• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu: 1.3 miliardë lekë për rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave me buxhetin e 2024

01/05/2024
in Slider, Sociale
Manastirliu: 1.3 miliardë lekë për rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave me buxhetin e 2024
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako inspektuan sot punimet në shkollën “14 Nëntori” në Durrës, një nga shkollat që është pjesë e programit të rindërtimit.
Kjo shkollë e re 9-vjeçare, e cila pritet të përfundojë brenda muajit maj të këtij viti, do të garantojë për 700 nxënësit e saj mjedise të rinovuara, laboratorë shkencash dhe kompjuterike, bibliotekë, palestër të re, terrene sportive, falë mbështetjes nga programi i EU4Schools dhe UNDP.
Manastirliu theksoi se investimet në infrastrukturën arsimore janë thelbësore për rritjen e cilësisë në proceset e mësimdhënies dhe zhvillimin e aftësive të nxënësve, ndaj puna do të vijojë me ritëm për të garantuar kushte sa më të mira të shkollave kudo në vend.
“Ne, do të vijojmë me intensitet punën për të përfunduar çfarë kemi nisur, por edhe për të hapur kantiere të reja, sepse puna nuk ka përfunduar. Këtu në Durrës, me programin e rindërtimit, por edhe më bashkitë që ka përfshirë programi i rindërtimit, ne do të kemi të përfunduara 45 shkolla për vitin 2022”, tha Ministra e Arsimit dhe Sportit nga qyteti i Durrësit.
Manastirliu e vuri theksin në angazhimin për t’i përfunduar projektet brenda vitit 2024 dhe u bëri thirrje të gjitha bashkive të vendit që të aplikojnë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve me projektet e tyre për rehabilitimin dhe ndërtimin e shkollave.
“Ne kemi hapur sot thirrjen për bashkitë për ciklin 2024-2025 për projektet për rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave palestrave dhe terreneve sportive. Janë 30 shkolla, që i përfunojmë në bashkitë e vendit me buxhetin 2024, por ndërkohë kemi hapur ciklin e ri të financimit me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, ku presim projektet nga bashkitë që të hapim kantiere të reja pune. Janë në dispozicion të bashkive dhe projekteve që ata do të sjellin rreth 1.3 miliardë lekë, të cilat do të shërbejnë për modernizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Jemi duke bashkëpunuar me bashkitë që në periudhën e përgatitjes së projekteve, që të kemi në prioritet ato shkolla të cilat kanë nevoja më të mëdha”, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Me bikini, Trejsi Sejdini “çmend” pushuesit nga Xhamajka

Next Post

‘Do e provoja prap’/ Ish-banorja e ‘BBV2’ kërkon rikthimin në këtë program

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.