• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Investimi në Lekaj të Rrogozhinës, Manstirliu: Plani për infrastrukturën arsimore, përfundojnë 100 shkolla

01/29/2024
in Slider, Sociale
Investimi në Lekaj të Rrogozhinës, Manstirliu: Plani për infrastrukturën arsimore, përfundojnë 100 shkolla
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare Lekaj në Rrogozhinë, i financuar nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Rrogozhinë, pritet të përfundojë brenda këtij viti.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

 Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në shkollën 9-vjeçare në Lekaj, Rrogozhinë, tha se kjo shkollë e re, do të ofrojë shumë shpejt një mjedis arsimor me standarde bashkëkohore për mbi 120 nxënës të kësaj zone.

“Gjatë vitit 2024, me mbështetjen e fondeve nga buxheti i shtetit, ne parashikojmë të përfundojmë rindërtimin e 30 shkollave. Po ashtu, kemi lançuar thirrjen prej 1.3 miliardë lekësh për bashkitë, të cilat do të aplikojnë përmes projekteve që përputhen me nevojat e tyre lokale dhe me planin organizativ të MAS për infrastrukturën dhe objektet arsimore. Kjo iniciativë do të na mundësojë të nisim punën në kantiere të reja që nga ky vit dhe të vazhdojmë me programin e rindërtimit të shkollave. Përmes programit të rehabilitimit të MAS dhe programit të rindërtimit ne përfundojmë brenda vitit 2024, mbi 100 shkolla të rindërtuara.”, tha nga shkolla Lekaj në Rrogozhinë Ministrja, Manastirliu.

Pjesë e programit të rindërtimit dhe rehabilitimit të shkollave, është edhe ngritja e laboratorëve shkencorë, smartlab dhe ambienteve sportive, duke përfshirë edhe palestrat. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, vuri theksin te rëndësia e praktikës mësimore përmes laboratorëve shkencorë.

“Do të shtohen 216 smartlab, ndërkohë që do të vijojmë në 100 shkolla pajisjen me laboratorët e shkencave, kimi, fizikë dhe matematikë. Do të vijojmë të sigurojmë bazën materiale, bazën didaktike për këta laboratorë, në mënyrë që i gjithë procesi mësimor të kryhet sipas standardeve.
Ne duhet të synojmë shumë te praktika, pra të laboratorët e shkencave nëpër shkolla që jo vetëm duhet të përmirësohen por edhe duhet të zgjerohen për të arritur atë standard që ne duam dhe për të rritur cilësinë e edukimit në shkollat tona.”, tha Manastirliu.

Ministrja Ogerta Manastirliu veçoi punën që po bëhet në koordinim me bashkitë dhe të gjithë aktorëve institucionalë në territor, për rritjen e numrit të shkollave të bashkuara dhe unike, si dhe uljen e numrit të klasave kolektive për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies. Kjo përfshin zgjerimin e hapësirave dhe klasave në shkolla, për të plotësuar nevojat e komuniteteve lokale.

Këto investime do të sigurojnë që shkollat tona të ofrojnë një mjedis arsimor bashkëkohor dhe stimulues, i cili nxit zhvillimin e aftësive shkencore dhe fizike të nxënësve.

Related

Previous Post

Bashkia e Tiranës jep bonus qiraje për të gjitha familjet zaptuese të ish Komunales, që u shkatërrua nga tërmeti i 2019

Next Post

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.