• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Balluku inspekton punimet për rrjetin e kanalizimeve në Mat: Asnjë tolerancë për subjektet që ndotin ujërat larës

02/10/2024
in Politikë, Slider
Balluku inspekton punimet për rrjetin e kanalizimeve në Mat: Asnjë tolerancë për subjektet që ndotin ujërat larës
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Në Bashkinë e Matit po zbatohet projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe impiatin e trajtimit të tyre. Projekti përfshinë qytetin e Burrelit dhe zonat perifierike të tij duke i dhënë zgjidhje një problematike shumëvjeçare për këtë zonë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Projekti parashikon shtrimin e rreth 24 kilometrave linjë të kanalizimeve, 300 puseta për disiplinimin e ujërave të ndotura dhe shtrimin e rrjeteve sekondare dhe terciale.

Në terren, për inspektimin e punimeve ku deri më tani janë realizuar afro 30% e tyre, ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja, njëherësh Minisër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorrin e AKUK, Klevis Jahaj dhe kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj.

“Kolektori kryesor me diametër 1500 do të mbledhë 4 linjat kryesore të qytetit, të fshatit Muzhak dhe të zonës periferike të qytetit. Ky kolektor kryesor do të shkojë me vetërrjedhje pranë impiantit. Projekti parashikon dhe ndëritmin e një impianti para trajtimit të ujërave të ndotura, gjithashtu dhe një godinë për personelin së bashku me laboratorin, lidhjen e energjisë elektrike pranë tij, makineritë dhe pajisjet që i duhen drejtorisë rajonale për ta mirëmbajtur dhe për të operuar në pastrimin e të gjithë rrjetit të kanalizimeve”, njoftoi drejtori Jahaj.

Aktualisht zona periferike e Burrelit dhe fshati Muzhak largimin e ujërave të ndotura e bën ndërmjet gropave septike, të ndërtuara jashtë kushteve teknike, ndërsa pjesa tjetër përmes kanaleve të hapura të cilat paraqesin një rrezik të vazhdueshëm. Me invesitmn që po bëhet kjo problematikë merr zgjidhje.Duke vlerësua këtë ndërhyrje që po realizohet në bashkinë e Matit, Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku u ndal tek aksioni që Qeveria Shqiptare njoftoi vetëm pak ditë më parë, i cili ka në fokus ujërat larës, dhe reduktimin e ndotjes së tyre. Balluku përsëritii edhe një herë apelin drejtuar subjekteve që operojnë pranë ujërave larës që të marrin masa për trajtimin e ujërave të ndotur.“Të gjithë ato njësi tregtare që operojë dhe flasim kryesisht për hoteleri, restorante, pika të tjera argëtimi, të cilat operojnë në zonën bregdetare, në të gjitha ato zona ku ndodhen ujërat larëse, liqenet edhe lumenjtë, duhet që të implementojnë një impiant për pastrimin, për purifikimin e ujërave të ndotura para se ato të hidhen në kolektorët apo në ato vende të dizenjuara për tu shkarkuar. Kjo për shkak se tashmë Shqipëria 4 fishon numrin e saj të banorëve gjatë periudhës së sezonit turistik”, tha Balluku.Për subjektet të cilat do të refuzojnë këto masa, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, solli në vëmendje penalizimet të cilat shkojnë deri në pezullim të aktivitetit të subjekteve.

“Pas 90 ditëve Task Forca do të ketë të drejtën të fillojë të kontrollojë dhe të monitorojë në terren se çfarë ndodh në të vërtetë, a janë këto subjekte tashmë të pajisura me impiantin? Në rast se do të vihet re që disa subjekte nuk e kanë përmbushur këtë kërkesë detyrimisht ato do të gjobiten përmes një mase administrative dhe do ti jepet edhe 60 ditë kohë për implementimin dhe në rast se pas 60 ditësh do të vazhdoj të ketë një mos bindje nga ana e bizneseve për të vendosur impiante, gjoba do të eskalojë, por nga ana tjetër Task Forcës do ti lindë dhe e drejta për të bllokuar aktivitetin e subjekteve”, nënvizoi Balluku duke shtuar se bashkëpunimi edhe me të zgjedhurit vendor është i rëndësishëm në këtë aksion.

Nga ana e tij, kryebashkiaku Malaj vlerësoi invesitmin sa i takon disiplinimit të ujërave të ndotur në bashkinë e Matit. Projekti pritet të jetë gati para sezonit turistik të vitit të ardhshëm, disa muaj para afatit të parashikuar.

Related

Previous Post

Manastirliu në Korçë, firmoset marrëveshja me Bashkinë për Kartën e Studentit

Next Post

“Një grup i vogël tenton të kontrollojë çdo aspekt të jetës së shqiptarëve”- Basha: Janë të tmerruar nga dalja e një alternative që i jep zgjidhje krizës

Lajme të ngjashme

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.