• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ceremonia “Mësuesi i vitit 2023”, Manastirliu: Rritje historike e pagave për mësuesit, paga mesatare 950 euro në 2024

12/27/2023
in Slider, Sociale
Ceremonia “Mësuesi i vitit 2023”, Manastirliu: Rritje historike e pagave për mësuesit, paga mesatare 950 euro në 2024
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në një ceremoni të veçantë të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit janë nderuar sot mësuesit e vitit, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të vyer në përgatitjen e brezave të rinj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për rritjen historike të pagave të mësuesve të arsimit parauniversitar brenda vitit 2024.
 “Një nga faktorët që ndikojnë drejtpërdrejtë në performancën dhe në rritjen e dinjitetit tuaj është mbështetja financiare. Në vitin 2024 ne do të kemi një rritje pagash të konsideruseshme për mësuesit tanë, duke synuar që në fund të 2024 paga mesatare për mësuesit do të jetë 950 euro, – tha Manastirliu në fjalën e saj.

Duke vlerësuar punën e çdo mësuesi, Ministrja Ogerta Manastirliu, bëri me dije nisjen e  një programi të ri trajnimi për mësuesit me qëllim rritjne e tyre profesionale.
“Një nga masat që do të ndërmarrim është Programi Kombëtar për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, ku do ta fillojmë trajnimet për praktikat efektive të mësimdhënies në fushat e matematikës, gjuhës dhe shkencave dhe 4 mijë mësues që menjëherë në fazën e parë të këtij programi, do të jenë përfitues, për të përmirësuar aftësitë e tyre pedagogjike në funksion të rritjes së nivelit të kompetencave të nxënësve”, tha Ministrja Manastirliu.

 
Nga ana tjetër, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe digjitalizimit, Ministrja Manastirliu nënvizoi se në fokus të investimeve të MAS do të jetë shtimi i laboratorëve smart në shkolla, me 216 laboratorë gjatë 2024.

Në këtë ceremoni janë vlerësuar me çmime 10 mësues dhe dy ekipe nga shkollat e mesme dhe 9-vjeccare në të gjithë vendin:  Tre çmimet për “Mësuesi i vitit 2023” ju dha mësueseve:  Adela Puca nga shkolla 9-vjeçare, “Demir Gashi”, Peshkopi, mësuese Oderina Ndreu nga gjimnazi “Asim Zeneli”, Gjirokastër dhe mësues Ramazan Zaimi nga shkolla e Vidhanit në Gramsh.
Çmimi “Mësues Promotor i Talenteve 2023” ju dha mësueses Alketa Nikolla nga shkolla e mesme artistike, “Jan Kukuzeli” në Durrës.
Çmimi “Mësuesi Special 2023” ju dha mësuese Nertila Hoxha nga shkolla 9-vjeçare “Liri Kazazi” në Lushnjë.
Çmimi “Mësuesi i Dalluar 2023″ ju dha mësuese Matilda Hoxha, drejtore e shkollës 9-vjeçare “Riza Spahiu”, në Kukës.
Çmimi “Psikologu/punonjësi social 2023” ju dha mësuese Majlinda Toma nga Gjimnazi “Hydajet Lezha” në Lezhë.
Çmimi “Trajneri sportiv 2023” ju dha mësues Ardit Lamës nga shkolla “Lef Sallata” në Vlorë.
Çmimi “Mësuesi Mjeshtër 2023” ju dha mësuese Edlira Tabaku, nga gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” në Berat.
Çmimi “Mësuesi Novator 2023” ju dha mësueses  Emirjeta Luzi, mësuese e Informatikës në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, Tiranë.
Çmimi “Ekipi më i mirë 2023” për shkollat  9-vjeçare ju dha shkollës 9 vjeçare “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, Korçë.
Çmimi “Ekipi më i mirë 2023” për shkollat e mesme ju dha gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër.

Related

Previous Post

GJK la në fuqi Hartën e re gjyqësore, Vasili: Lajthitje me regji, u vendos neveritshëm në krah të qeverisë

Next Post

Nga “billboard-et” që “pushtuan” Stambollin te karriera jashtë modelingut, Paula Mehmetukaj: 2023 ishte viti im, tre parimet me të cilat nuk do të bëja kompromis

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
  • PL reagon për aksionin kundër ndërtimeve pa leje, Blushi: I vetmi zaptues pas zgjedhjeve të 11 majit…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.