• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Manastirliu në Korçë, firmoset marrëveshja me Bashkinë për Kartën e Studentit

02/10/2024
in Slider, Sociale
Manastirliu në Korçë, firmoset marrëveshja me Bashkinë për Kartën e Studentit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Studentët e Universitetit të Korçës do të kenë mbështetje me shërbime me tarifa të reduktuara ose falas, me Kartën e Studentit.
Marrëveshja për Kartën e Studentit për Universitetin e Korçës u firmos nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Bibliotekën e Qytetit.
“Firmosja e marrëveshjes për Kartën e Studentit bëhet realitet në Korçë, që studentët të kenë shërbime me tarifa sa më të ulura, të kenë shërbime të cilat ofrohen falas apo të kenë çmime të reduktuara në shërbime të ndryshme që ato marrin në qytet.“, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. 
Karta e Studentit sjell favore të shumëfishta edhe për studentët e Universitetit të Korçës, pas Universitetit të Tiranës dhe të Durrësit që tashmë e aplikojnë këtë kartë.
 “Studentët e Universitetit “F.S. Noli” do të përfitojnë përmes Kartës së Studentit, bileta me gjysmë çmimi për shfaqjet në teatrin “Andon Zako Çajupi” dhe hyrje falas në eventet sportive të organizuara nga klubi “Skënderbeu”. Po ashtu, atyre do t’u ofrohet me tarifa të reduktuara  vizitat në Muzeun Oriental “Bratko”, Muzeun e Fotografiaë “Gjon Mili”, Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, etj.”, tha Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo.
Studentët gjithashtu do të përjashtohen nga tarifat e pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit, nëse marrin iniciativën për të hapur një biznes në vitin 2024.
Bashkia e Korçës ka lançuar edhe një program të teknologjisë dhe inovacionit që synon të transformojë qytetin në një qendër të rëndësishme të teknologjisë, duke ofruar trajnime të shumta me çmime të reduktuara për studentët përmes kartës së studentit.
Mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për studentët përfshirë dhe ata nga Universiteti i Korçës ka qenë e vazhdueshme edhe me bursa studentore. 
“Janë më shumë se 50 mijë studentë, të cilët mbështeten me bursa, mbështeten me reduktim të tarifave të studimit apo me mbështetje të plotë sa i përket studimeve të tyre. Gjithashtu për këtë vit ne kemi bërë të mundur që të dyfishohen kuotat e bursave sa paga minimale për studentët, për 350 studentë të cilët studiojnë në programet prioritare dhe studentë të ekselencës”, tha  Manastirliu. 
MAS, për herë të parë këtë vit mbështet të rinjtë që ndjekin Arsimin e Lartë dhe me kreditë studentore, një program i ri që synon të mbulojë kostot e studimeve dhe të jetesës për studentët që nuk janë subjekt i përfitimeve të tjera. Kjo iniciativë e re do të ofrojë mundësi të mëtejshme për studentët që përballen me sfida financiare, duke u lejuar atyre të përqendrohen në studimet e tyre pa u shqetësuar për aspektet ekonomike.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Previous Post

Ndjekje si në filma/ Hodhi drogën nga makina dhe u largua, 26-vjeçari shqiptar arrestohet pasi…

Next Post

Balluku inspekton punimet për rrjetin e kanalizimeve në Mat: Asnjë tolerancë për subjektet që ndotin ujërat larës

Lajme të ngjashme

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re

by redaktor2
07/22/2025
0

Nga Ermal Qori Ëndrra për një karrige e kundërshtarëve ngre Arlind Qorin në fronin e opozitës së re në Shqipëri....

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë

by redaktor2
07/18/2025
0

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është kërcënuar nëpërmjet disa mesazheve zanore të ardhur në platformën WhatsApp nga një numër...

“Të shmanget ndikimi në elektorat përmes politikave fiskale”, kreu i KQZ, Celibashi kërkon pezullimin e dy projektligjeve: Kuvendi të mos i shqyrtojë

KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje

by redaktor2
07/18/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në përgatitje që në fillim të javës që vjen, të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në...

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

“Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur të krijoni qeverinë me Inteligjencë Artificale dhe ne tjerët do bëjmë muhabet

by redaktor2
07/18/2025
0

Kryeministri Edi Rama ishte me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up, teksa foli për synimet e qeverisë për 2030 dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.