• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Veliaj me strukturat e PS në Rrogozhinë: “Familja jonë duhet të shtohet e zgjerohet me talente të reja, jo si ata që u ka ngelur vetëm një dritare”

01/18/2024
in Politikë, Slider
Veliaj me strukturat e PS në Rrogozhinë: “Familja jonë duhet të shtohet e zgjerohet me talente të reja, jo si ata që u ka ngelur vetëm një dritare”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Rrogozhinë, për të cilët dha porosinë që të ftojnë sa më shumë të rinj, që t’i bashkohen forcës më të madhe politike në vend. Ai nënvizoi nevojën për komunikim me qytetarët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Në zbatim të vendimeve të asamblesë dua që secili prej jush të mobilizohet, të jeni ju ai personi që ftoni dikë t’i bashkohet familjes sonë, siç dikush tjetër ka bërë me ju dikur. Nëse një familje nuk trashëgohet, nëse nuk shtohet me breza të rinj, sigurisht do të përfundojë si familja e atyre që kemi përballë, se tani Saliut i ka ngelur vetëm familja fizike dhe “Romeo e Zhulieta” poshtë ballkonit. Por, për ne nuk funksionon kështu. Kemi një kryeministër që ka afruar Shqipërinë në prag anëtarësimit në BE. Nuk ka asnjë dyshim sot që Shqipëria do të jetë anëtari i ardhshëm i BE dhe pse e filluam të fundit kemi dalë të parët në rajon”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se mënyra më e mirë për t’u rikthyer në fushatë nuk është duke numëruar mandatet, e duke e katandisur vendin siç është katandisur Partia Demokratike me një dritare, por duke u hapur dhe duke kërkuar më shumë.

“Mënyra më e mirë për t’u rikthyer në fushatë, nuk është për të numëruar mandatet, se s’po garojmë për lojërat Olimpike. Nuk është ky rekordi ynë. Rekordi ynë është kush e çon Shqipërinë përpara. Ti mund të kesh 3, 30 apo 300 mandate, nëse ky grup vazhdon dhe e çon Shqipërinë përpara, më afër Europës, unë besoj se e meritojmë besimin. Në qofte se një grup tjetër e ngujon Shqipërinë në një rrugë apo në një dritare të kullës tek Rr. “Mustafa Matohiti”, sigurisht që e çon vendin mbrapa. Kontrasti ynë nuk mund të jetë më i madh se kaq, por kjo do komunikim me qytetarët”, tha Veliaj.

Related

Tags: Erjon VeliajRrogozhinestrukturat
Previous Post

Presioni i opozitës në Kryesinë e Kuvendit, Evis Kushi: Turp i paprecedent!

Next Post

Ministri Balla takim me Prokurorin e Përgjithshëm: Revanshi i sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar po godet fort lidhjen me policinë dhe drejtësinë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.