• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Gazetari Elvis Myrtaj në nominim/ Kolegët në mbështetje, thirrje për ta votuar

02/12/2024
in Showbiz
Gazetari Elvis Myrtaj në nominim/ Kolegët në mbështetje, thirrje për ta votuar
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Gazetari i kronikës së zezë, Elvis Myrtaj, është një nga personazhet më të dashura të publikut, i cili është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” këtë edicion të tretë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Me integritetin e tij, me mirësjelljen, me thjeshtësinë e tij ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar, i cili e përqafoi menjëherë figurën e tij.

Këtë javë ai ndodhet në një nomimin kur përballë ka aktorin Romeo Veshaj dhe modelen Heidi Baci.

Në mbështetje të tij, sot ka pasur një nismë nga kolegët e Elvisit, gazetarë të cilët para Prokurorisë së Posaçme para institucionit ku shpesh ai raportonte, të cilët ftojnë qytetarët të përkrahin gazetarin në mënyrë që të qëndrojë sa më gjatë brenda shtëpisë.

Gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Elvisi është nga të paktat personazhe që ka treguar se mund të bëhesh pjesë e një loje apo një realityshow pa përdorur  gjuhë skandaloze, sjellje vulgare, agresivitet ndaj të tjerëve, gjëra të cilat nuk kanë munguar as në këtë edicion të “Big Brother VIP”.

Elvisi ka treguar se përtej të qenit VIP është një njeri i thjeshtë, i dashur, i përkushtuar ndaj familjes dhe punës dhe një figurë me integritet.

Pak ditë më parë ai ndau me të gjithë publikun shqiptar dhe historinë e jetës së tij. Vështirësitë ekonomike me të cilat i është dashur të përballej kur ishte fëmijë apo problemet shëndetësore të babait të tij.

Gjatë rrëfimit tregoi se dita më e lumtur dhe e bukur e jetës së tij ishte momenti kur gjendja e babait të tij u stabilizua dhe doli nga koma.

Gazetari tha se ishte futur në “Big Brother” për të rigjetur veten pasi pas problemeve që kishte kaluar kishte një gjendje të rëndë psikologjike.

“Jam lindur 16 gusht, 1986. Jam djali i fundit i familjes, një familje e vogël, por e lumtur. Jam rritur në një lagje e cila ka pasur një komunitet shumë të lumtur dhe si rrjedhojë edhe fëmijëria ime ka qenë e lumtur. Në pranverën e 2004-ës, për shkak të problemeve të babit në biznesin e tij, filluan problemet ekonomike.

Bënim ekskursione me shkollën në Kosovë dhe Sarandë, dhe i thashë babait që nuk do shkoj, nuk e harroj atë ditë, ka qenë e martë. Babi im ka hyrë në shtëpi me 100 euro dhe 100 mijë lekë, i kishte marrë borxh për mua që të mos ndahesha nga shokët. Dhe doja të kurseja sa më shumë dhe i kam kthyer 70 euro dhe 50 mijë lekë. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime, kuptova se në një familje të bashkuar arrihet çdo gjë.

Ky vit që lamë pas ka qenë edhe më i vështirë, babai ka pasur hemorragji të brendshme në stomak dhe e shtruam në spital. Pësoi një atak dhe prej katër ditësh qëndroi në koma, mendova se e humba, nuk e kisha menduar se do ta përjetoja kështu.

Një telefonatë më dha shpresë dhe më tha që gjendja e babit u stabilizua dhe kjo ishte ndjesia më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Pas këtij momenti nuk kam pasur një gjendje të mirë psikologjike, mund edhe të kem kaluar në depresion, kisha frikë të konsultohesha me një psikolog se kisha frikë nga përgjigjja që do merrja.

U futa në ‘big’ që të ktheja Lisin që kisha humbur. Doja të gjeja veten se e kisha humb veten, frymoja kot, nuk kisha asnjë lloj motivi, asnjë lloj emocioni. Jam shpreh me disa nga banorët që edhe sikur të dal tani jam në rregull sepse e kam gjetur sërish veten time”, rrëfeu gazetari./ CNA

Related

Tags: Elvis Myrtakolegetmbeshtetje
Previous Post

“Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”; Veliaj: “Tirana qendër graviteti për art, kulturë, ekonomi, biznes dhe diplomaci. Këto janë ditët më të mira për kryeqytetin tonë”

Next Post

Përfundon mbledhja e përbashkët në selinë qendrore të PD-së, çfarë u diskutua në takimin me dyer të mbyllura

Lajme të ngjashme

Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar

Big Mama thyen heshtjen pas finales së “Ferma VIP”: Fitorja ishte e paracaktuar

by redaktor2
07/04/2025
0

Pas përfundimit të spektaklit “Ferma VIP”, ku fitues u shpall Big Basta, nuk kanë munguar reagimet nga ish-banorët. Një ndër...

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

by redaktor2
07/03/2025
0

Eleni Foureira i dhuroi një natë shpërthyese Teatrit të mbushur plot e përplot në Nicë të mërkurën. Në fakt, një...

“Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn?

“Deja Vu” po bën namin në TikTok, por a po e sabotojnë Rina Balajn?

by redaktor2
07/03/2025
0

Këngëtarja Rina Balaj është rikthyer fuqishëm me këngën “Deja Vu”, që po pushton TikTok-un por duket se rrugëtimi nuk ka...

Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!

Luiza Gega dhe partneri saj plane për fëmijë, të rejat nga çifti i njohur!

by redaktor2
06/28/2025
0

Trajneri dhe bashkëshorti i rekordmenes dhe atletes Luiza Gega, Taulant Stërmasi, i ftuar në emision televiziv, ka folur përpos sportit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Veliaj i burgosur pa prova, po shkelni Konventën Europiane. Kryebas…
  • Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord
  • “Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blu…
  • Tirana mirëpret Javën Kulturore Egjiptiane nga data 8 deri më 12 korrik
  • Tirana mikpret Forumin e parë të të diplomuarve nga universitetet saudite në Ballkan
  • Ministri i Financave dhe drejtori i përgjithshëm i Doganave zhvilluan një vizitë inspektimi në Degën…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.