• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Miratohet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Manastirliu: Historike për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare

01/17/2024
in Slider, Sociale
Miratohet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Manastirliu: Historike për ndërkombëtarizimin e universiteteve shqiptare
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, i hapi rrugë sot ngritjes së Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, me miratimin e marrëveshjes së nënshkruar në qershor të vitit të kaluar mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe rektores së Kolegjit Evropian Federica Mogherini.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, se kjo marrëveshje, e cila ka për qëllim të nxisë bashkëpunimin në sektorin e arsimit të lartë dhe ekspertizën në fushën e studimeve evropiane në Shqipëri dhe më gjerë, paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë për të rritur prezencën e saj në arsimin ndërkombëtar dhe për të forcuar më tej integrimit e programeve studimore me vendet anëtare të BE-së.
“Kemi miratuar një vendim të rëndësishëm për sa i përket dimensionit Evropian të arsimit të lartë, marrëveshjen që bën të mundur hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë. Hapja e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranës do të jetë i treti pas Brugge dhe Natolin dhe kjo jo vetëm që shënon një partneritet strategjik të Shqipërisë dhe institucioneve evropiane, por nga ana tjetër i hap mundësinë studentëve profesionistëve të Shqipërisë por edhe të rinjve të Ballkanit Perëndimor edhe më gjerë, për të studiuar në Tiranë në degën e Kolegjit të Evropës.”, tha Manastirliu.

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik të në standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian, dhe më gjerë dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.

“Dega e Kolegjit të Evropës në Tiranë do t’i hapë studimet për ciklin e studimeve në 2024-2025 në këtë vit akademik. Qeveria shqiptare është e angazhuar që nëpërmjet kësaj marrëveshje të iniciojë gjithashtu edhe të mbështesë të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë dhe gjithashtu do të financojë deri në 5 bursa vjetore të studentët shqiptarë.
Ministrja e konsideroi si një ngjarje historike për vizion e qeverisë për ndërkombëtarizimin e Universiteteve tona.
“Sigurisht kjo është një ngjarje historike. Për herë të parë një filial i një Kolegji prestigjioz hap degën e tij në Shqipëri jo vetëm për çfarë do të sjellë ky kolegj në aspektin akademik në Shqipëri në funksion të vizionit tonë për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe për vijimin e programeve tona për hapjen e degëve të Universiteve më prestigjioze.”

Related

Previous Post

Veliaj dhe Denaj bashkëbisedim me fermerët e Kavajës: “Me Shqipërinë që trefishohet në sezon turistik, bujqësia merr vlerë të shtuar; Investime si kurrë më parë në bujqësi”

Next Post

Situata nga gripi, Ministrja Koçiu publikon apelin e mjekes Çomo: S’ka vend për panik, vaksinimi falas thelbësore për parandalimin e komplikacioneve në shëndet.

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.