• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

PS ndez motorrët elektoralë, Veliaj: Në 2025 fitojmë mbi 74 mandate, nisim turin për hapjen e partisë në çdo njësi

02/19/2024
in Politikë
PS ndez motorrët elektoralë, Veliaj: Në 2025 fitojmë mbi 74 mandate, nisim turin për hapjen e partisë në çdo njësi
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Partia Socialiste ka ndezur motorrët elektoralë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Në një intervistë për Report tv, Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës shpreh bindjen se mazhoranca aktuale do të rikonfirmohet sërish në qeverisjen e vendit, duke siguruar mbi 74 vota. “Unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë që të qeverisim të vetëm. Dhe besoj fort që nëse nuk e bëjmë këtë me arrogancë, por e bëjmë me modesti, besoj se do të kemi një rezultat edhe më të mirë, mbi 74 mandate. Por siç thashë, kjo është si ajo toka që duhet punuar në çdo brazë, jo në disa zona të suksesshme dhe disa zona jo. Ambicia ime është që në të gjithë qarkun e Tiranës të kemi një fitore të njëtrajtshme. Pra, jo vetëm Bashkia e Tiranës, Kamza dhe Vora që kanë performuar mirë, por edhe Rrogozhina e Kavaja që mund të jenë në periferi të qarkut, por janë zona shumë të rëndësishme, pavarësisht se kanë më pak vota, për t’u siguruar që Tirana ka një rezultat të njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e vet, në të gjithë territorin e vet”, thotë Veliaj.
Kreu i Bashkisë thekson se me përqendrimin e popullsisë në qarkun e Tiranës dhe roli dhe pesha në zgjedhje merr një rëndësi të veçantë. “Ne kemi një parti që është partia më e disiplinuar dhe partia më e madhe. Sigurisht Tirana ka një rol të veçantë se Qarku i Tiranës është i vetmi qark që vazhdon të rritet. Nëse në qarqet e tjera kemi tkurrje të popullsisë që përkthehet në tkurrje të mandateve, në Tiranë kemi rritje të popullsisë dhe rritje të mandateve. Prandaj, roli i Tiranës në çdo Parlament të ardhshëm do të jetë gjithnjë e më i madh. Nëse për disa kryetarë të tjerë ose drejtues të tjerë halli me të cilin përballen është tkurrja, sfida jonë është rritja, pra si do menaxhohet kjo rritje jo vetëm në menaxhimin e qytetit, por edhe mënyrën si kjo do të përkthehet në rritje të angazhimit politik.
Duke u ndalur në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS të zhvilluar pak ditë më parë, Veliaj nënvizoi se në nga detyrat është sigurimi i një fitoreje lineare dhe një hapje të partisë kudo.
“Nëse ka një mesazh që erdhi nga Asambleja, ishte mesazhi i hapjes. Partitë që mbyllen janë parti që shuhen. Po të shohësh si është tkurrur LSI-ja, iu desh të ndërronte emrin që të mos identifikohej me një katastrofë politike. Po të shohësh se si PD-ja prapë është tkurrur nga një parti që kontrollonte të gjithë vendin u kthye në një parti që kontrollonte vetëm Tiranën në vitin 2015 dhe pastaj vetëm bulevardin, pastaj vetëm oborrin, pastaj vetëm në rrugicë dhe tani vetëm një dritare. Dhe unë besoj se është fatkeqësi nëse nuk mëson edhe nga gabimet e kundërshtarëve. Shumë prej këtyre prurjeve, qoftë ata që kanë mbushur moshën madhore, qoftë që janë profesionistë të rinj apo që janë kthyer, janë asete të jashtëzakonshme që mund të kontribuojnë në një parti që qeveris sot 55 bashki dhe Republikën. Ata mund të japin ide të reja, mund të injektojnë mënyra se si bëhen gjërat më ndryshe, më mirë, pak më shpejt. Kështu që, në këtë sens mesazhi është një hapje masive”, thotë ai.
Në kuadër të këtij procesi, Veliaj bën të ditur nisjen e turit në të 27 njësitë administrative të Tiranës. “Është Tirana që ka 27 Njësi Administrative, kemi 3 në Kamëz dhe 10 të tjera që janë në Kavajë, Vorë, Rrogozhinë. Janë 40 degë që do të shkojnë në proces hapje. Ideja është që brenda pranverës ne të jemi gati. Kemi 1 vit që të komunikojmë mesazhin e fushatës, mesazhin e Edi Ramës Kryeministër dhe të mandatit tjetër të PS, ku kemi qenë, ku kemi mbërritur dhe sa lart duhet ngritur steka e të ardhmes. Unë besoj fort që Shqipëria e 2030 nuk ka të njëjtat sfida që kishte Shqipëria e vitit 2013 apo 2015. Sot gjithmonë e më shumë po shkojmë drejt punëve të reja. Edhe politikat tona, edhe retorika e partisë tonë duhet të jetë për këto punë të të ardhmes dhe për këto ekzigjenca të të ardhmes”, nënvizon kryebashkiaku Veliaj.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Related

Tags: motormotorret elektoralendezPSVeliaj
Previous Post

Kryeministri Edi Rama vizitë zyrtare në Turqi, takohet me presidentin Erdogan

Next Post

Roza nuk i mban dot lotët, Rita Lati futet në ‘Big Brother’ dhe provokon me banane banorët

Lajme të ngjashme

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

“Falë reformave, më pranë BE”/ Rama: Duam të mbyllim negociatat deri në 2027. Të bindur që një ditë ‘do të martohemi’!

by redaktor2
09/01/2025
0

-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e 20-të ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit, si dhe të një...

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

Gjergj Luca ironi me Klevis Balliun: O shoku Fahri, këshilloje djalin! Te partia të rrijë si kec, se po gërthiti i vendosin zilen

by redaktor2
08/29/2025
0

Biznesmeni Gjergj Luca i është përgjigjur me ironi, një postimi të deputetit të PD, Klevis Balliu, ku shprehej se ortaku i Lucës...

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

Rama ndan pamje të tjera nga lirimi i hapësirave publike: Nuk është aksion, por kthesë deri në fund

by redaktor2
08/29/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të tjera nga operacioni i lirimit të hapësirave publike në vend.  Në rrjetin social Facebook ai...

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.