• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kuqezinjtë “kamping” në Austri para Europianit, ja sa do të shpenzojë Kombëtarja

01/19/2024
in Sport
Kuqezinjtë “kamping” në Austri para Europianit, ja sa do të shpenzojë Kombëtarja
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Na ndajnë pesë muaj nga përfaqësimi i Kombëtares shqiptare në Europianin e Gjermanisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Në qershor, kuqezinjtë do të përballen me Italinë fillimisht, Kroacinë dhe në fund Spanjën, një grup shumë i vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Përgatitjet e Kombëtares do të fillojnë në muajin mars dhe më pas në maj, ekipi do të zhvendoset me shumë mundësi në Austri, aty ku do të zhvillojë një fazë përgatitore të mirëfilltë, ku përfshihen edhe miqësore.

MIQËSORET NË MARS Ashtu si gazeta ka bërë të ditur, Shqipëria do të marrë pjesë në turneun miqësor që do të organizohet nga Algjeria. Në këtë turne me katër ekipe, do të marrin pjesë, përveç Algjerisë, edhe Bolivia me Afrikën e Jugut. Me një short që do të hidhet, ku do të caktohen dy gjysmëfinalet dhe pastaj një finale dhe një ndeshje për vendin e 3-4, Shqipëria llogaritet që të luajë dy takime miqësore, të cilat janë planifikuar nga data 18-26 mars.

FAZA NË AUSTRI Përpara zbarkimit në Gjermani në qendrën stërvitore në muajin qershor, ekipi i Silvinjos do të vendoset në Austri, ku do të zhvillojë një fazë përgatitore, me të gjithë lojtarët që trajneri do të përzgjedhë. Zyrtarë të FSHF-së kanë udhëtuar drejt Austrisë për të zgjedhur edhe se ku do të akomodohet ekipi gjatë atyre ditëve, për këtë gjë do të japë edhe “OK”-in trajneri Silvinjo. Gjatë qëndrimit, Kombëtarja do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore para Europianit. Flitet se një prej kundërshtarëve do të jetë Hungaria, ndërsa emri i dytë ende nuk është zbuluar. Mendohet se shpenzimet gjatë qëndrimit në Austri mund të shkojnë deri në 500 mijë euro për Federatën Shqiptare të Futbollit.

SULMUESIT Një tjetër çështje do të jetë edhe ajo e sulmuesve të cilët do të futen në listën përfundimtare të Silvinjos për tri ndeshjet e grupit. Padyshim që në miqësoret e marsit do të ketë hapësirë edhe për Armando Brojën, i cili nuk ka pasur shansin me Kombëtaren për shkak dëmtimi, apo Rei Manaj që po shënon rregullisht në Turqi, por ndërkohë aty janë Sokol Cikalleshi, Mirlind Daku, Taulant Seferi, Myrto Uzuni apo Ernest Muçi. Një dilemë më vete do të jetë kjo për brazilianin, i cili duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë mes gjithë këtyre alternativave, sepse UEFA lejon që vetëm 23 futbollistë në protokollin zyrtar të ndeshjes.

Related

Previous Post

Zbardhet mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, ja çfarë vendosën deputetët e opozitës

Next Post

“Akte vandale”-Opozita ‘zaptoi’ sallën dhe s’lejoi Komisionin e ‘Zgjedhores’, Gjiknuri: Po s’e miratoi pakica, do gjejmë mënyrën ta shtyjmë përpara!

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Koçiu takim me drejtuesit e spitaleve: Zbatim i masave për kujdes shëndetësor gjatë sezonit turistik…
  • Zgjidhja e vetme e krizave tona është federalizimi i Shqipërisë!
  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.