Seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako do të vijojë më 2 shkurt në orën 9:00. Seanca e sotme nisi prej orës 12:00 në Gjykatën e Posaçme dhe vijoi deri në orën 17:00.
Ish-kryebashkiaku përmes avokatit ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar. I pranishëm në seancë Dako deklaroi se leja për pallatin ishte vendim kolegjial.
Vetë Dako u shpreh në seancë se leja për pallatin ishte vendim kolegjial dhe sa i përket tenderit për vijën bregdetare, projekti mund të verifikohet pasi ekziston.