• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Qeveria e Kitsch-it”- Tabaku për lëvizjen e Ramës: Çfarë e lidh ekonominë me kulturën? Bashkimi i këtyre ministrive, aspak lëvizje e mençur

01/08/2024
in Politikë
“Qeveria e Kitsch-it”- Tabaku për lëvizjen e Ramës: Çfarë e lidh ekonominë me kulturën? Bashkimi i këtyre ministrive, aspak lëvizje e mençur
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryeministri, Edi Rama bërë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar, duke i propozuar presidentit të Republikës, Bajram Begaj, emrin e Blendi Gonxhes si ministër për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në lidhje me këtë lëvizje të Ramës, i cili krijoi kështu një dikaster të ri në qeverinë e tij, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaka, e cila e cilëson këtë qeveri si qeveria e Kitsch-it.

Tabaku shprehet se bashkimi i këtyre ministrive nuk është aspak një lëvizje e mençur dhe as vizionare, duke shtruar pyetjen se çfarë e lidh ekonominë me kulturën.

Ajo thekon se qeveri është e dehur nga një sukses që nuk e meriton dhe është vetëkënaqur për një pushtet të pakufizuar që po dëmton shqiptarët.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kitsch-it!

Filozofia e një qeverie tregon prioritetet e saj. Bashkimi i portofolit të Financave me Ekonominë nuk ka qenë aspak një lëvizje e mençur dhe as vizionare. Kjo, nëse për vizion kemi zhvillimin ekonomik dhe jo përqëndrimin e koncesioneve dhe PPP-ve tek superministri që sot nuk dihet nga ndodhet. Fatkeqësisht, megjithëse individët zhduken filozofia e gabuar dhe vizioni i pakuptimtë vazhdon të qeverisë.

Askush nuk mund të kuptojë se çfarë e lidh ekonominë dhe kulturën?! Askush nuk e kupton se si mundet një ministri e madhe që merret me politikat ekonomike të merret dhe me ruajtjen e monumenteve të kulturës?! Askush nuk e ka të qartë se si mund të drejtojë një ministër si sektorin e ekonomisë duke e shndërruar më konkuruese dhe gjithashtu edhe të ketë nën varësi Teatrin e Operas dhe Baletit?! Se si mund të bëhet një mbledhje me prioritetin e zhvillimit të inovacioneve dhe më pas të vazhdohet me një mbledhje me drejtorinë e Kulturës për çështjen e Teatrit?! Pakkush mund ta ketë të qartë se si politikat e thithjes së investimeve të huaja mund të lidhen me festivalin folklorik apo me politikat e nevojshme për librin dhe jo vetëm?!

Përgjigjet e gjithë sa më sipër lidhen me atë që quhet “Kitsch”. Kjo është një qeveri e kitsch-it. E dehur nga një sukses që nuk e meriton! E vetëkënaqur për një pushtet të pakufizuar që po dëmton shqiptarët!

Related

Previous Post

Veshjet mbresëlënëse të Golden Globe në tapetin e kuq, ja yjet që ‘manjetizuan’ me look-un e tyre

Next Post

I dha fund lidhjes para martese? Dafina thyen heshtjen dhe…

Lajme të ngjashme

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

by redaktor2
09/01/2025
0

-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit, si dhe të një...

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

by redaktor2
08/29/2025
0

Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur me ironi, një postimi të deputetit të PD, Klevis Balliu, ku shprehej se ortaku i Lucës...

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

by redaktor2
08/29/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të tjera nga operacioni i lirimit të hapësirave publike në vend.  Në rrjetin social Facebook ai...

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.