• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu në gjimnazin “Sinan Tafaj”: Zgjerojmë laboratorët e Inteligjencës Artificiale në shkolla

02/06/2024
in Slider, Sociale
Manastirliu në gjimnazin “Sinan Tafaj”: Zgjerojmë laboratorët e Inteligjencës Artificiale në shkolla
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Ditën e Internetit të Sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte në Shkollën e Mesme të Përgjithshme “Sinan Tafaj”, ku pati mundësinë të shohë dhe të dëgjojë për projektet e nxënësve, që janë bazuar në teknologjinë e avancuar, të krijuara në Laboratorin e Inteligjencës Artificiale të kësaj shkolle.
“Laboratorët e Inteligjencës Artificiale, janë një prej atyre bërthamave në 25 shkolla të vendit, nëpërmjet të cilave ne kemi synuar që të projektojnë pikërisht ata të rinj të cilët, në të ardhmen do të merren  me programimin edhe kodim. Ky projekt është më tepër ambicioz se kaq, sepse do të sjellë në shkolla frymën inovative dhe kreative për sa i përket fushës së Teknologjisë dhe Informacionit, që të rinjtë të mundet të eksplorojnë në laboratorin e Inteligjencës Artificiale”, tha Ministrja Manastirliu në bashkëbisedim me gjimnazistët e shkollës “Sinan Tafaj”.
Projekti “Inteligjenca artificiale për të rinjtë” i mbështetur nga INTEL dhe AADF, synon të edukojë dhe informojë brezin e ri për potencialet dhe risitë e inteligjencës artificiale. Ministrja Manastirliu tha se MAS do zgjerojë strukturat laboratorike të TIK në 216 shkolla në vend që do t’u shërbejnë jo vetëm nxënësve por edhe mësuesve, duke vënë theksin te rëndësia e trajnimit të mësuesve për të përdorur metodat më të fundit të mësimdhënies si dhe për rëndësinë e informimit të fëmijëve për internetin e sigurt.
“Jam e bindur që kjo i vlen shumë edhe mësuesve në kuadër edhe të trajnimit të tyre përmes Programit të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, në mënyrë që të kemi edhe mësuesit sa më të trajnuar me metodat dhe programet më të avancuara. Vetëm për këtë vit do të jenë rreth 4 mijë mësues të cilët do të trajnohen. Kryesisht janë mësues të matematikës, shkencave, gjuhës, dhe teknologjisë informative dhe komunikimit (TIK), për të avancuar drejt metodave efektive të mësimdhënies, që i shërbejnë mësuesve për t’ua bërë mësimin edhe më të lehtë, por edhe më tërheqës”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Laboratori i inteligjencës artificiale në gjimnazin “Sinan Tafaj” është pajisur me teknologji moderne dhe mjete didaktike që e bëjnë procesin mësimor më tërheqës dhe efektiv për nxënësit. Këtë vit shkollor, nxënësit e brezit të parë kanë filluar eksplorimin e moduleve të ndryshme të projektit, duke filluar nga njohuritë bazë për AI deri te proceset e avancuara të përpunimit të të dhënave.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: gjimnaziManasterliuSinan Tafaj
Previous Post

Ministrja Koçiu në Qendrën Shëndetësore 24-orëshe Fushë Arrëz: Shërbim në banesë në çdo zonë të Shqipërisë

Next Post

Aktivitete për 104-vjetorin e Tiranës kryeqytet, ja plani i lëvizjes së automjeteve në rrugën “Myslym Shyri” këtë fundjavë

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.