• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kualifikimi i Kombëtares në “Gjermani 2024”, trajneri Silvinjo: Teknologjia na ka ndihmuar, ju tregoj si punojmë me lojtarët

01/13/2024
in Sport
Kualifikimi i Kombëtares në “Gjermani 2024”, trajneri Silvinjo: Teknologjia na ka ndihmuar, ju tregoj si punojmë me lojtarët
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Trajneri i ekipit Kombëtar, Sylvio Mendes Campos Júnior ka dhënë një intervistë për median braziliane “OGOL” ku ka komentuar suksesin e arritur nga Kombëtarja në edicionin e fundit kualifikues të Kampionatit Europian, vendi i parë në Grupin E dhe kualifikimi në finalet “Gjermani 2024”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Tekniku brazilian tha se është bërë një punë e madhe përmes databazës së të dhënave në Federatën Shqiptare të Futbollit, nga ku u zbulua edhe sulmuesi, Jasir Asani i cili spikati me golat e tij të bukur dhe vendimtar në sfidat kualifikuese.

“Sekreti është te interpretimi i të dhënave. Databaza e të dhënave është e mrekullueshme. Teknologjia na ndihmon shumë. Të gjithë ne që punojmë në futboll duhet të jemi të përgatitur për të interpretuar të dhënat dhe gjërat janë bërë më të thjeshta. Nga vjen, si vjen, kush është kundërshtari, çfarë ndodhi, si ndodhi – filtrojmë të dhënat dhe pastaj nisim punën në fushë”, – tha fillimisht trajneri i ekipit tonë kombëtar.

Më tej, tekniku kuqezi shpjegoi edhe dallimet mes punës së përditshme në një klub dhe në ekip Kombëtar. “Kjo të bën edhe më të çmendur (të presësh ndeshjet e Kombëtares). Janë dy punë të ndryshme. Futbolli është padyshim i njëjtë, por menaxhimi është i ndryshëm. Imagjinoni të keni një ndeshje shumë të përgatitur në detaje dhe të duhet të presësh edhe një muaj për të nisur punën me futbollistët.

Kështu që do të duhet të kërkoni mënyra të tjera të për të menaxhuar situatën dhe madje të futeni në më shumë detaje. Është e vërtetë që në një klub keni imazhe të asaj çfarë dëshironi, stërvitjes dhe gabimeve gjatë një seance stërvitore, më pas ndeshja ku lojtari bëri apo jo gabime. Pra, procesi në një klub është më i shkurtër, ndërsa në një ekip Kombëtar ti gjithmonë thua: ‘Nuk kam kohë’. Kështu që e vetmja mënyrë është të punosh edhe më shumë me videoanalizë”, – u shpreh trajneri Silvinjo.

Analiza e Silvinjos vijon me mënyrën e punës së futbollistëve në një ekip Kombëtar dhe thotë se duhet të pasur kujdes për të shmangur gabimet.

“Të paktën gjysma e lojtarëve i nënshtrohet një procesi kontrolli nëpërmjet videove. Duhet të jesh shumë i saktë dhe të kuptosh se çfarë thuhet: ‘E di që skuadra jote luan në këtë mënyrë, trajneri juaj ju kërkon këto gjëra’. Prandaj ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të shmangur gabimet. Ne tregojmë kujdes që të mos hyjmë në metodologjinë e punëve të tjera. Dhe futbollisti duhet të kuptojë që ju e dini se çfarë ndodh me të në anën tjetër. Është komplekse, është punë e vështirë, por kjo është mënyra se si e gjen veten në një ekip Kombëtar”, – përfundoi trajneri Silvinjo.

Related

Previous Post

Luiz Ejlli ka dy fjalë për konkurrentët e BBV 3, këngëtari: Më vjen keq që ato banorë që do futen sonte nuk do…

Next Post

Koçiu apel për kryerjen vaksinës ndaj gripit: 31 qendra shëndetësore, shërbim 24 orë në të gjithë vendin

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.