• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Edhe lojtarë të mëdhenj nuk kanë shënuar çdo ndeshje”, Broja është gati për shansin e tij: Kërkoj shumë nga vetja, e di çfarë mund të bëj

01/08/2024
in Sport
“Edhe lojtarë të mëdhenj nuk kanë shënuar çdo ndeshje”, Broja është gati për shansin e tij: Kërkoj shumë nga vetja, e di çfarë mund të bëj
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Trajneri i Çelsit, Mauricio Poçetino, do t’i japë mundësinë thuajse në çdo ndeshje Armando Brojës të tregojë vlerat e tij, pasi ai është qendërsulmuesi i vetëm në dispozicion të londinezëve në këtë periudhë. Dhe sulmuesi shqiptar është gati të përfitojë nga shansi i tij,

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në një intervistë të dhënë për “Evening Standart”, Broja ka folur për ndjesinë që ka përjetuar në këto muaj me ulje-ngritjet e vazhdueshme teksa kërkon të kthehet në formën optimale, atë që di se mund të japë për ekipin, por edhe këshillat e Poçetinos.

“Kur kalon një periudhë kur nuk shënon shumë, mund ta ndjesh veten keq. Nuk është ndjesia më e mirë e mundshme por të shënosh një gol në një ndeshje të tillë të kthen diçka.

Padyshim ishte një gol i rëndësishëm për mua dhe për ndeshjen gjithashtu. Ishte puna e mirë e Mudrik që pasoi te Malo Gusto dhe ishte një krosim i mirë i tij. Unë thjesht u mundova ta arrija me kokë, nuk ishte një gjuajtje e keqe.

Kjo është detyra jonë, paguhemi që të shënojmë gola. Kjo është ajo që kërkojnë të gjithë nga një sulmues, një person që të shënojë gola. Është e vështirë, pasi të gjithë presin që të shënosh në çdo ndeshje, por ka pasur lojtarë të mëdhenj që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Rezultati është i pari, por personalisht mua më pëlqen të shënoj gola. Jam një sulmues, kjo është ajo që dashuroj të bëj.

“Poçetino thotë se duhet të qesh më shumë? Kam pasur shumë biseda me trajnerin. Kisha ndjesinë se po kaloja një moment shumë të vështirë kur u ktheva nga dëmtimi. Duke qenë për një kohë të gjatë jashtë skuadrës dhe duke mos u përfshirë, mund të thuhet se  ndjehesha i demoralizuar me të gjitha.

Kur u ktheva, ndjehesha pak më shumë si vetvetja. Ndjej se kam ende shumë për të dhënë. Dhe siç thotë trajneri, mund të tregoj më shumë pozitivitet. Me raste jam shumë i ashpër ndaj vetvetes. Kjo është për faktin se pres shumë nga vetja ime dhe e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Trajneri thjesht po mundohet që të heqë këtë barrë nga supet e mia dhe që të jem pak më i çliruar në këtë drejtim. Po mundohem që të përfitoj nga kjo këshillë, pasi ai më ka ndihmuar çdo ditë. Thjesht duhet të buzëqesh më shumë dhe të jem pak më pozitiv”, tha Broja në intervistën e tij para ndeshjes me Midëllsbrou në Kupë ku pritet të jetë përsëri titullar.

Related

Previous Post

A do jetë pjesë e ‘Big Brother VIP 3’? Adrola Dushi përgjigjet njëherë e mirë

Next Post

Sporti në zi, ndërron jetë legjenda Beckenbauer

Lajme të ngjashme

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

Dy titullarë nga Superiorja, Broja në krahun e kundërt dhe një debutues. Publikohen formacionet zyrtare të Gjibraltar-Shqipëri

by redaktor2
09/04/2025
0

Shqipëria luan sot përballë Gjibraltarit në transfertë ndeshjen e parë historike ndaj kësaj përfaqësueseje. Një ndeshje e cila në fakt...

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

E papritur nga Italia! Kristian Shpendi i merr vendin Brojës në radhët e Kombëtares?

E papritur nga Italia! Kristian Shpendi i merr vendin Brojës në radhët e Kombëtares?

by redaktor2
09/01/2025
0

Një lajm i papritur vjen nga mediat italiane, sipas të cilave, do të ketë një ndryshim të detyruar në radhët...

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

by redaktor2
08/28/2025
0

Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes
  • Sinan Tafaj- Rrugëtimi i një avokati të suksesshëm nga vështirësitë në triumf
  • Ankimimi i PD-së, rinis seanca në Kolegj! KQZ sjell 12 vendimet për shpalljen e rezultateve
  • Rrugëtimi i Jonidit: ‘Dëshira për Një Shoqëri më Të Barabartë’
  • Kryetarja e komisionit të medias, Ina Zhupa: Burg dhe presion për gazetarët, insistimi djallëzor në …
  • “Nuk kërkojmë lëmoshë, por dinjitet”- Historia dhe beteja e Bajram Tiranës
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.