• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Balla takim me homologun Piantedosi në Romë: Eksperiencën italiane ta përdorim për menaxhimin e pronave të konfiskuara nga grupet kriminale

02/13/2024
in Politikë, Slider
Balla takim me homologun Piantedosi në Romë: Eksperiencën italiane ta përdorim për menaxhimin e pronave të konfiskuara nga grupet kriminale
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është takuar me homologun e tij italian, Matteo Piantedosi në Romë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Modeli i mirë-menaxhimit të pronave të konfiskuara me burim kriminal që po aplikon shteti italian, do të ndiqet edhe nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), është një nga çështjet që është dakordësuar në takimin e sotëm mes ministrave.

“Pjesë e diskutimit ka qenë edhe qasja e re, sa i përket Agjencisë së trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara. Italia ka një eksperiencë të vyer sa i përket trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, kryesisht pronave që kanë qenë dikur në pronësi të grupeve kriminale apo të mafies italiane. Në këtë aspekt kemi dakordësuar me ministrin Piantedosi që eksperiencën italiane të mund ta përdorim edhe në mënyrën sesi do t’i qasemi pronave që po sekuestrohen dhe konfiskohen nga grupet kriminale apo nga veprimtari të tjera korruptive”, deklaroi për mediat pas takimit ministri Balla.

Dy ministrat e Brendshëm kanë dakordësuar gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policive.

“Brenda pak ditësh do të mblidhet në Tiranë grupi teknik për të detajuar gjithçka kemi dakordësuar midis dy ministrave sot, të cilat do t’i përmblidhja në fushën e luftës kundër krimit të organizuar; kemi zhvilluar së bashku me policinë italiane 14 operacione të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, kryesisht në goditjen e grupeve kriminale dhe rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të trafikut të lëndëve narkotike. Kemi operacione të përbashkëta jo vetëm në Shqipëri dhe Itali, por kemi pasur një operacion të rëndësishëm, edhe në vende të tjera ku për Policinë e Shtetit shqiptar dhe agjencitë tona ligjzbatuese, është më e vështirë për të mbërritur”, shtoi Balla.

Gjatë takimit, ministri i Brendshëm shqiptar kërkoi anëtarësimin me status të asociuar ose si vëzhgues, të Policisë Rrugore Shqiptare në Shoqatën e Policive Rrugore Europiane, për të përfituar nga përvoja e tyre.

I shoqëruar edhe nga drejtuesit e Policive bregdetare të Durrësit dhe Vlorës, Balla tha se synimi është rritja e sigurisë në brigjet tona, në luftën kundër trafiqeve, por edhe për të garantuar që çdo pushues t’i bëjë pushimet i qetë dhe pa u shqetësuar nga keqpërdorimi i mjeteve ujore.

Komunikimi i plotë me mediat i ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

Pyetje: Keni përfunduar një vizitë me homologun tuaj Italianë por krah jush janë dy drejtorët të Durrësit dhe të Vlorës. Ka një simbolikë për emigrantët, trafikun e drogës? Pse e keni zgjedhur këtë simbolikë në takim?

Ministri Balla: Së pari, dua të ndaj me ju vlerësimin se kemi rënë dakord me ministrin Piantedosi për një nivel tjetër të bashkëpunimit dypalësh mes dy Ministrive të Brendshme asaj të Republikës Italiane dhe asaj të Shqipërisë. Kemi dakordësuar forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy Policive të Shtetit. Brenda pak ditësh do të mblidhet në Tiranë grupi teknik për të detajuar gjithçka kemi dakordësuar midis dy ministrave sot, të cilat do t’i përmblidhja në fushën e luftës kundër krimit të organizuar; kemi zhvilluar së bashku me policinë italiane 14 operacione të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, kryesisht në goditjen e grupeve kriminale dhe rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të trafikut të lëndëve narkotike. Kemi operacione të përbashkëta jo vetëm në Shqipëri dhe Itali, por kemi pasur një operacion të rëndësishëm, edhe në vende të tjera ku për Policinë e Shtetit shqiptar dhe agjencitë tona ligjzbatuese, është më e vështirë për të mbërritur.

Po ashtu dua të informoj se pjesë e diskutimit ka qenë edhe qasja e re sa i përket Agjencisë së Trajtimit të Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Italia ka një eksperiencë të vyer sa i përket trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, kryesisht pronave që kanë qenë dikur në pronësi të grupeve kriminale apo të mafies italiane dhe në këtë aspekt kemi dakordësuar me ministrin Piantedosi që eksperiencën italiane, të mund ta përdorim edhe në mënyrën se si do t’i qasemi pronave, që po sekuestrohen dhe konfiskohen nga grupet kriminale apo nga veprimtari të tjera korruptive.

