• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Yjet e Ballkanit në sport, Luiza Gega më e mira e Shqipërisë. Kristjan Asllani në vend të 21-të

01/25/2024
in Sport
Yjet e Ballkanit në sport, Luiza Gega më e mira e Shqipërisë. Kristjan Asllani në vend të 21-të
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA), në bashkëpunim me agjencitë kombëtare të lajmeve në vendet e Ballkanit: Agerpres (Rumani), Anadolu Agency (Turqi), ANAMPA (Greqi), ATA (Shqipëri), FENA (Bosnje dhe Hercegovinë) , HINA (Kroaci), MPB (Maqedonia e Veriut), MINA (Mali i Zi), Tanjug (Serbi), ka zhvilluar edicionin ne 50-të të sondazhit për sportistët më të mirë të vitit në Ballkan.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Vlerësimin e sportit më të mirë për 2023-shin e ka merituar tenisti serb Novak Xhokoviç, i cili e fiton për herë të tetë këtë sondazh (rekord). Xhokoviç mblodhi 103 pikë, duke përsëritur kështu sukseset e viteve 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2019 dhe 2021. Numri 1 në renditjen botërore të tenisit pati një nga sezonet e tij më të mira. Ai luajti finale në të katër turnetë e Grand Slam, duke fituar tituj në Australi, Francë dhe US Open dhe më pas e mbylli fushatën e tij me një trofe në “Nitto ATP Finals”. Në vend të dytë në këtë klasifikim u rendit një tjetër yll i madh i sportit botëror, basketbollisti serb, Nikola Jokiç, i cili u shpall kampion në NBA me Denver Nuggets, duke fituar edhe çmimin MVP të finaleve.

Jokiç grumbulloi në këtë sondazh 72 pikë. Ndërsa podiumi u plotësua nga një tjetër kampion i sportit të koshit, bullgari Aleksandar Vezenkov, me 38 pikë. Vezenkov u shpall MVP i Euroligës për sezonin 2022- 2023 dhe luajti ë finale me Olimpiakosin në turneun më prestigjioz të klubeve në Evropë, finale e humbur në mënyrë dramatike kundër Real Madridit. Në verë ai nënshkroi një kontratë me Sacramento Kings dhe u bë bullgari i dytë në histori pas Georgi Gloucckov që militon në NBA. Kërcyesi grek Miltiadis Tentoglu u rendit i katërti me 36 pikë, ndërsa u bë kampion bote në salla të hapura dhe kampion europian në salla të mbyllura në vitin 2023. Ndërsa kampionia botërore e kërcimit së gjati serbja Ivana Spanoviç u rendit në vendin e pestë në këtë klasifikim me 35 pikë.

Në këtë sondazh u kalua edhe përtej Ballkanit, teksa u votua edhe kampioni i botës në Moto GP, italiani Françesko Banjaja, i cili mori 32 pikë dhe u pozicionua në vendin e gjashtë. Volejbollistja turke Melisa Vargas u rendit e shtata me 31 pikë, e cila ndihmoi përfaqësuesen e saj për të fituar titullin europian, duke u zgjedhur edhe si lojtarja më e mirë e turneut. Kampioni i botës në kërcim së larti dhe fituesi i medaljes së artë të Lojërave Europiane, italiani Xhanmarko Tamberi, fitoi 27 pikë për tu renditur i teti. Gjimnastja ritmike bullgare Boriana Kalein, e cila fitoi medaljen e artë në gara individuale në Kampionatin Europian, si dhe titullin ekipor botëror e atë europian me kombëtaren bullgare u rendit e nënta me 21 pikë. Ndërsa “top-10” e yjeve të sportit në Ballkan u plotësua nga kampionia botërore dhe europiane në rouing, rumunia Simona Radis me 19 pikë.

GEGA, YLLI I SHQIPËRISË

Në klasifikimin e yjeve të Ballkanit në sport morën vota gjithsej 57 sportistë, ndërsa pozicionimin më të lartë nga shqiptarët e kishte kampionia e atletikës, Luiza Gega, e cila u rendit në vend të 13-të më 12 pikë të grumbulluara. Gega zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, duke vijuar paraqitjet top për të disatin vit radhazi, me rezultate historike dhe rekorde të shumta. Për të kuptuar sezonin e pabesueshëm të Luiza Gegës, mjafton të përmendim vetëm disa nga arritjet e saj në 2023- shin. Një vit në të cilin Luiza Gega bëri histori me tripletë medaljesh ari në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Serbi në disiplinat 3000 metra, 5000 metra dhe 3000 metra me pengesa.

