• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nuk votuan ndihmën ekonomike, Veliaj për këshilltarët e Berishës dhe Metës: Kjo sjellje nuk e ndihmon Tiranën, hidhen pupthi sa herë jua kërkon çifti i partisë

02/12/2024
in Politikë
Nuk votuan ndihmën ekonomike, Veliaj për këshilltarët e Berishës dhe Metës: Kjo sjellje nuk e ndihmon Tiranën, hidhen pupthi sa herë jua kërkon çifti i partisë
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar qëndrimin e këshilltarëve të PD së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Arlind Qorrit, të cilët kanë tentuar që të prishin mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Në një intervistë për News 24, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se kjo qartazi është një axhendë e PD dhe e PL, por që dëmton interesat e qytetarëve. “Qartazi këtu ka një ndarje të roleve. Në parlamentin e Shqipërisë do jetë PD ajo që do degradojë dhe do sillet në mënyrë vulgare, do jenë funksionarët e PD që do lyejnë me miell punonjësit e gardës. Ndërkohë kanë ndarë rolet dhe në Bashkinë e Tiranës sportin e rrugaçërisë dhe të vulgaritetit duhet ta luajë partia tjetër. Këtu ka një ndarje të qartë të roleve. Kur ti e kë axhendën e ditës ndihmën ekonomike, pagesën e personave që marrin bonus për shtëpitë e tërmetit, kur ti ke ndarjen e shtëpive të tërmetit, kur ti ke pagesën e njerëzve që mund të kenë pas zjarre, siç ishte pallati te njësia 7 që presin pagesën për të riblerë mobiliet dhe për të rregulluar shtëpinë. Dhe kur ti do të kalosh kampusin e Kolegjit të Europës. Asnjë prej këtyre çështjeve nuk është e PS”, deklaroi Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se këto veprime të këshilltarëve të opozitës janë fyese. Veliaj shprehu bindjen se ata që tentojnë të bllokojnë ndihmën ekonomike apo rindërtimin e shtëpive, do të ndëshkohen nga qytetarët në zgjedhjet e ardhshme. “Sa fiken kamerat e kthen në një gallatë meqë kryetari i partisë të ka thënë të bësh këto lloj çudirash. Kjo është fyese, për mua, për ty dhe për ata që i kanë votuar këta njerëz. Ata vërtetë mund t’i kenë votuar shumë pak njerëz. Unë e mbaj mend kur kjo partia që ju thoni kishte një emër tjetër. Pasi mbylli numrin e niptit, hapi një numër nipti tjetër tamam si ata dyqanet që kanë borxhe me këtë fjalën e re, Parti e Lirisë. I kam parë edhe kur kanë qenë edhe 13 veta dhe 8 veta, dhe 6 veta dhe tani 3 veta. Në këtë sens e kuptoj që sa më pak të bëhen, aq më të dhunshëm bëhen. Por nuk i ndihmon se erdhën zgjedhjet e tjera. Se erdhën zgjedhjet e tjera. Dhe njerëzit do thonë: Ku ishe ti? Që nuk votoje ndihmën ekonomike, që nuk votoje asistencën sociale, që nuk voton shtëpitë e tërmetit, ndihmën që jepet pas një zjarri që ka rënë. Je aty që sa herë të thotë çifti i partisë, të hidhesh pupthi dhe të shkulësh kavot”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se kjo sjellje nuk e ndihmon Tiranën. “Në një moment kur Tirana është kryeqyteti Europian i Rinisë, i Sportit, i Kulturës, sot drejtojmë gjithë bashkitë e Ballkanit, dhe t’i bën një sjellje dy-thundrake të Mesjetës, ti sillesh si një neandertal që sapo ke zbritur në civilizim dhe nuk kupton çfarë janë kabllot, çfarë janë mikrofonat dhe fillon shkul dhe fillon shkul gjithë dynjanë aty. Kjo është e padenjë. Tirana këtë e ka si një lemzë të vogël. Për ata kjo lemzë do jetë mbytëse. Se do vijnë zgjedhjet e tjera dhe njerëzit do thonë ku ishit ju”, deklaroi ai.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: BerisheskeshilltaretMetesreagimVeliaj
Previous Post

Zbulohen diskutimet në Këshillin Kombëtar/ Noka: Bashkimi ynë ka dhënë mesazh. Murrizi skeptik: Çfarë do të bëjmë pas protestës?!

Next Post

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në selinë blu! Dy deputetë kërkojnë që Sali Berisha të jetë në protestën e 20 shkurtit!

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.