• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Dy shpërthime në Iran, mbi 100 të vrarë në ceremoninë për nder të gjeneralit Soleimani

01/03/2024
in Rajoni & Bota, Slider
Dy shpërthime në Iran, mbi 100 të vrarë në ceremoninë për nder të gjeneralit Soleimani
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Zyrtarët iranianë thanë se si pasojë e dy shpërthimeve të njëpasnjëshme brenda 15 minutash në një varrezë në Kerman të Iranit, u vranë 100 persona dhe u plagosën 170 të tjerë. Shpërthimet kishin si objektiv një ceremoni përkujtimore me rastin e katër vjetorit të vdekjes së gjeneralit Qassem Soleimani. Ky u fundit u vra në vitin 2020 në Irak gjatë një sulmi me dron amerikan. Ngjarja vjen mes tensionesh të rritura në Lindjen e Mesme për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që në mediat shtetërore iraniane u quajt një sulm “terrorist”.

Ndërsa Izraeli ka kryer sulme në Iran lidhur me programin e tij bërthamor, ai ka kryer atentate me objektiva të qartë dhe jo bombardime që kanë vënë në shënjestër viktima në masë. Në të kaluarën grupet ekstremiste sunite, përfshirë grupin e Shtetit Islamik, kanë kryer sulme në shkallë të gjerë duke vrarë civilë në Iranin me shumicë shiite, por jo në Kerman, një qytet rreth 820 kilometra në juglindje të Teheranit, e që ka qenë relativisht i qetë.

Irani gjithashtu është përballur me protesta masive në vitet e fundit, përfshirë ato që pasuan vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në 2022 e cila ishte ndaluar nga policia e ashtuquajtur e moralit. Vendi gjithashtu ka qenë në shënjestër të grupeve në mërgim, me sulme që datojnë që nga trazirat që pasuan Revolucionin Islamik të vitit 1979.

Pamjet filmike nga vendngjarja dukej se tregonin se shpërthimi i dytë ndodhi rreth 15 minuta pas të parit. Një shpërthim i dytë, i mëvonshëm, shpesh përdoret nga militantët për të goditur personelin e urgjencës që reagon në vendngjarje dhe për të shkaktuar më shumë viktima.

Soleimani njihej si arkitekti i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohet si një ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë së Iranit. Ai ka ndihmuar në garantimin e sigurisë për qeverinë e Presidentit sirian Bashar Assad, pasi protestat kundër tij gjatë asaj që njihet si Pranvera Arabe e vitit 2011, u kthyen në një luftë civile dhe më vonë në një luftë rajonale, që vazhdon edhe sot.

Soleimani ishte relativisht i panjohur në Iran, deri në momentin kur Shtetet e Bashkuara sulmuan Irakun në vitin 2003. Popullariteti dhe mistika e Soleimanit u rrit pasi zyrtarët amerikanë kërkuan vrasjen e tij lidhur me ndihmën në armatosjen e militantëve me mjete eksplozive, që u përdorën për të vrarë dhe gjymtuar trupat amerikane.

Related

Previous Post

Veliaj e nis vitin e ri me vullnetarët e rinj, mbjellin 52 pemë te Parku i Liqenit: “Na pret një tjetër vit fantastik për Tiranën; nuk e kemi luksin të mbjellim përçarje”

Next Post

Piramida në fokusin e Transmetuesit publik gjerman: Është kthyer në qendër të teknologjisë së lartë, përçon mesazhin e lirisë

Lajme të ngjashme

Sokol Murataj, avokati paraplegjik që sfidon sistemin dhe kërkon rehabilitimin real për PAK

Sokol Murataj, avokati paraplegjik që sfidon sistemin dhe kërkon rehabilitimin real për PAK

by redaktor2
09/04/2025
0

Profili i Sokol Muratajt Sokol Murataj është një shembull i gjallë i forcës, përkushtimit dhe guximit përballë sfidave që sjell...

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës

by redaktor2
09/02/2025
0

Muaji gusht shënoi edhe numrin më të lartë të pasagjerëve në hyrje dhe dalje në portin detar të Vlorës. Festim...

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

by redaktor2
09/02/2025
0

Çmimi i arit ka arritur një nivel rekord, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike...

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë

by redaktor2
09/02/2025
0

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar përmes një deklarate për mediat në rrjetet sociale, duke shprehur pakënaqësinë e saj për të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sokol Murataj, avokati paraplegjik që sfidon sistemin dhe kërkon rehabilitimin real për PAK
  • Gj*ksi në plan të parë, Enca Haxhia çmend rrjetin me fotot hot! Këngëtarja ndan momente nga dita e f…
  • Turistët “pushtojnë” jugun, rekord pasagjerësh gjatë muajit gusht në portin e Vlorës
  • Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore
  • Nuk ka qenë kurrë shoqe me Bleona Qeretin/ Evi Kokalari: I qëndroj çdo fjale që kam thënë
  • Aksident tragjik në Luksemburg, vdesin tre të rinj shqiptarë nga Kosova
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.