• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Berisha reagon pas bashkimit të dy grupimeve në PD: 43 deputetë u mblodhën së bashku në selinë e partisë dhe bënë realitet…

02/12/2024
in Politikë, Slider
Berisha reagon pas bashkimit të dy grupimeve në PD: 43 deputetë u mblodhën së bashku në selinë e partisë dhe bënë realitet…
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sali Berisha nuk e pato shansin që në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për herë të parë pas dy vitesh në selinë e kësaj partie, të ishte edhe ai vetë fizikisht.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Nga dritarja e banesës së tij ku ndodhet nën masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi”, Berisha tha se 43 deputetë të Partisë Demokratike bënë realitet dëshirën e 700 mijë shqiptarëve.

Pjesë nga reagimi:

Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur trafikantë, vrasës, pengmarrës, përdhunues, me një fjalë Aleanca e Qelbësirave, e tmerruar nga toleranca zero e opozitës kundër krimit të organizuar, derdhi me dhjetëra e qindra milionë euro kundër saj.
Opozita duket e pamundur kur mediat më të mëdha, të rëna në grazhdin e qeverisë, organizatë e vërtetë kriminale nga mëngjesi deri në darkë, censurojnë, manipulojnë lajmet për opozitën, demonizojnë atë, vazhdojnë melodinë e vjetër të shpifur të Edi Ramës se fajin e ka Saliu dhe fajësojnë opozitën për krimet dhe mëkatet e qeverisë. Të dashur miq, ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur narkoqeveria për të vendosur kontrollin mbi ju, mori peng drejtues të saj, njerëz të cilëve ju i besuat për dhjetë vite me radhë. Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita bëhet pothuaj e pamundur kur narkoqeveria korrupton zyrtarët më të lartë të zbulimit, ambasadorë dhe diplomatë për goditur e shkatërruar opozitën e vendit dhe konsoliduar pushtetin e krimit të Edi Ramës. Ju jeni heronjtë e opozitarizmit në Shqipëri, Europë dhe botë.
Si ju nuk ka sot askërkund. Ju jeni heronjtë e vërtetë sepse opozita bëhet pothuaj e pamundur kur drejtësia politike arreston liderin e opozitës, kur gjykatat e narkoshtetit vjedhin simbolet e partisë opozitare. Ju jeni heronj të vërtetë sepse opozita duket e pamundur kur parlamenti u mohon deputetëve çdo të drejtë të dhënë nga Kushtetuta dhe vullneti i sovranit. Për të gjitha këto, shumë nga ju jeni përballur me presione të jashtëzakonshme. Me të drejtë edhe mund të jeni përlotur, jo vetëm për padrejtësitë ndaj jush dhe opozitës, por të përlotur për Shqipërinë tonë të dashur. Ka lot në sytë e demokratëve, por ato janë dhe do jenë lot gëzimi, sepse opozita është e bashkuar.
Të dashur miq, në historinë e PD-së, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëve, sot pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por edhe pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj.

Related

Previous Post

Të dy kanë lënë pezull njohje jashtë shtëpisë së BBV, çfarë po ndodh mes çiftit? Sara flet për boksierin: Kam nevojë të dëgjoj fjalën e tij! Bardhi: I kërkoj falje gocës që…

Next Post

Heidi përlotet në oborr/ Romeo: Të kam zemër moj

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore

by redaktor2
08/06/2025
0

Një kompani e dyshimtë, me një pasqyarë financiare me zero të ardhura dhe zero shpenzime ka përfituar një leje ndërtimi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.