• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Inagurohet shkolla e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, Manastirliu: Këtë vit përfundojmë 100 shkolla

02/01/2024
in Slider, Sociale
Inagurohet shkolla e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, Manastirliu: Këtë vit përfundojmë 100 shkolla
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Për këtë vit do të përfundojnë 100 objekte shkollore, të cilat ne i kemi nisur si projekte dhe do t’i vendosim në dispozocin të mësuesve dhe nxënësve tanë brenda këtij viti.” – Deklarata u bë nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, gjatë përurimit të shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, e cila është rindërtuar me standardet më të mira, me mbështetjen e programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.
Sot, në ceremoninë e hapjes zyrtare të godinës së re arsimore, e cila simbolizon një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të arsimit cilësor, ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, përfaqësuesi i UNDP, Francisco Roquette, mësues, nxënës, si dhe përfaqësues të institucioneve arsimore.
Krahas investimeve në infrastrukturën arsimore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit tha se fokusi dhe vëmendja më e madhe është në modernizimin e kurrikulave shkollore, si dhe në mbështetjen profesionale për mësuesit. Kjo përfshin rritjen e pagave dhe ofrimin e më shumë garancive për zhvillimin e tyre profesional, me synimin që të përgatisin nxënësit, jo vetëm për sfidat e tregut vendas, por edhe atë ndërkombëtar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Fokusi Ministrisë së Arsimit dhe Sportit shkon përtej vetëm infrastrukturës fizike të shkollës, që patjetër që është një komponent i rëndësishëm i të gjithë sistemit arsimor. Komponenti i dytë i rëndësishëm është kurrikula shkollore, për të cilën ne kemi një plan për të ridimensionuar dhe modernizuar kurrikulën e shkollës, ku në fokus do të jenë edhe shkollat me orientim gjuhësor, me orientim artistik, shkollat në orientim sportiv, por gjithashtu edhe burimet njerëzore. Dhe unë këtu dua ta kem fokusin kryesor të punës së ekipit të Ministrisë së Arsimit, ku, ne do të kalojmë në një nivel të ri të mbështetjes për mësuesit, të shkallëve të kualifikimit të mësuesve, të mbështetjes direkte, nëpërmjet rritjes pagave dhe të të ofruarit mësuesve akoma më shumë garanci për rritjen e tyre profesionale”, tha Manastirliu.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu foli edhe për hapjen e Kolegjit të Evropës, Kampusit të Tiranës.

“Me masterplanin që po përgatisim, do të kemi një projekt fantastik gjithashtu për Kolegjin e Evropës, i cili ne duam, dhe së bashku po punojmë, që të kemi akoma më shumë kapacitete pritëse, për të pasur edhe më shumë të rinj. Dhe imagjinoni tani dhe këtu duhet t’ju drejtohem ju nxënësve por sidomos mësuesve se çfarë përgjegjësie keni, sepse nxënësit tuaj janë ata që do të jenë diplomatët nesër, nxënësit tuaj janë ata të cilët do të tregojnë vlerat e vendit tonë, Shqipërisë, sepse edhe me turizmin që po rritet me nevojën që ne kemi për t’i treguar vlerat e kombit tonë ne na duhen poliglotët, por nga ana tjetër ju si nxënës keni shumë mundësi dhe shkolla duhet ta japë dhe ta ofrojë këtë potencial të jashtëzakonshëm.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Shkolla “Asim Vokshi” është ndërtuar si një institucion model arsimor, i pajisur me infrastrukturë të avancuar dhe teknologji të fundit. Ajo do të ofrojë një mjedis inovativ arsimor për 750 nxënës, duke u fokusuar në mësimin e gjuhëve të huaja dhe aftësitë në fushën e IT-së. Kjo shkollë ka për qëllim përgatitjen e nxënësve jo vetëm për tregun e punës në Shqipëri por edhe atë ndërkombëtar, duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të qenë konkurrues në një treg global.

Related

Previous Post

“Berisha mbahet në arrest, kur e dimë se Rama firmosi”, Meta: Drejtësia e re merr direktivat nga tribunat e Kongreseve të “Rilindjes”

Next Post

Pezullimi i 5 punonjësve të policisë, Balla: AMP në bashkëpunim me SPAK, po godet me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të efektivëve

Lajme të ngjashme

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjatë pushimeve verore

by redaktor2
07/18/2025
0

Shtohen hapësirat e plazheve publike në bregdetin e Durrësit.  Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky aksion duke thënë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
  • Aksioni për lirimin e plazheve/ Rama: Shtohen hapësirat në bregdetin e Durrësit, më shumë akses gjat…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.