• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Policia e Shtetit, marrëdhënie të shkëlqyera me DEA-n dhe me ICITAP-in.

01/22/2024
in Kronikë, Slider
Policia e Shtetit, marrëdhënie të shkëlqyera me DEA-n dhe me ICITAP-in.
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Një delegacion nga Policia e Shtetit shqiptar bëri një vizitë në Uashington, në zyrat qendrore të DEA-s dhe të ICITAP-it, ku u takua me zv/drejtorin e DEA-s, George Papadopoulos, shefin e Operacioneve William Kimbell dhe shefin e Zyrës Rajonale John Livanis.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Drejtori i Kabinetit në DPPSH, Genc Merepeza, i përcolli zotit Papadopoulos, përshëndetjet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, duke i shprehur keqardhjen për pamundësinë për të marrë pjesë në këtë takim. Shefi i Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, Drejtues Dorian Muça, bëri një prezantim të luftës së përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe grupeve kriminale që merren me këtë trafik.

Në përfundim, z. Papadopoulos u dakordësua me kërkesat e delegacionit shqiptar, për hapjen e zyrës së DEA-s në Tiranë, për shtyrjen e afatit të përfaqësueses së DEA-s në Tiranë, si dhe për aktivizimin e numrit jeshil, i cili u aktivizua një ditë pas këtij takimi. Lidhur me ndërmjetësimin e tri marrëveshjeve me Meksikën, Kolumbinë dhe Ekuadorin, z. Papadopoulos e mirëpriti dhe ngarkoi z. Livanis, që të bëjë ndërmjetësim për t’i dhënë jetë këtyre marrëveshjeve.

Takimi u zhvillua në një atmosferë mirëkuptimi dhe sinqeriteti dhe z. Papadopoulos iu përgjigj pozitivisht ftesës së bërë nga Drejtori i Përgjithshëm, për të vizituar Policinë e Shtetit.

Në takimin në zyrat qendrore të ICITAP-it, delegacioni u prit nga Drejtori Ducot. Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpunimi disavjeçar i PSH me ICITAP, në disa fusha në mbështetje të Policisë së Shtetit, ku u theksua se PSH dhe ICITAP janë partnerë të besueshëm dhe bashkëpunimi do të thellohet më tej. Z. Ducot vlerësoi rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në drejtim të rritjes së bashkëpunimit dhe forcimit të besimit mes palëve.

Në vazhdim u diskutua me grupin e FLETC, për trajnimet që ata ofrojnë dhe për ndihmesën në akreditimin e shkollës bazë të Policisë. Gjithashtu u mirëpritën trajnimet për hetuesit që do të dalin nga shkolla bazë. “Eshtë mirë që Parullulla e Përgjithshme të bëjë dhe veprimet e para në vendngjarje”, – tha Arturo Venegas.

Në takimin me përfaqësuesit e EMPOWER, u diskutua puna e bërë dhe vazhdimësia në mbështetjen për shoqatën e grave në Polici, deri në krijimin përfundimtar të saj. U theksua mbështetja që DPPSH ka dhënë në takimet e mëparshme, për këtë shoqatë.

Lidhur me mbështetjen për IPSH dhe Policinë shqiptare, Britany Graham tha se do ta vazhdojnë mbështetjen për njohjen e drogave të reja, sepse janë të surprizuar nga serioziteti i bashkëpunimit dhe i luftës së përbashkët kundër drogave, sidomos atyre sintetike.

Gjatë ditëve të qëndrimit, delegacioni shqiptar takoi dhe përfaqësuesen e INL Ellen Alegranti, të cilës i bënë një përmbledhje të ecurisë së punës për Programin PRIMS dhe kërkesën për mbështetje për implementimin e ketij programi në PSH.

Znj. Alegranti tha: “Jemi informuar për punën që po bëni, nga ambasada e SHBA-së në Tiranë. E vlerësojmë punën e bërë dhe bashkëpunimin tuaj me INL dhe ICITAP. Nga ana jonë shohim seriozitet dhe vendosmëri në zbatimin e këtij programi nga PSH. Bazuar në këto elemente, jam informuar se është parashikuar financimi dhe do të kalojë për miratim. Jemi dakord që në zbatimin e këtij projekti, që po hartohet nga INL, në Tiranë dhe PSH, të kemi një kompani që e ka zbatuar më parë në Kosovë, me qëllim që të mos humbim kohë në tenderime”.

Në përfundim të vizitës, delegacioni u takua me një përfaqësues të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Policisë, të cilit iu përcollën përshëndetjet e Drejtorit të Përgjithshëm, për z. Shameti dhe për gjithë shoqatën.

Related

Previous Post

“Në Reformën Zgjedhore të përfshihet edhe Opozita”/ PE miraton rekomandimet për projekt-rezolutën për Shqipërinë: Komisionet Hetimore të përdoren për…

Next Post

Familja Tito në zi, Kiara humb njeriu e dashur

Lajme të ngjashme

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën

by redaktor2
06/28/2025
0

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze...

Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane

Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane

by redaktor2
06/28/2025
0

Dokumentet gjyqësore në çështjen 2:21-cr-20264-DPH-KGA , të paraqitura në një gjykatë federale të Shteteve të Bashkuara, zbulojnë se shtetasi shqiptar Ylli Didani,...

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes akustike. Kontroll të rreptë mjeteve të lundrimit!

by redaktor2
06/28/2025
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin bregdetar të Sarandës këtë të...

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës

by redaktor2
06/28/2025
0

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit – në një përpjekje...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.