• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Ambasadori amerikan në Prishtinë: Vendimi i Kosovës për dinarin ka ndikuar në marrëdhëniet tona

02/15/2024
in Rajoni & Bota, Slider
Ambasadori amerikan në Prishtinë: Vendimi i Kosovës për dinarin ka ndikuar në marrëdhëniet tona
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë të enjten se vendimi i Kosovës për ta zbatuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb, ka ndikuar në cilësinë e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

“Më lejoni të theksoj sa problematik është ky moment, saqë qeveritë tona nuk duket se po punojnë në partneritet me njëra-tjetrën. Prandaj, dua që t’i shmangim gjëra të tjera si këto”, tha Hovenier për gazetarë të enjten.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës – e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin – hyri në fuqi më 1 shkurt.

Ai tha se deklaratat e zyrtarëve amerikanë kanë qenë vazhdimisht të qarta se Kosova duhet ta shtyjë vendimin e zbatimit të rregullores.

“Ne kemi shpresuar se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti do të angazhohej, siç bëjnë partnerët, për ta zgjidhur këtë çështje se bashku, në vend se të merren veprime në mënyrë të njëanshme… ne jemi të shqetësuar që Qeveria e Kurtit nuk e ka bërë këtë. Çfarëdo sugjerimi se gjërat janë në rregull, se ne të gjithë ne pajtohemi me njëri-tjetrin, nuk është aspak i vërtetë. Ne jemi të shqetësuar dhe të frustruar dhe mendoj se toni i ndihmëssekretarit O’Brien e pasqyron këtë shumë qartë”, tha Hovenier.

Hovenier tha se është “gjë e rrallë” që Kosova të kritikohet nga Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke iu referuar fjalimit të ambasadores amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e cila e përsëriti kërkesën e shtetit të saj që Kosova të pezullojë zbatimin e vendimit të BQK-së gjatë një seance më 9 shkurt ku u bisedua me kërkesë të Serbisë për çështjen e dinarit.

Deklaratat e ashpra të ambasadorit amerikan në Prishtinë vijnë një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tentoi t’i hedhë poshtë sugjerimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, i cili tha se Kosova po e rrezikon partneritetin me Shtetet e Bashkuara pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat edhe mik të rëndësishëm sikurse Shtetet e Bashkuara, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Kosovës”, tha Kurti të mërkurën.

O’Brien paralajmëroi të martën se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere, nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të, pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien të martën në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Hovenier tha se ndihet i shqetësuar nga deklaratat publike të Kurtit dhe zyrtarëve të tjerë kosovarë pas intervistës së O’Brien, të cilët pretenduan se partneriteti SHBA-Kosovë nuk është prekur dhe mund të mos preket nga kjo situatë, duke shtuar “duhet të jem i qartë se kjo nuk është aspak e vërtetë. Nuk është kështu”.

Të hënën, BQK-ja njoftoi se faza e tranzicionit të zbatimit të rregullores së saj do të zgjasë deri në tre muaj, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova nuk do të heqë dorë nga vendimi për ndalimin e dinarit për pagesa me para të gatshme, por se ai po i respekton kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për këtë çështje.

Por, Hovenier theksoi se Qeveria kosovare nuk i ka dëgjuar kërkesat e SHBA-së për shtyrjen e zbatimit të vendimit të rregullores.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara i kishin kërkuar Qeverisë së Kosovës dy gjëra specifike në lidhje me vendimin për zbatimin e rregullores së BQK-së.

“E para, duhet të vendoset një procedurë përmes së cilës Serbia mund t’i transferojë fondet në përputhje me rregulloren e Bankës Qendrore. Por kjo nënkupton standarde dhe praktika evropiane. Vendosja e kësaj procedure duhet të diskutohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Presim nga Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në këtë.

“E dyta, derisa të punohet për ta zbatuar këtë proces afatgjatë, duhet të ketë provizione të përkohshme për ta lejuar Serbinë të vazhdojë të ofrojë fonde për shërbime të nevojshme sociale, përfshirë pagesat sociale, si pensionet, mbështetjen për sistemin e shëndetësisë dhe arsimit. Deri tani nuk ka pasur përpjekjet për ta mundësuar këtë në baza të përkohshme”, shpjegoi Hovenier.

Serbia e ka kritikuar ashpër rregulloren e BQK-së, duke e interpretuar si synim të Qeverisë së Kosovës për dëbim të serbëve. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre – përmes një sistemi paralel – rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.

Banka Popullore e Serbisë i ka dërguar prej vitesh dinarët në një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, dhe ato më pas janë transportuar nga kompania ndërkombëtare Henderson.

BQK-ja ka thënë se një praktikë e tillë është e paligjshme, pasi vetëm ajo mund të bëjë eksport dhe import të monedhave dhe kartëmonedhave brenda territorit të Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që duhet të ekzistojë vetëm një valutë për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002.

Related

Previous Post

Pas takimit me të rinjtë, Blinken shkon në Kryeministri, mbërrin edhe Yuri Kim

Next Post

FOTO/ Veliaj takon Sekretarin Blinken, e njeh me transformimin e Piramidës: “Dje simbol i izolimit, sot simbol i teknologjisë e të ardhmes”

Lajme të ngjashme

Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë

Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë

by redaktor2
05/24/2025
0

Trashëgimia unike fotografike e Arkivit Marubi ishte në qendër të vëmendjes në edicionin e 15-të të “Natës së Muzeve” në...

Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

by redaktor2
05/24/2025
0

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike...

Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”

Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”

by redaktor2
05/23/2025
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”,...

‘Gjigandët e gjunjëzuar’- BE-ja financon studimin që transformon Kombinatin në Tiranë dhe Metalurgjikun në Elbasan, në hapësira biznesi dhe zona eko-industriale

‘Gjigandët e gjunjëzuar’- BE-ja financon studimin që transformon Kombinatin në Tiranë dhe Metalurgjikun në Elbasan, në hapësira biznesi dhe zona eko-industriale

by redaktor2
05/22/2025
0

Disa nga zonat më të mëdha industriale në vend, si Kombinati në Tiranë, Metalurgjiku në Elbasan etj., të etiketuar deri...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Shqipëria dhe Arkivi Marubi ndriçuan Natën e Muzeve në Romë
  • Britanikja ‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët
  • Veliaj prezanton “Tirana Moons”, një instalacion i ri në sheshin “Nënë Tereza”
  • Ish banorja e BBA së shpejti nënë për herë të parë!
  • Reagojnë avokatët e Veliajt dhe Xoxës: Asnjë provë që lidh klientët tanë me pasurinë e hetuar ; Përp…
  • ‘Gjigandët e gjunjëzuar’- BE-ja financon studimin që transformon Kombinatin në Tiranë dhe Metalurgji…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.