• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ministrja Koçiu: Së shpejti nis rikonstruksioni i Spitalit Lezhë, shërbime më të mira për rreth 200 mijë qytetarë

01/30/2024
in Slider, Sociale
Ministrja Koçiu: Së shpejti nis rikonstruksioni i Spitalit Lezhë, shërbime më të mira për rreth 200 mijë qytetarë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Spitali Rajonal i Lezhës, i cili tashmë ka marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale do të rikonstruktohet tërësisht duke rritur gamën e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Lezhës.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë inspektimit në Spitalin e Lezhës deklaroi se me nisjen së shpejti të rikonstruksionit, ky spital merr një fazë zhvillimi të mëtejshëm, krahas maternitetit i cili ofron kushte tërësisht bashkëkohore.

Koçiu u shpreh se ky investim do të mundësojë rritjen e cilësisë së shërbimit për rreth 200 mijë banorë si dhe transformimin e ambienteve për mjekët dhe pacientët.

“Një lajm i mirë ky për të gjithë mjekët, infermierët dhe gjithë stafin që punon në spitalin rajonal të Lezhës, por edhe për afro 200 mijë banorë dhe qytetarë të të gjithë rajonit që do të përfitojnë nga kushte shumë më bashkëkohore në këtë strukturë spitalore. Falë investimeve të vazhdueshme të qeverisë dhe MSHMS-së në aparatura bashkëkohore do të ofrohen shërbime të reja diagnostikuese dhe ekzaminuese”, deklaroi Koçiu.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë vizitoi edhe ambientet e transformuara të Maternitetit të Lezhës, duke theksuar se është “një model ekselent në pajisje dhe teknologji”.

Ajo falënderoi mjekët dhe infermierët për punën e tyre në shërbim të grave dhe vajzave.

Në bashkëbisedim me ministren Koçiu, stafi mjekësor, por edhe qytetarët u shprehën shumë të kënaqur për kushtet e krijuara si dhe cilësinë e shërbimeve që ofrohen.

Spitali Rajonal Lezhë ofron shërbime në patologji, pediatri, shërbimin e Anestezi-reanimacionit, të kirurgjisë së përgjithshme, okulistikë, kujdes paliativ, kimioterapi, ortopedi si dhe shërbimin e obstetrikë-gjinekologjisë.

Related

Tags: Ministrja Kociuspital Lezhevizite
Previous Post

Samiti B-40/ Kryebashkiaku i Stambollit vlerëson arritjet e Tiranës: Veliaj, një kryebashkiak vizionar dhe i palodhur që ka bërë një progres të paimagjinueshëm

Next Post

Kolegji i Europës në Tiranë, bashkia bursa vjetore për studentët shqiptarë, Veliaj: “Është vetëm fillimi”; Mogherini: “Tirana një qytet i bukur dhe tërheqës; Kolegji, investim i shkëlqyer për vendin”

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.