• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arian Ymeri: Granti 300 milionë lekë mundësi financimi për sipërmarrjet e reja, ja procedura e aplikimit

02/19/2024
in Ekonomi
Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arian Ymeri: Granti 300 milionë lekë mundësi financimi për sipërmarrjet e reja, ja procedura e aplikimit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Të gjithë ata shtetas shqiptarë që kanë një ide biznesi, por kanë nevojë për suport monetar, tashmë mundet të përfitojnë mbështetje nga granti i qeverisë. Thirrja për aplikime është çelur me 16 shkurt dhe koha e aplikimit është një muaj. Në total, fondi për start-up-et është 300 mln lekë.
Drejtori i Agjencisë Startup Albania, Arian Ymeri, shpjegon skemën e mbështetjes së granteve e cila u vjen në ndihmë sipërmarrjeve inovative. “Fondi është 300 mln lekë. Është fondi më i madh i alokuar nga qeveria shqiptare në ndihmë të kompanive Start up, në disa faza. Këtë herë mendojmë që numri të jetë minimalisht 55 duke vajtur te një numër maksimal 70-75 kompanish. Skema e mbështetjes me grante është ndarë në tre faza. Faza e parë ndihmon idetë e reja, njerëzit të cilët mund të jenë individë shqiptarë, prezentë këtu, të diasporës, por dhe ata që quhen nomadët digjitalë. Ata financohen deri në 100 përqind të vlerës së kërkuar. Faza e dytë ka të bëjë me kompanitë që janë të themeluara, që kanë një prototip, që është funksional dhe ka nevojë për mbështetje për ta zhvilluar akoma më shumë. Këto kompani financohen deri në 4.5 mln lekë dhe deri në 90 pëqind të vlerës së kërkuar nga projekti. Faza e tretë janë ato kompani të cilat janë në treg, kanë një produkt që tashmë tregtohet dhe duan mbështetje për ta zhvilluar ose më shumë brenda Shqipërisë ose jashtë territorit. Ato që ne i quajmë përshkallëzim të modelit të biznesit. Në këtë fazë skema financon deri në 85 përqind të vlerës”, thotë Ymeri.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Sipas tij, prioritet do të kenë 6 fusha, ndërkohë që ka edhe rregulla të detajuara për ata që do të aplikojnë. “Secila fazë ka disa komponentë që duhen plotësuar, sidomos komponenti i komercializimit të këtyre ideve, sidomos te faza e parë duhet të jetë shumë i qartë. Domethënë ku po shkojmë, nga do vijnë të ardhurat për kompaninë, si do të ndërtohen më tej përtej financimit. Në fazën e dytë dhe të tretë kur komanitë janë pak më të maturuara, aty kërkohen më shumë detaje rreth modelit të biznesit. Është shumë e rëndësishme që ata të përcakojnë shumë qartë se si do ta zhvillojnë, cili është tregu I tyre, kë do të targetojnë filimisht, kush mund të jenë bashkëpunëtorët fillestarë etj. Prioritetet aty janë 6 sektorë IT, turizëm, agro-përpunim, prodhim, energji dhe manifakturë. Të gjithë këto komponentë ne duam që start-upet ti shikojnë si prioritete zhvillimi trategjik. Megjithatë nuk kufizohemi te këta sektorë”, shprehet Arian Ymeri.

Related

Tags: Arian YmerigrantiStartup Albania
Previous Post

“Duhet t’i japësh mundësi ta njohësh”/ Meritoni këshillon Bardhin për Sarën

Next Post

Opozita sot në protestë para Kryeministrisë, zbardhen detaje nga tubimi! Zbulohet a do të marrin pjesë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Lajme të ngjashme

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

ARRSH hap tender 1.1 milionë euro për urën e Milotit

by redaktor2
08/21/2025
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të bëjë një ndërhyrje emergjente për përforcimin e themeleve të Urës së Milotit, përmes një tenderi...

Ministri i Financave, Malaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gazheli inspektojnë skanerin e Portit të Durrësit

Ministri i Financave, Malaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gazheli inspektojnë skanerin e Portit të Durrësit

by redaktor2
08/11/2025
0

Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë...

BERZH miraton huanë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

BERZH miraton huanë 30 milionë euro për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

by redaktor2
08/05/2025
0

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar këtë të martë, më 5 gusht, se do të mbështesë ndërtimin dhe...

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Denaj: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

by redaktor2
08/04/2025
0

Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.