• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shërbimi shëndetësor në shtëpi për të moshuarit, Koçiu: Ky shërbim aktualisht ofrohet në 131 qendra shëndetësore, por do përhapet në të gjithë vendin

01/21/2024
in Slider, Sociale
Shërbimi shëndetësor në shtëpi për të moshuarit, Koçiu: Ky shërbim aktualisht ofrohet në 131 qendra shëndetësore, por do përhapet në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ishte këtë të dielë në Gjirokastër, nga ku u takua dhe me të moshuarit e qytetit të gurtë, teksa theksoi se po punohet për shërbimin shëndetësor në banesë për pensionistët.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja Koçiu, duke publikuar një video në rrjetet sociale, nga takimi, njofton dhe nisjen e punimeve në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

“Me Mirela Kumbaro Furxhi dhe Flamur Golemi u takuam në një bisedë të ngrohtë me miq gjirokastritë në pension të cilët janë edhe përfitues të shërbimeve mjekësore e paketave shëndetësore falas, për të diskutuar për nevojat e tyre dhe për t’u konsultuar mbi çfarë mund të bëjmë më shumë!”, shkruan Koçiu.

Sipas saj, “rikonstruksioni i spitalit të Gjirokastrës që fillon brenda këtij viti është po ashtu lajm i mirë në mozaikun e shërbimeve socio-shëndetësore për më të moshuarit”.

Ndërkohë, në videon e publikuar, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Ministrja e Turizmit Kumbaro rrëfeu vëmendjen e shtuar të qeverisë për qytetit e gurtë. “Unë kam kënaqësinë shumë të madhe që bashkë me ju, bashkë me gjirokastritët dhe gjirokastritet, por libohovitët këtu… Këtu kemi sot një mikeshë shumë të mirë që është Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që kishte që kur mori detyrën, Albana një mikeshë shumë e mirë, një familjare që edhe punën e konsideruar si familje, prandaj mendova që ishte më e udhës që të takoheshim në formën e takimit familjar. Albana, që kur mori detyrën në shtator më thoshte kur do shkojmë në Gjirokastër dhe ja ku jemi…”, është shprehur Kumbaro.

“Sapo vijmë nga spitali i Gjirokastrës, për të cilin kemi një lajm të mirë, kemi rikonstruksionin e godinës së spitalit. Këtë vit nis rikonstruksioni dhe me rikonstruksionin do të fuqizohet flota e pajisjeve dhe burimeve njerëzore për të ofruar shërbime akoma më të mira dhe më cilësore për të gjithë qytetarët e Gjirokastrës dhe qarkut në tërësi. Dhe po ashtu për të gjithë turistët, apo vizitorët e këtij qyteti të bukur, të cilët do të kenë nevojë për askses në shëndetësi”, tha Koçiu.

Ajo premtoi se po vijojnë përpjekjet për kujdes shëndetësor në shtëpi për të moshuarit. Sipas saj ky shërbim aktualisht ofrohet në 131 qendra shëndetësore, por do përhapet në të gjithë vendin.

“Kemi fishat e diabetit që i ofrojmë falas dhe ka një seri shërbimesh që ofrohen 100% falas. Ne po bëjmë një përpjekje, që për të moshuarit të ofrohet shërbimi në banesë. Çdo lloj nevojë që do kenë të moshuarit, për analiza, vaksina, etj.të bëhen në banesë, jo të qëndrojnë në radhë nëpër qendrat shëndetësore…etj. Pra ata që do kenë nevojë të bëjnë një kontroll në banesë, ta bëjnë. 131 qendra shëndetësore e aplikojnë, Jemi duke punuar dhe po përpiqemi që ta ofrojmë këtë mundësi në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit”, tha Koçiu.

Related

Tags: Albana KociuGjirokasterpensionistetsherbimi shendetesor
Previous Post

Kishte mbetur i bllokuar në një terren më dëborë në bjeshkët e Doberdolit, policia i vjen në ndihmë turistit

Next Post

“Ka ardhur për pasarela”- Debat mes vajzave në “Big Brother VIP”, Ilnisa: Sara më tha nuk bëj punë se jam miss

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.