Kështu që në këtë aspekt kjo vizitë e sotme hap një etapë të re të bashkëpunimit, mendoj që pas finalizimit nga grupet teknike do të ri-takohemi përsëri dhe kësaj radhe në Tiranë për të firmosur një marrëveshje të re bilaterale, jo vetëm në fushën e bashkëpunimit policor, por dhe në fusha të tjera të interesit dypalësh por dhe shumë planesh, po të kemi parasysh që para pak ditësh është zhvilluar këtu në Itali dhe takimi i parë tri-lateral mes Policisë Shqiptare, asaj Italiane dhe Mbretërisë së Bashkuar, të gjitha këto, në funksion, le të themi, të punës së përbashkët në përballje me grupet kriminale. Ju e dini se ndërsa krimi nuk njeh kufij, edhe bashkëpunimi policor, duhet t’i tejkalojë kufijtë.

Po ashtu i kam kërkuar Ministrit të Brendshëm italian, anëtarësimin, ndoshta me status, të asociuar ose si vëzhgues, të Policisë Rrugore Shqiptare në Shoqatën e Policive Rrugore Europiane, po të kemi parasysh eksperiencën dhe ‘know how’ që mund të marrë Policia Rrugore Shqiptare për t’u përballur me sfidat e sigurisë rrugore. Po ashtu edhe një sërë çështjesh të tjera, të cilat do të duhet të detajohen nga grupet teknike që duhet të ngrihen menjëherë pas këtij takimi.

Pse jam me drejtuesit e qarqeve të Vlorës dhe të Durrësit; natyrshëm, janë dy pikat hyrëse më të rëndësishme që lidhin Shqipërinë me Italinë dhe po ashtu, sezoni i ri turistik që presim është pjesë e qasjes dhe nevojës për të planifikuar në kohë të gjithë sigurinë publike. Shqipëria po dëshmon të jetë jo vetëm një destinacion turistik falë bukurive natyrore që ka, por ka edhe një dimension të ri, atë të një sigurie publike mbresë-lënëse. Kështu që në këtë aspekt do të doja të përfitoja nga rasti të ndaja me ju përpjekjet dhe përgatitjet që ne po bëjmë qoftë me drejtorinë e Durrësit, qoftë me atë të Vlorës për të garantuar të gjithë pushuesit italianë që kanë zgjedhur dhe rezervuar tashmë hotelet në Durrës, Vlorë, gjithë Shqipërinë, që i mirëpret si një destinacion tepër i sigurt.

Po ashtu edhe për çështje të tjera që janë të karakterit teknik, që nuk mund t’i ndaj me ju dhe publikun.

Pyetje: Do të ketë ndonjë risi për kontrollin e kufirit blu?

Ministri Balla: Është e vërtetë që kontrolli i kufirit blu, për kapacitetet që ne kemi është gjithmonë një sfidë e vështirë dhe me grupin teknik, mes dy Policive, do të detajohet edhe një mbështetje që ne kemi kërkuar dhe presim të marrim nga pala italiane, nga Guardia di Finanza apo agjenci të tjera, pjesë e Policisë apo Karabinerisë italiane për të rritur sigurinë e brigjeve tona, qoftë në luftën kundër trafiqeve, por më shumë se kaq, sepse në këtë aspekt rezultatet janë të dukshme, por për të garantuar që çdo pushues, në çdo breg të Shqipërisë, t’i bëjë pushimet i qetë dhe pa u shqetësuar nga keqpërdorimi i mjeteve ujore. Asnjëherë nuk harroj ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në bregdetin shqiptar dhe ato duhet të na shërbejnë si një reflektim për të përmirësuar sigurinë në brigjet tona. Prandaj edhe këtë çështje e kemi diskutuar dhe do ta detajojmë për t’i paraprirë sezonit të ri turistik që vjen pas pak muajsh.

Related

Previous Post

Prokuroria e Posaçme ka thirrur në një seancë ndërmjetësimit, gazetarin e kronikës së zezë Elvis Myrta.

Next Post

Plani i BE për rritjen e Ballkanit Perëndimor, Parlamenti Evropian kërkon kushte shtesë për përdorimin e mjeteve

Lajme të ngjashme

Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë

Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë

by redaktor2
05/24/2025
0

Trashëgimia unike fotografike e Arkivit Marubi ishte në qendër të vëmendjes në edicionin e 15-të të “Natës së Muzeve” në...

Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

by redaktor2
05/24/2025
0

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike...

Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”

Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”

by redaktor2
05/23/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”,...

Reagojnë avokatët e Veliajt dhe Xoxës: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar ; Përpjekje për të dëmtuar imazhin publik

Reagojnë avokatët e Veliajt dhe Xoxës: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar ; Përpjekje për të dëmtuar imazhin publik

by redaktor2
05/22/2025
0

Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, kanë reaguar pas raportimeve të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë
  • Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët
  • Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”
  • Ish banorja e BBA së shpejti nënë për herë të parë!
  • Reagojnë avokatët e Veliajt dhe Xoxës: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar ; Përp…
  • ‘Gjigandët e gjunjëzuar’- BE-ja financon studimin që transformon Kombinatin në Tiranë dhe Metalurgji…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.