• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Në 2025, PD është fituese e zgjedhjeve”- Bardhi në Elbasan: Të nisim punën derë me derë, Shqipëria ka humbur 4 vite të çmuara

02/17/2024
in Politikë
“Në 2025, PD është fituese e zgjedhjeve”- Bardhi në Elbasan: Të nisim punën derë me derë, Shqipëria ka humbur 4 vite të çmuara
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

“Në 2025, PD është fituese e zgjedhjeve”- Bardhi në Elbasan: Të nisim punën derë me derë, Shqipëria ka humbur 4 vite të çmuara

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Nga Elbasanit, demokrati ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 20 shkurtit, ndërkohë që ka theksuar se në do të vijohet me aksionin e fortë opozitar, duke u shkuar qytetarëve dere më derë, atëherë PD do jetë forcë fituese në vitin 2025.

“Po të jemi të gjithë bashkë, nga sot, e të nisim punë që sot,  pa u ndalur derë më derë, në 2025 PD duhet dhe është fituese e zgjedhjeve. Jo thjeshtë se ka ardhur momenti, por se Shqipëria ka humbur 4 vite të çmuara. Unë jam dëshmitar për sakrificën dhe betejën që ju dhe ne të gjithë bashkë, bëmë në 2021. Në atë betejë, vetëm duke patur në krah njëri tjetrin, ne punuam dhe arritëm të fitojmë mendjen dhe zemrën e qytetarëve të Elbasanit. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë në këtë periudhë që na ka ngelura deri në zgjedhje. Do të duhet të fitojmë mendjen dhe zemrën e çdo qytetari të ndershëm. Këtu në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë.  Te qytetarëve që e duan ndryshimin që e presin ndryshimin  dhe që punon për ndryshimin”, shprehet Bardhi.

Fjala e plote e Gazment Bardhit

Kënaqësi të takohemi sot, këtë javë, ku dy ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur për PD dhe opozitën, pas një periudhe ku rruga e konfliktit dhe përçarjes i mërziti dhe i bëri pesimist demokratët. Bashkimi i PD të hënën dhe bashkimi i opozitës në një fron të përbashkët dje, janë dalje nga errësira ku ishin futur të gjithë bashkë, duke bërë kështu atë që pret prej kohësh çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar i ndershëm.

Pa bere histori me atë qe ka ndodhur ne këto dy vite ne PD, ku shume prej nesh per këto  zhvillime kanë ndarë mendime të ndryshme që na përçanë dhe na futën në konflikt, nuk dua të fsheh krenarinë që edhe njëherë ne demokratët treguam se kur bëhet fjalë për Shqipërinë, kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve shqiptarë dimë ti kapërcejmë vështirësitë. Ne fatmirësisht u ndërgjegjësuam të gjithë bashkë se ajo rrugë ishte rrugë e gabuar.

Ka nje pjesë të vogël prej nesh që mendojnë akoma se rruga e bashkimit nuk është rrugë e duhur! Nuk do të duhet ti flasim as me mllef e as me inat, miqve e shokëve që kemi bërë beteja me ta. Kemi një dëtyrë! Ti ndërgjegjësojmë se përçarja nuk është rruga e duhur. Jo vetëm për PD, sepse ne nuk jemi këtu vetëm për PD, por nuk është rruga e duhur për Shqipërinë. Sepse ne këtu jemi për Shqipërinë! Ne jemi këtu se duam të jetojmë në Shqipëri! Prandaj duhet ti ndërgjegjësojmë të jenë krah nesh, përballë Edi Ramës. Ti ndërgjegjësojmë të jemi krah njëri tjetrit sepse vetëm ashtu jemi më të fortë. Vetëm ashtu hedhim themelet e nevojshme për të ndërtuar projektin fitues për PD dhe fitorja e PD është objektivi që bën këto burra e gra bashkë në këtë sallë dhe mijëra të tjerë jashtë kësaj salle.

Po të jemi të gjithë bashkë,  nga sot,  e të nisim punë që sot,  pa u ndalur  derë më derë, në 2025 PD duhet dhe është fituese e zgjedhjeve. Jo thjeshtë se ka ardhur momenti, por se Shqipëria ka humbur 4 vite të çmuara. Unë jam dëshmitar për sakrificën dhe betejën që ju dhe ne të gjithë bashkë, bëmë në 2021. Në atë betejë, vetëm duke patur në krah njëri tjetrin, ne punuam dhe arritëm të fitojmë mendjen dhe zemrën e qytetarëve të Elbasanit.

