• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu: Diploma dyfishe me universitetet italiane, hapen tre programe të përbashkëta me Universitetin e Durrësit

01/25/2024
in Slider, Sociale
Manastirliu: Diploma dyfishe me universitetet italiane, hapen tre programe të përbashkëta me Universitetin e Durrësit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës hapen tre programeve të përbashkëta dhe diplomave të dyfishta me universitetet më prestigjioze në Evropë. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në takimin e organizuar sot në Universitetit e Durrësit.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Sot kurorëzohet puna e të nderuarve profesorë këtu prezentë dhe bashkëpunimit shumë të ngushtë me departamentet e tre universiteteve ndër më prestigjiozet edhe në Europë sikurse janë universitetet e e “La Sapienza”, “Tor Vergata” dhe Universitetit të Genovas, për të hapur 3 cikle studimi programe të përbashkëta me diplomë dyfishe. Përfitojnë studentët shqiptarë, të cilët përmes programeve të përbashkëta do të kenë mundësi që të njëjtën cilësi të mësimdhënies, programeve dhe moduleve ta gjejnë këtu në vendin e tyre. Padyshim që përfitojnë edhe stafet akademike. Ne duam të krijojmë Evropën këtu. Synimi ynë është Ndërkombëtarizimi i Universiteteve, zgjerimi i programeve dhe diplomave të përbashkëta me universitete prestigjioze në botë, me synim njohjen ndërkombëtare të universiteteve tona dhe sigurisht që Universitetit “Aleksandër Moisiu” është ai që mban flamurin në këtë drejtim” , tha ndër të tjera Ministrja Manastirliu.

Tre programet me Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe universiteteve “La Sapienza”, “Tor Vergata” dhe Universitetit të Genovas, do të hapen në studimet e cikleve për të drejtë publike, studime europiane, dhe shkenca ndërkombëtare e diplomatike. Këto programe do të zhvillohet në gjuhën shqipe, italiane dhe angleze, duke ofruar diplomë të dyfishtë.

Program i përbashkët i studimeve Doktoratë në “E Drejtë Publike” do të jetë me Universitetin “Tor Vergata”, Itali, program i përbashkët i studimeve Master në “E Drejtë Europiane dhe e Krahasuar” me Universitetin ‘Sapienza’ të Italisë, i cili ka filluar tashmë dhe janë 15 studentë që e ndjekin si dhe programi i studimeve Bachelor në “Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike” me Universitetin e Gjenovës, Itali, i implementuar për herë të parë me 14 studentë.
Universiteti “Aleksandër Mosiu” ka një ofertë të pasur akademike, me 112 programe studimi të organizuara në 5 fakultete, nga të cilat 8 janë programe të përbashkëta me diplomë të dyfishtë, në 3 cikle studimi (gjuhën shqipe, italiane dhe angleze) dhe 7 programe në gjuhën angleze, në 2 cikle studimi.
Ceremonia u zhvillua në Laboratorin e ri të Studimeve Evropiane EU-LAB një financim i qeverisë shqiptare që sipas ministres Manastriliu do t’u shërbejë doktorantëve dhe studentëve që të kenë mundësi të përdorin literaturë online dhe fizike, seminare dhe leksione online, programet statistikore etj., me
standarde bashkëkohore.
Ministrja Manastirliu vuri dhe një herë theksin te angazhimi për të mbështetur universitetet në kuadër të ndërkombëtarizimit dhe se buxheti i viti 2024 i ka mbështetur universitetet për infrastrukturë akademike dhe kërkimin shkencor, duke rritur financimin për universitetet, për të çuar në një nivel të ri dimensionin evropian të arsimit të lartë.

Related

Previous Post

Veliaj inspekton punimet për godinën ikonike në Tiranë: “U zaptua nga partitë, tani ia rikthejmë qytetarëve; Bashkia, mbrojtësja numër një e monumenteve të kulturës”

Next Post

Shfuqizimi i ligjit për studentët e mjekësisë, Tabaku: Provë e fortë se opozita është në shërbimin e qytetarëve jo vetëm duke denoncuar  

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit
  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.