• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Reformim i Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Manastirliu: Hap përpara drejt cilësisë në arsim

01/23/2024
in Slider, Sociale
Reformim i Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Manastirliu: Hap përpara drejt cilësisë në arsim
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes mes MAS dhe AADF për reformimin e QSHA me ekspertizë ndërkombëtare, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu tha se shumë shpejt do të ndryshohet rregullorja, për të lehtësuar procedurat e njësimit të diplomave të studentëve që janë diplomuar jashtë vendit, duke reduktuar kohën e pritjes nga 45, në 5 ditë për diplomat e marra në vendet e BE, SHBA, Kanada, etj, ndërsa për vendet e tjera, koha e pritjes shkurtohet nga 45 në 30 ditë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Tiranë, 23 janar- Firmoset marrëveshja për reformimin dhe modernizimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, me ekspertizën e vyer të Qendrës së Vlerësimeve të Cambridge.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit dhe sportit Ogerta Manastirliu dhe bashkëdrejtuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF). Marrëveshja do të fillojë të zbatohet menjëherë, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si ofrohen shërbimet arsimore nga QSHA.

“Nëpërmjet këtij partneriteti të ri, transformojmë Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në një agjenci autonome, e cila jo vetëm të mundësojë një vlerësim transparent dhe meritokratik të bazuar mbi standarde dhe metodologji të unifikuara me vlerësimet ndërkombëtare, duke i sjellë këto në kontekstin lokal, por edhe duke bërë të mundur që nga këto vlerësime, qofshin kombëtare, qofshin ndërkombëtare, ne të kemi bazën e të dhënave nga të cilat të nisemi për të përmirësuar cilësinë në arsim në të gjithë shkollat shqiptare.”, tha Ministrja Manastirliu në ceremoninë e zhvilluar në TUMO, një prej strukturave më inovatore të mësimit dhe teknologjisë për fëmijët dhe të rinjtë.

Procesi i transformimit të QSHA-së do të ndahet në tri faza që përfshijnë rritjen e kapaciteteve dhe aftësive, zbatimin e kuadrit të ri ligjor dhe nënligjor, dhe monitorimin e qëndrueshmërisë organizative dhe financiare të QSHA-së në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare dhe institucione prestigjioze si Qendra e Vlerësimeve të Cambrige (Cambridge Assessment Center) dhe Këshilli Britanik (British Council), eksperienca dhe praktikat e të cilëve do të jenë thelbësore për reformimin e QSHA-së.

“Ne synojmë të krijojmë një strukturë efektive të shërbimeve arsimore me stafe te kualifikuara, me pajisje të standardeve bashkëkohore, me teknologji dhe informacion. Në bazë të kësaj marrëveshje, synojmë që testimet e digjitalizuara të shtrihen nga matura shtetërore, tek testet e pranimit në universitete, të zgjerojmë gjithashtu edhe gamën e shërbimeve që ofron Qendra e Shërbimeve Arsimore. Nëpërmjet tri fazave nga kalon kjo reformë e QSHA-së, rrisim kapacitetet e veprimeve njerëzore, kapacitetet procesuese dhe të përfshijmë mekanizma inovator të teknologjisë dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësve, studentëve në sistemin tonë arsimor. Faza e dytë do të kalojë në hartimin e kuadrit ligjor dhe akteve nënligjore dhe këtu do të kemi mbështetjen e Qendrës së Vlerësimeve të Cambrige (Cambridge Assessment Center); për të ecur drejt fazës së tretë, ku Qendra e Shërbimeve Arsimore bëhet një agjenci autonome”, tha Manastirliu.

Qendra e Shërbimeve Arsimore ofron shërbime nga organizimi i provimeve kombëtare, regjistrimi i maturantëve dhe studentëve, administrimi i provime shtetërore, duke përfshirë mjekësinë dhe mësuesinë deri te procedurat e legalizimit të dokumente shkollore, përfshirë dhe njësimin e diplomave të arsimit të lartë.
Për këtë të fundit Ministrja Manastirliu tha se, për të gjithë studentët shqiptarë që janë diplomuar jashtë vendit procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave do të lehtësohen.

“Ne jemi duke punuar me Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe së bashku sapo kemi finalizuar ndryshimet në rregullat për njohjen dhe njësimin e diplomave të studentëve dhe profesionistëve që kanë studiuar jashtë vendit, duke reduktuar kohën e njohjes dhe pritjes së diplomave nga 45 ditë në 5 ditë për ata që kanë studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Japonisë, Izraelit. Ndërsa për sa i përket vendeve të tjera kjo procedurë reduktohet nga 45 në 30 ditë”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Përmes kësaj marrëveshjeje QSHA do të transformohet në një strukturë shërbimi më efektive, me stafe të kualifikuara, infrastrukturë moderne dhe teknologji të avancuar.

Related

Previous Post

“Beogradi saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska”, Basha në KiE. Hetim ndërkombëtar për parregullsitë e zgjedhjeve serbe

Next Post

Koçiu: Shërbime cilësore për qytetarët dhe mijëra turistë në Spitalin e Sarandës, vijojmë me rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët në 2024-ën

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.