• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Teatri Migjeni në Shkodër, reagon Beci: Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës

01/27/2024
in Kulturë
Teatri Migjeni në Shkodër, reagon Beci: Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i bashkisë së Shkodrës ka reaguar lidhur me debatin që ngjalli publikimi i dokumentit të këshillit bashkiak. Beci tregon të vërtetën lidhur me procedurën që do të jetë pas vendimit të këshillit bashkiak.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Institucionet kulturore nuk janë më arat e babës!

Disa thonë që është kohë e humbur të merresh me përgënjeshtrime. Disa të tjerë thonë që përgënjeshtrimi amplifikon gënjeshtrën, po nuk ndërron mendjen e gënjeshtarëve. Unë vetë s’jam mësuar as të gënjej as të humbas kohë me gënjeshtarët. Por duke parë se si gënjeshtra për Teatrin “Migjeni” ka shqetësuar njerëz krejt të sinqertë e dashamirës po i them edhe unë dy fjalë.

Me ardhjen në drejtimin e bashkisë Shkodër, kemi parë e dëgjuar nga brenda gjëra që të vjen sekëlldi t’i dish dhe vjen turp t’i thuash publikisht.

Në Shkodrën ku kultura e sporti janë kryefjalë e historisë, shpirtit, vetëdijes dhe shpresës së qytetit, ne trashëguam një organikë të teatrit “Migjeni” ku 70 % të rrogave u jepeshin individëve që nuk kishin asnjë lidhje me rolin e teatrit, por me punë të tjera mbështetëse, të cilat edhe ato nuk ishin bërë megjithëse mund të bëhen me shumë më pak njerëz të futur në bordero për ato punë

Aktorët bënin prova pa asnjë kusht, trajtoheshin për keqardhje dhe lekët e biletava nuk dihet nga përfundonin, ndërsa ato të shpenzuara për naftë mbase kanë ngrohur teatrin e politikës po Teatrin “Migjeni” jo njëherë.

Idem edhe në insitucione të tjera kulturore e sportive, ku organikat e fryra me punonjësish “mbështetës”, ishin një tallje e madhe me gjendjen e mjediseve të tyre.

Gënjeshtarët në fjalë që kanë mbushur Shkodrën me lajmin se po shkrihet Teatri “Migjeni” janë fiks përgjegjësit për mjerimin e mësipërm.

Ne kemi krijuar një drejtori të veçantë, e cila do të përmbushë nevojën e shërbimeve mbështetëse të insitucioneve, duke shkurtuar shpenzimet për qoka “mbështetëse” të teatrit politik dhe duke vënë në punë një sistem të ri për mirëmbajtjen e menaxhimin e godinave.

Teatri do të jetë po aty, trupa e artistëve të teatrit do të jetë aty, institucionet e tjera kulturore, sportive e arsimore, do të jenë po aty. Drejtuesit e tyre do të jenë po aty, por do të merren me art, kulturë, sport e arsim siç iu takon, jo me punët angari që duhet t’i bënin ata që morën rroga plot po nuk i bënë kurrë.

Buxheti për kulturën dhe sportin bashkisë Shkodër në vitin 2024 është 50 % më I lartë se në 2023. Rrogat dhe honoraret e punonjësve të artit e kulturës janë edhe ato më dinjitoze. Edhe mirëmbajtja e godinave të institucioneve përkatëse do të jetë dinjitoze dhe kurrë më skandaloze.

Kjo është e vërteta ime, të tjerat le t’i vlerësojnë shkodranët.”, shkruan Beci në një postim në Facebook.

Related

Previous Post

Mbillen 10 mijë fidanë akacie për 101-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar, Veliaj: Kemi fuqinë e transformimit dhe pa hyrë në BE

Next Post

Ekzekutimi i Liridona Admejat, zbardhet dëshmia e autorit të krimit: Naim Murseli ka qenë në makinë në momentin e vrasjes

Lajme të ngjashme

Pse Muzeu i Pogradecit duhet vizituar

Pse Muzeu i Pogradecit duhet vizituar

by redaktor2
07/17/2025
0

"Senduku i Shqiponjës Dykrenare" (sqarim: Legjenda që do lexoni më poshtë është krijimtari e pa mbështetur në histori dokumentare, për...

“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”


by redaktor2
07/07/2025
0

Tirana do të gjallërohet me tingujt jazz dhe blues më 8, 9 dhe 10 korrik, me rikthimin e një prej...

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik

by redaktor2
07/07/2025
0

Nga data 8 deri më 12 korrik, kryeqyteti do të mikpresë javën kulturore egjiptiane, një ngjarje që pritet të sjellë...

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

“Open Cinema 2025” – Kinemaja shëtitëse ngre siparin në Gramsh me emocione, homazhe dhe yje të artit shqiptar

by redaktor2
07/01/2025
0

Prej nëntë vitesh, magjia e filmit udhëton nëpër Shqipëri, duke ndalur në qytete të mëdha e të vogla, duke sjellë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.