• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese rrëzoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë, deputetja e PD-së: E drejta fitoi mbi tiraninë e këtij pushteti. Do duhet punë dhe analizë

01/27/2024
in Politikë, Slider
Gjykata Kushtetuese rrëzoi pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë, deputetja e PD-së: E drejta fitoi mbi tiraninë e këtij pushteti. Do duhet punë dhe analizë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike zyrtare, Eralda Tase Bano ka bërë një deklaratë për mediat ku ka përgëzuar studentët e mjekësisë për qëndrueshmërinë dhe Gjykatën Kushtetuese e cila nuk e lejoi kalimin e këtij ligji absurd.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Tase shprehet se e drejta e studentëve prevaloi mbi tiraninë e këtij pushteti persekutues  dhe se tani duhet punë dhe analizë e detajuar, për të sjellë në formë një projektligj i cili idealisht do të influencojë në përmirësimin e mungesave të theksuara të mjekëve.

Ajo thekson faktin se PD ashti si edhe gjatë protestave, do të vazhdojë të mbështesë fort kauzën e studentëve të mjekësisë me gjithë arsenalin dhe mjetet që kanë në dispozicion.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ERALDA TASE BANO
Të dashur studentë të mjekësisë,

Më lejoni t’ju përgëzoj nga zemra për atë çka dëshmuat përpara të gjithë shqiptarëve se qëndrueshmëria juaj dhe e drejta juaj prevaloi mbi tiraninë e këtij pushteti persekutues.

Gjej rastin të përgëzoj Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk lejoi kalimin e zbatimin e këtij ligji absurd sikundër e kemi analizuar që në krye të herës dhe na dha të drejtë duke konfirmuar përfundimisht elementet antikushtetuese të këtij ligji.

Jemi sot në pikën kur ky ligj do të rikthehet në parlament. Do të duhet punë dhe analizë e detajuar, për të sjellë në formë një projektligj i cili idealisht do të influencojë në përmirësimin e mungesave të theksuara në mjekë.

Mbetet për t’u parë sesi qeveria do t’i kundërpërgjigjet këtij impulsi dhe si do të veprojë Universiteti i Mjekësisë Tiranë me vendosjen e tarifave të cilat në rast mosaplikimi të kontratës së detyrueshme, me rregull nuk duhet të aplikohen pasi çmimet absurde të dala nga këto institucione janë të papërballueshme nga studentët.

Nga ana tjetër mbetet për t’u vëzhguar AKFAL – Agjencia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit të Lartë dhe si do reagojë kjo agjenci në terren të këtij projektligji.

Në vazhdim, ashtu sikundër edhe gjatë protestave, Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë fort kauzën e studentëve të mjekësisë me gjithë arsenalin dhe mjetet që kemi në dispozicion.

Lufta vazhdon dhe pse beteja e parë u fitua.

Faleminderit!

Related

Previous Post

FOTOT / Nga dyshekët, tek kolltuqet dhe televizorët, Bashkia aksion pastrimi në të gjitha njësitë

Next Post

Të shpallur në kërkim për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, ekstradohen dy shtetasit shqiptarë

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.