• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tirana mban Presidencën e B-40, Veliaj: Sot jemi kthyer në një model të transformimit, etalon se si mund të ndryshojnë hapësirat urbane

01/30/2024
in Aktuale, Slider
Tirana mban Presidencën e B-40, Veliaj: Sot jemi kthyer në një model të transformimit, etalon se si mund të ndryshojnë hapësirat urbane
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Nga sot, Tirana merr drejtimin e Presidencës së B-40, që është rrjeti më i madh i bashkive në rajonin tonë. Përmes një videomesazhi, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet se këtë vit Tirana do të jetë shtëpia e madhe e gjithë bashkive të Ballkanit. “Fillon nga bashkia e Stambollit e Ankarasë deri në bashkitë e Lubjanës, Sofjes, Bukureshtit dhe gjithë bashkitë në mes. Praktikisht është gjithë Europa Lindore, ose si themi ne, lagjja jonë.
Më vjen mirë që këtë vit Tirana ka kryesinë e B40. Vitin e parë ishte Stambolli. Vitin e dytë, vjet ishte Athina. Këtë vit Tirana do të jetë shtëpia e madhe e gjithë bashkive të Ballkanit”, deklaron ai.
Veliaj nënvizon se Tirana sot është kthyer në një model të transformimit. “Të transformimit që filloi me Edi Ramën si kryeministër me transformimin e qytetit dhe sot është kthyer në një etalon se si mund të ndryshojnë hapësirat urbane. Ka shumë kuriozitet nga bashkitë e tjera se si po funksionon përgatitja për punët e së ardhmes, gjithë këto aftësitë dixhitale, si funksionon Piramida, si funksionon TUMO dhe cilat janë punët e së ardhmes në të cilat po investohet Tirana? Shumë prej tyre janë kurioz se si Tirana arrin që të tërheqë kaq shumë turistë dhe arrin që të krijojë hapësira ku turistët mund të kalojnë kohë, edhe të mësojnë, por sigurisht edhe të shpenzojnë dhe të prodhojnë ekonomi për qytetin”, thekson kryebashkiaku.
Ai shton se ka shumë dëshirë dhe interes për të bashkëpunuar në projekte europiane. “Fjala vjen, aftësia e Tiranës për të qenë një vit Kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin tjetër Qyteti Europian i Sportit, vitin që vjen Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, janë mënyra, janë grepa sesi ti tërheq vëmendjen, tërheq financa dhe tërheq më shumë turistë dhe më shumë aktivitete. Ndaj dhe shpresoj shumë që Tirana do kthehet në një mësimore, në një hapësirë, për të nxënë, për të kuptuar sesi në kohë rekord ne mund të bëjmë transformime që përpara dukeshin të pamundura”, deklaron Veliaj.
Pas Presidencës 12-mujore të B40, Tirana do të marrë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. “Titulli përmban dy qytete, një qytet në Mesdheun verior dhe një qytet tjetër në Mesdheun jugor. Do të jetë qyteti i Aleksandrisë së Egjiptit qytetit ynë binjak.
Le të themi, Mesdheu nuk po kalon kohët më të mira, me atë që po ndodh në Izrael e në rripin e Gazës, me shumë emigracion që vjen nga Afrika, por dhe brenda për brenda Europës, me shumë lëvizje populiste dhe fryma ksenofobe, unë besoj që Tirana ka shumë për të ofruar, se çfarë është bashkëjetesa, sesi ne mund të kemi fe të ndryshme, bindje të ndryshme, por jetojmë si një komunitet e si një familje e mbarë.
Ndaj, dhe mezi pres që ta dalim me sukses për B40-ën, ta ngremë akoma sa më lart emrin e Tiranës e pastaj të jemi një shtëpi e madhe e hapur për gjithë Mesdheun, përtej Ballkanit për Tiranën Krryeqytetin Mesdhetar të Kulturës”, shprehet Veliaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: Samiti B-40TiraneVeliaj
Previous Post

Veliaj pret kryebashkiaken e Podgoricës: “Mësojmë nga njëri-tjetri”; Olivera Injac: “Faleminderit për eksperiencën, jeni kryebashkiaku më i suksesshëm në Ballkan”

Next Post

Samiti B-40/ Kryebashkiaku i Stambollit vlerëson arritjet e Tiranës: Veliaj, një kryebashkiak vizionar dhe i palodhur që ka bërë një progres të paimagjinueshëm

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.