• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ndahen 6 Çmimet Kombëtare të Letërsisë! Juria e kryesor nga Mehmet Kraja zgjedh romanin e Çapalikut, si më të mirin për 2022!

12/28/2023
in Kulturë
Ndahen 6 Çmimet Kombëtare të Letërsisë! Juria e kryesor nga Mehmet Kraja zgjedh romanin e Çapalikut, si më të mirin për 2022!
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Çmimet Kombëtare të Letërsisë, mblodhën këtë mesjavë personalitete të letërsisë e botës akademike. Me frymën e poezisë, e në kujtesë të Lasgush Poradecit, Elia Zaharia ngroh atmosferën dhe na rrëmben mes “Valës” së dashurisë e “Shpirtit” hyjnor përmes vargjeve të poetit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Prej fillim vitit anëtarët e jurisë së kryesuar nga akademiku Mehmet Kraja ( dhe anëtarët: Shezai Rrokaj, Saverina Pashaj, Aida Tuci dhe Mimoza Hysa) kanë nisur punën për të vlerësuar botimet e vitit 2022…

Mes disa kandidaturash janë përzgjedhur 6 vepra fituese, si më poshtë:

Çmimi “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit” i jepet Xhevat Lloshi me librin “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip” me motivacionin: “një studim i plotë, i larmishëm dhe i dokumentuar mbi veprën dhe kronologjinë e jetës si dhe të përkthimeve shqip të Biblës dhe një bibliografi shteruese mbi veprën e Kristoforidhit”.

Çmimi “Libri për fëmijë më i mirë i vitit” i jepet Edi Gogu për librin “Tezja dhe shkopinjtë magjikë” me motivacionin: “për një shkrim plot fantazi që nxit imagjinatën dhe i fut fëmijët në botën e ëndrrave”.

Çmimi “Romani më i mirë i vitit” i jepet Stefan Çapaliku me romanin “Një engjëll veshë me frak” me motivacionin:’ për një shkathtësi rrëfimi dhe gjetjesh të përdorura tradicionalisht në prozën romanore, tejkalon këtë kufizim dhe veprës i jep shtrirje më të gjerë dhe personazhit referencë polivalente”.

Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” i jepet Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve” me motivacionin: “për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mendimit, për origjinalitetin dhe gjuhën poetike mjeshtërore e të drejtpërdrejtë”.

Çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit” i jepet Mira Meksi për librin “Vjeshta e patriarkut”, G. G. Marquez me motivacionin: “për përkthimin e romanit e cila vjen në një shqipe të pasur me një sintaksë pabesueshmërisht të qartë që jo vetëm respekton stilin e autorit por edhe sjell me autencitet një shumësi zërash, një përrua fjalësh, figurash, me muzikalitetin e një fuge baroke”.

Çmimi “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” i jepet Behar Jacaj për librin “Hoteli përbri kishës” me motivacionin: “për një pasqyrim psikologjik të pështjellimit të botës së brendshme të njeriut të kohërave të sotme, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, me gjuhë të pasur dhe situata befasuese”.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë, të themeluara nga Ministria e Kulturës, e që ndahen nga Qendra Kombëtare e Librit janë vlerësimet më të rëndësishme në këtë fushë.

Related

Previous Post

Ministrja Denaj: Shtyhet me 6 muaj afati për disbursimin e naftës për fermerët

Next Post

Foto/ Pemë të reja në çdo cep të Tiranës

Lajme të ngjashme

Pse Muzeu i Pogradecit duhet vizituar

Pse Muzeu i Pogradecit duhet vizituar

by redaktor2
07/17/2025
0

"Senduku i Shqiponjës Dykrenare" (sqarim: Legjenda që do lexoni më poshtë është krijimtari e pa mbështetur në histori dokumentare, për...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

by redaktor2
07/01/2025
0

Prej nëntë vitesh, magjia e filmit udhëton nëpër Shqipëri, duke ndalur në qytete të mëdha e të vogla, duke sjellë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.