“Viti 2024 do të jetë një vit, ku ne do të vijojmë investimet përsa i përket laboratorëve smart në 216 shkolla, e më tej në 600 laboratorë smart përgjatë 2025, por nuk do të ndalemi këtu, sepse për ne edukimi digjital ka shumë rëndësi, sidomos në një kohë kur zhvillimet teknologjike ecin në një mënyrë marramendëse, ne do të vijojmë që të fokusohemi në teknologji, zhvillimin inovativ, në mënyrë që edhe aspekte që i përkasin edukimit lëndor, të mundet që të bëhen dhe të realizohen përmes mjeteve digjitale”,- theksoi Manastirliu.
Gjatë ceremonisë së Olimpiadave Kombëtare, Ministrja e Arsimit dhe Sport foli për orientimin drejt arsimit profesional, si një nga prioritetet e MAS për vitin 2024.
“Do të fokusohemi në programin e orinetimit të karrierës, duke filluar nga klasa e gjashtë dhe duke orientuar sipas prirjeve të gjithë ata nxënës të cilët duan të shkojnë drejt arsimit profesional, duke mundësuar pikërisht këtë orientim nga vetë mësuesit dhe nga zyrat arsimore vendore”,- tha Manastirliu.
Në fazën e parë të Olimpiadave Kombëtare të vitit shkollor 2022-2023 kishte një interes të lartë nga ana e nxënësve dhe morën pjesë mbi 23 mijë nxënës; në fazën e dytë mbi 6 mijë nxënës dhe 1200 nxënës në fazën e tretë. 55 nxënës të gjimnazeve dhe shkollave 9-vjeçare që kaluan me suksese të tre fazat në konkursin e olimpiadave, u vlerësuan me çertifikata për arritjen e rezultateve të larta, nga të cilët 7 nxënës janë fitues të vendit të parë, 9 nxënës janë fitues të vendit të dytë dhe 39 nxënës janë fitues të vendit të tretë. Arritjet në olimpiadat kombëtare u japin nxënësve njohje dhe vlerësime, të cilat mund të hapin dyert për mundësi të ndryshme si bursa, programe verore, praktika, projekte kërkimore dhe pranim në institucione të njohura arsimore. Olimpiada Kombëtare shërben si një platformë për nxënësit, për të shfaqur aftësitë e tyre, aftësitë për zgjidhjen e problemeve, të menduarit kritik dhe krijues; aftësitë që janë kritike për suksesin e tyre në të ardhmen.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur sa më gjatë në shtëpi

Next Post

Bashkohen dy anët e “Tunelit të Murrizit”, Rama dhe Balluku inspektojnë punimet

Lajme të ngjashme

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

by redaktor2
09/01/2025
0

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00...

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

by redaktor2
09/01/2025
0

Pas ndarjes nga jeta në moshën 89-vjeçare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.