• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kolegji i Europës, Veliaj inspekton punimet: “Mundësi e artë për kryeqytetin; Kampusi i ri i Universitetit të Tiranës dhe kampusi i Kolegjit të Europës, ‘krushqia’ ideale europiane-shqiptare”

01/26/2024
in Aktuale, Slider
Kolegji i Europës, Veliaj inspekton punimet: “Mundësi e artë për kryeqytetin; Kampusi i ri i Universitetit të Tiranës dhe kampusi i Kolegjit të Europës, ‘krushqia’ ideale europiane-shqiptare”
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në mjediset e reja të Kolegjit të Europës, te godina “Liria” pranë Qytetit Studenti. Veliaj tha se ky është një kampus i përkohshëm, kurse kampusi i ri do të ndërtohet aty pranë “Qytetit Studenti”.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Jam vërtet i kënaqur kur shoh si vlon puna, teksa përgatitemi për kampusin provizor të Kolegjit të Europës. Kemi studion, ose zyrën pritëse, që është te Piramida, ndërkohë ky do të jetë mjedisi i punës dhe i studimit. I punës për stafin dhe administratën, pra te godina “Liria” në zemër të “Qytetit Studenti”, shumë pranë konviktit, që tashmë është përzgjedhur për 31 studentët e parë. Kemi liruar edhe parkingun pas godinës “Iliria”, kurse autobusët e linjave të juglindjes janë zhvendosur te Terminali pranë TEG-ut. Kjo do të thotë se edhe sheshi do të lirohet shumë shpejt, për t’u kthyer në një kantier për ndërtimin e një kampusi ultra-modern. I ka hije Shqipërisë gjithë ai insistim dhe mund i Kryeministrit për ta sjellë Kolegjin e Europës në Tiranë, si dhe mbarimi në kohë i projektit fantastik te Piramida, si zyrë e përfaqësimit në zemër të Tiranës dhe fillimi i punës në kampus. Pjesa e kampusit, ku do të bashkëjetojë kampusi i ri i Universitetit të Tiranës me godinat e reja me kampusin e Kolegjit të Europës, besoj se është krushqia ideale europiane-shqiptare që do të simbolizohet aty”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë se po punohet me ritme të shpejta për ta hapur sa më parë, brenda shtatorit, dhe për ta vënë në funksion të studentëve kampusin e Kolegjit të Europës. “Lajmi i mirë që na erdhi nga rektorja, Federica Mogherini, është se për 31 studentët e parë ka një bursë. Kush do të pranohet automatikisht, e ka gjithçka të paguar në janar. Fakti që ka një kërkesë të jashtëzakonshme, sipas rektores, për të qenë staf dhe student në Tiranë, do të thotë se Tirana e ka ngritur vërtet piacën. Mandej, kur të vijnë këtu dhe të shikojnë se si idetë e arkitekteve tona të mrekullueshme e kanë bërë këtë si një shtëpi për ta, besoj do të jetë një surprizë shumë e këndshme. Ju falenderoj që po punoni për të kapur afatet në kushte spartane dhe me një sprint të paparashikuar. Mezi pres që të krenohemi kur të marrim certifikim dhe ta quajmë zyrtarisht të hapur edhe për mësimdhënie tani, jo vetëm për përfaqësim, kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian. Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë, dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.

Related

Previous Post

Policia Bashkiake masa për parkimet abuzive në kryeqytet: Bllokim mjeti nëse nuk shlyeni detyrimet

Next Post

Koçiu i dorëzon Kartën e Autonomisë Menaxheriale QSUNT-së dhe katër Spitaleve Rajonale: Standarde më të larta për qytetarët, kushte e paga më të mira për mjekët

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.