• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Shtohen pasagjerët që zgjedhin fluturimet me avion, rritet numri i blerjes së makinave. “Mercedez Benz” bie nga froni, ja kush po e zëvendëson

01/29/2024
in Te tjera
Shtohen pasagjerët që zgjedhin fluturimet me avion, rritet numri i blerjes së makinave. “Mercedez Benz” bie nga froni, ja kush po e zëvendëson
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Tremujori i katërt i 2023 ka shënuar zhvillime të vrullshme për sektorin e transportit. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i pasagjerëve që kanë fluturuar përmes ajrit është rritur me 48%.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ka pasur dhe më shumë blerje të automjeteve, që ishin 52% më të larta se në tremujorin e fundit 2022, kryesisht në kryeqytet. Tirana zuri 38,3 % ndaj mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend në tremujorin e katërt 2023.

“Mercedez Benz”, vijon të mbetet marka kryesore në rrugët shqiptare, me 18% të totalit, por po e humb gradualisht mbretërimin, pasi automjetet e reja që po blihen janë më shumë të markës “Volkswagen”. Kjo e fundit zuri me 21,8 % të mjeteve të reja të regjistruara për herë të parë, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 17,5 %.

Në rritje ishte dhe transporti detar, sipas të dhënave të INSTAT.

Rriten me 48% pasagjerët nga ajri

Në transportin ajror operojnë 20 shoqëri ajrore, nga këto 18 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare. Gjatë tremujorit të katërt 2023, në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 66.262 avionë, nga të cilët 79% të tyre e zë numri i mbikalimeve.

Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 515,4 ton, nga të cilat 76,0 % janë mallra të hyrë dhe 24,0 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, volumi i mallrave paraqitet me ulje 12,0 %.

Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 13,2 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me ulje 23,2 %.

Në tremujorin e katërt 2023, kanë udhëtuar me linja ajrore 1.890.085 pasagjerë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 48,3 %.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e katërt 2023 është 408 ton.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është ulur me 4,0 %.

Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e katërt 2023 zë 0,02 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Transporti rrugor, Tirana kryeson për automjete, nga markat kryeson “Mercedez Benz”, por po rritet me shpejtësi “Volkswagen”

Gjatësia e rrjetit rrugor në shfrytëzim është 3.606* km, klasifikuar sipas kategorive të ndryshme, si autostradë, rrugë interurbane kryesore, rrugë interurbane dytësore, rrugë urbane dhe rrugë lokale. Rrugët interurbane dytësore zënë rreth 74,2 % të gjatësisë së rrjetit rrugor.

Në tremujorin e katërt 2023, numri gjithsej i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë deri në Dhjetor 2023 rezulton 867.765 mjete.

Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80,6 %), “Automjetet për transport të përzier” (6,2 %) dhe “Motor” (5,5 %).

Në tremujorin e katërt 2023, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës, duke zënë 34,7 % të mjeteve rrugore gjithsej të regjistruara në vend, pasuar nga qarku i Durrësit me 13,4 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Qarqet me numrin më të vogël të mjeteve rrugore janë qarku i Gjirokastrës me 2,2 % dhe qarku i Kukësit me 2,3 % të mjeteve rrugore gjithsej.

Marka “Mercedez Benz” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore me 18,0 %, e ndjekur nga marka “Volkswagen” me 15,8 % dhe “Daimler Chrysler” 8,8 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2023, janë regjistruar për herë të parë 21.900 mjete rrugore, me rritje 52.1% me bazw vjetore. Në kategorinë e mjeteve rrugore sipas llojit të regjistruar për herë të pare, përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (84,6 %) dhe “Motor” zënë (5,4 %).

Marka “Volkswagen” është marka me qarkullim më të lartë në vend në kategorinë e mjeteve rrugore të regjistruara për herë të parë me 21,8 %, e ndjekur nga marka ““Mercedez Benz” me 17,5 %.

Rritet dhe Transporti detar

Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit janë transportuar 94,3 % e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.641 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 7,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara ndërmjet rrugëve detare sipas klasifikimit, NST 2007

(Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e katërt 2023 paraqiten si më poshtë:

 Grupi “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 14,2 % të mallrave të transportuara nga portet;

 Grupi “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 12,7 % të mallrave të transportuara;

 Grupi i mallrave “Produkte të tjera minerale ( jo metalike)” përbën 11,2 % të mallrave të transportuara;

Grupi i mallrave “Qymyr dhe linjit; naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 8,9 % të mallrave të transportuar.

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 207 anije, nga këto 168 anije janë të huaja dhe 39 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 81,6 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 80,6 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.

Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e katërt 2023 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 197.377 persona, pothuajse i njëjti nivel me T IV 2022.

Porti i Durrësit është porti kryesor në vend nga i cili kanë udhëtuar 64,7 % e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 24,9 % dhe më pas porti i Vlorës me 10,4 %.

Në tremujorin e katërt 2023, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.389,5 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ky tregues është rritur me 8,8 %.

Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e katërt 2023 zë 41,8 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara.

Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e katërt 2023 zë 63,6 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Related

Previous Post

Trajneri Sylvinho tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë në Itali dhe Gjermani

Next Post

Ministrja Koçiu apel nga Spitali i Laçit: Vaksinoni në kohë fëmijët kundër fruthit

Lajme të ngjashme

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

Kuçova “tronditet” nga mitingu i opozitës — Lefter Maliqi: Fitorja do të jetë surprizë!

by redaktor2
04/28/2025
0

Kuçova u përfshi sot nga një atmosferë festive dhe entuziaste gjatë mitingut madhështor të organizuar nga Partia Demokratike dhe “Aleanca...

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

Rama takim me fermerët në Berat: Bujqësia jonë shfrytëzon një kapacitet të dyfishuar

by redaktor2
04/23/2025
0

Rama: Jemi në një pikë që eksporton në 50 vende të botës. Ky është një takim për të folur më shumë...

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

Aldo Marku për ndarjen nga bashkëshortja: S’flisnim më të njëjtën gjuhë

by Admin
04/09/2025
0

Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” me Elona Duron, Aldo Marku foli hapur për ndarjen nga ish-bashkëshortja, duke treguar...

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

“Çfarë po u Ndodh Fokave? E vërteta që duhet të dini”

by redaktor2
03/31/2025
0

Nga mbulesat e akullit polare deri te ujërat e butë, fokat banojnë në oqeanet në mbarë botën, nga Arktiku në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vdiq teksa ishte live në TikTok, zbulohet arsyeja e vrasjes së influenceres 23-vjeçare
  • Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga sh…
  • Garë e fortë në Tiranë mes socialistëve, Rakipi i “rrëmben” vendin Qefalisë! Gjylameti dhe Xhaçka me…
  • “Lufta” mes dy demokratëve për karrigen në Kuvend, Jorida Tabaku thellon rezultatin ndaj Ilir Alimeh…
  •  Sherr mes adoleshentëve në Maliq, plagoset me thikë 15-vjeçari
  • “Zgjedhjet në Shqipëri, rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”- Berisha nga Brukseli: Edi Ramën e g…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.