Të  njëjtën  gje duhet të bëjmë në këtë periudhë që na ka ngelura deri në zgjedhje. Do të duhet të fitojmë mendjen dhe zemrën e çdo qytetari të ndershëm. Këtu në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë.  Te qytetarëve që e duan ndryshimin që e presin ndryshimin  dhe që punon për ndryshimin.

Nuk do të u flas sa keq qeverisë Edi Rama se kam bindjen e thelle se ju e ndjeni me shume se une apo kolegët deputet. Dua të jem i vërtetë: Vështirësitë më të mëdha  gjatë këtyre viteve I keni kaluar ju, demokratët dhe anëtarët e partisë. Ne ndonjëherë edhe për shkak të vendimeve të gabuara tonat,  ja u kemi shtuar mundimin. Dhe nuk është asnjëherë e tepërt edhe të kërkojmë ndjesë që nuk i kemin bërë gjerat gjithmonë ashtu sic duhet. Prandaj duke qenë të gjithë të ndërgjegjshme se çfarë po bën Edi Rama, do të duhet që të gjithë bashkë të jemi me 20 shkurt në orën 5:30 në shesh përpra kryeministrisë.

Jo thjesht për të treguar se reagojmë para padrejtësisë, por për të dhënë mesazhin se të bashkuar jemi më të fortë dhe dimë të japim përgjigjen e merituar ndaj padrejtësive që na bëhën.

Elbasani duhet ti prijë protestës së 20 shkurtit. Do të jemi  ne në këtë sallë e shume më shumë qytetarë. Sepse qytetarët e Elbasanit kanë shumë për të protestuar. Kanë shumë arsye për të reaguar. Edhe pse një zonë me kaq shumë burime, me njerëz kaq punëtor, Elbasani është në hartën e qyteteve ku varfëria po u pamundëson jetën shumicës së qytetarëve.

Kam bindjen e plotë se strukturat e partisë  dhe qytetarët e Elbasanit që na janë bashkuar në takimin e sotëm do të ftojnë në protestë jo thjesht demokratet, por çdo qytetar. 20 shkurti nuk është protestë e demokratëve, nuk është protestë e PD, por është protestë e çdo qytetari që do të jetoj në Shqipëri dhe e do të ardhmen e familjes së tij.

Nuk dua ta zgjas shume. Fjalët I kemi pas të madha gjatë gjithë këtyre viteve sa dhe ju kemi lodh! Tani është koha për veprim. Tani është koha që të jemi të gjithë bashkë. Ne jemi të nderuar që ju kemi në krah dhe ne do jemi në krahun tuaj për të bërë gjithçka që PD të kthehet force fituese, në forcën që udhëheq Shqipërinë drejt Europës.

Ju përshëndes të gjithve dhe  shihemi në 20 shkurt, ora 17:30, para kryemisnitrisë.

Related

Previous Post

300 mln lekë për start up-et në 2024, hapet thirrja për sipërmarrjet e reja inovatore, ministrja Ibrahimi: “Financim deri në 9 mln lekë për idetë më të mira; Ja hapat që duhet të ndiqni”

Next Post

Prapaskenat/ Kunja, sherre dhe ironi, çfarë ndodhi mes ish-banorëve të “Big Brother” dhe produksionit

Lajme të ngjashme

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!

by redaktor2
08/06/2025
0

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është...

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i pacipë, duhet t’i tregojë

by redaktor2
08/06/2025
0

Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë...

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-së

by redaktor2
08/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të ri që përditëson kuadrin ligjor të masave shtrënguese ndërkombëtare në Shqipëri, duke...

“Nxis publikun të denoncojë çdo rast”- Siguria në plazhe, Balla: Duhet rritje e vigjilencës, përgëzoj policinë për reagimin e shpejtë

Berisha e quajti 21 Janarin krim shtetëror pa dashje, reagon Balla: Saliu urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

by redaktor2
08/05/2025
0

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar me një video të publikuar në rrjetet sociale, pas deklaratave të fundit të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Sidnei Suini ndahet nga i fejuari, futbollistët e Premier Ligës e “shpartallojnë” me mesazhe në rrje…
  • Minatori humbi jetën në galerinë e Jeton Danit; babai i kandidatit të PS-së: Më lini rehat!
  • Polemikat për pallatin e konfiskuar/ Gjyqtari Balliu i përgjigjet Ramës: Nëse ka prova që unë jam i …
  • Qeveria përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, reflektohen 4 vendimet e reja të BE-…
  • Shumëkatëshi te Ish-Ekspozita bllokon trotuarin dhe mbyll hyrjen e parkimeve nëntokësore
  • Tifoze e Milanit dhe modele, Jori Delli shfaqet mahnitëse në rrjetet sociale
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.