Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përkujtuar mëngjesin e kësaj të diele katër Dëshmorët e Atdheut të “21 janarit”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Përkujtojmë sot katër Dëshmorët e Atdheut të 21 janarit. Kujtojmë për të mos harruar”. Kujtojmë që më 21 janar 2011, u vranë 4 protestues Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrta para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha.
AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...