Një tjetër medalje të artë e fitoi në Ballkanikun e krosit në Bullgari, si dhe në gjysmë-maratonën ballkanike që u mbajt në Maqedoninë e Veriut. Medalje ari Luiza regjistroi edhe në Europianin Ekipor në Poloni në garën e 5000 metrave. Në Poloni Luiza Gega bëri histori, duke fituar edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike Europiane në garën e 3000 metrave me pengesa, rezultat që erdhi me kohë rekord për kompeticionin. Përveç titujve të zakonshëm në rang kombëtar, Luiza fiksoi edhe rekorde të reja në 3000 metra me pengesa, 5 km rrugë, gjysmë-maratonë, apo rekord ballkanik, rezultate këto të stampuara gjatë vitit 2023 nga atletja shqiptare.

KUQEZINJTË E TJERË

Në këtë sondazh u votuan gjithashtu edhe tre sportistë të tjerë të Shqipërisë. Futbollisti Kristjan Asllani u rendit në vend të 21-të. Mesfushori i Kombëtares dhe i Interit grumbulloi gjithsej 10 pikë. Karateisti Alvin Karaqi, i cili fitoi medalje të artë në Lojërat Europiane, pozicionohet në vend të 42-të me 4 pikë, ndërsa mundësi Zelimkhan Abakarov, nënkampion bote gjatë vitit të shkuar, pozicionohet në vendin e 51-të, duke marrë 2 pikë në këtë sondazh.

Dardanët

Fazliu dhe Rrahmani, kampionët e Kosovës

Në sondazhin e yjeve të sportit në Ballkan për vitin 2023 u votuan edhe katër sportistë të Kosovës. Xhudistja Laura Fazliu dhe futbollisti Amir Rrahmani u klasifikuan respektivisht në vend të 19-të dhe të 20-të me pikë të barabarta, nga 10 secili. Më tej janë dy xhudistë të tjera, Distria Krasniqi në vendin e 22-të me 9 pikë, si dhe Nora Gjakova në vendin e 27-të me 8 pikë të grumbulluara.

Related

Previous Post

Komiteti politik i KiE miraton propozimin e Bashës për rezolutë: Thirrje për konfiskimin e mbi 300 mld euro pasuri të Rusisë dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës

Next Post

U arratis nga kazerma/ Vëllai i Madh vendim për Vesën

Lajme të ngjashme

Trajneri Deliallisi konfirmohet në krye të Korabit për sezonin 2025-2026

Trajneri Deliallisi konfirmohet në krye të Korabit për sezonin 2025-2026

by redaktor2
06/24/2025
0

Alfred Deliallisi do të vijojë të drejtojë ekipin e Korabit edhe në sezonin e ri futbollistik 2025-2026. Trajneri 32-vjeçar u...

E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj

E kërkon Uganda, në garë edhe Tirana për trajnerin Ditmar Bicaj

by redaktor2
06/18/2025
0

Pas divorcit me Bledi Shkëmbin, hapen skenarë të rinj për trajnerin e ri që do të drejtojë bardheblutë. Në skenë...

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

by redaktor2
06/10/2025
0

Largimi i Armando Brojës nga Çelsi shikohet si diçka e sigurt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shfaqet në planet e...

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

by redaktor2
06/10/2025
0

Shqipëria luan këtë të martë transfertën e Letonisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola ndaj Serbisë dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!
  • Ermal Dredha: Ku ta gjejmë të kemi investitorë si Kushner, resorti i tij nuk do e eklipsojë Vlorën
  • Trafiku i kokainës, Ylli Didanit i zbulohet prona në Republikën Domenikane
  • Lokalet me muzikë të lartë shqetësim për pushuesit/ Proda zbarkon në Sarandë: Parandalim ndotjes aku…
  • “Travel and Tour World”: Shqipëria, një destinacion udhëtimi ultra-luksoz për turistët e elitës
  • Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e …
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.