• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Kaosi në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Ervin Salianjin dhe 18 deputetë të tjerë me 10 ditë

01/29/2024
in Politikë, Slider
Kaosi në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Ervin Salianjin dhe 18 deputetë të tjerë me 10 ditë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sekretariati i Etikës, ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të 18 deputetëve të opozitës nga seancat plenare pas kaosit që u krijua në seancën e fundit, ndërsa me 20 ditë deputetin, Ervin Salianji.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ka qenë mazhoranca ajo e cila kërkoi masë disiplinore, konkretisht për deputetët: Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj, Ramadan Likaj, Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi.

Në shkresën drejtuar Sekretiariatit të Etikës, PS pretendon se ligjvënësit e opozitës bllokuan foltoren, shkaktuan kaos në sallë me anë të paisjeve zhurmuese duke cënuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës.

“Deputetë të opozitës vendosën pajisje zhurmuese në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që Kryetarja e Kuvendit të mund të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ato vijuan të mbanin të bllokuar foltoren”, thuhet në kërkesën e depozituar.

Sipas kërkesës së PS, opozita bllokoi dhe punimet e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore i planifikuar për t’u mbajtur fizikisht, duke i detyruar anëtarët e komisionit të vijonin punimet online.

“Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve si dhe i’u drejtuan me tone të larta deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo situatë e krijuar e bllokimit të sallës nga deputetët e opozitës detyroj që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht”, pretendon mazhoranca.

Kërkesa e PS:

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Situatat e bllokimit të veprimtarisë parlamentare vijojnë të jenë agjenda e deputetëve të opozitës. Prej muajsh tashmë ata bllokojnë çdo seancë plenare, komisionet e përhershme dhe të posaçme parlamentare, veprime këto të cilat janë në kundërshtim të rëndë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Të njëjtat skenare bllokimi deputetë të caktuar të opozitës kanë përdorur dhe në seancën plenare të datës 25.01.2024, ku që në nisje ata zaptuan foltoren duke mos lejuar vijim normal të saj.

Deputetë të opozitës vendosën pajisje zhurmuese në sallë, përkatësisht deputeti Ervin Salianji mbante në dorë një pajisje zhurmuese, gjë e cila nuk lejoi që Kryetarja e Kuvendit të mund të vijonte normalisht me rendin e ditës. Edhe pse u kërkoi deputetëve të uleshin dhe të vijonin normalisht zhvillimin e seancës sipas agjendës, ato vijuan të mbanin të bllokuar foltoren.

Deputetët Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja, Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Ervin Salianji, Saimir Korreshi, Kasem Mahmutaj. Ramadan Likaj. Kastriot Piroli, Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi, bllokuan foltoren, shkaktuan kaos në sallë me anë të paisjeve zhurmuese duke cenuar dhe penguar zhvillimin e rregullt të seancës, veprime këto në shkelje të nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit. Në këto kushte aspak normale Kryetarja e Kuvendit u detyrua të kalonte menjëherë në procesin e votimit.

Skenarët pengues të veprimtarisë parlamentare nga deputetët e opozitës vijuan edhe në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore të datës 26.01.2024, ata bllokuan sallën ku do të zhvillohej mbledhja duke mos lejuar deputetët e mazhorancës të uleshin në vendet e tyre.

Deputetet Albana Vokshi dhe Lindita Metaliaj zunë vendin e dy bashkëkryetarëve si dhe i’u drejtuan me tone të larta deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Kjo situatë e krijuar e bllokimit të sallës nga deputetët e opozitës detyroj që mbledhja të mos zhvillohej fizikisht.

E nderuar znj. Kryetare, edhe pas marrjes së masave disiplinore të herë pas hershme, deputetët e opozitës vijojnë të përsërisin të njëjtat veprime penguese dhe bllokuese si të zhvillimit të seancave plenare ashtu edhe të komisioneve parlamentare.

Nisur nga sa më sipër në mbështetje të Rregullores së Kuvendit; neni 63, pika 1 gërma d), dhe neni 65/1 pika 1 gërma a) dhe pika 6 gërma c) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si dhe në mbështetje të nenit 3. gërma dh) dhe ë), nenin 8. pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

– Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Albana Vokshi, Sorina Koti, Elda Hoti, Lindita Metaliaj, Isuf Çela, Tritan Shehu, Lefter Gështenja. Helidon Bushati, Xhelal Mziu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi. Ervin Salianji. Saimir Korreshi, Kasëm Mahmutaj. Ramadan Likaj, Kastriot Piroli. Qani Xhafa, Lodovik Hasani, dhe Luan Baçi, sipas nenit 65/1 Të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore.

Related

Previous Post

Grupi i PS kërkon përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës nga Parlamenti, Salianji: Rama ka nënshtruar të gjitha institucionet!

Next Post

Trajneri Sylvinho tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë në Itali dhe Gjermani

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.