• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

“Sistemi i drejtësisë në dorë të PS-së”- Rithemelimi: Anëtarët KPK-së kërkojnë shpërblimin nga qeveria për punën e bërë, shkelje flagrante

02/19/2024
in Politikë, Slider
“Sistemi i drejtësisë në dorë të PS-së”- Rithemelimi: Anëtarët KPK-së kërkojnë shpërblimin nga qeveria për punën e bërë, shkelje flagrante
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Anëtarit të kryesisë së PD, Ivi Kaso, në një deklaratë për media është shprehur se anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) kanë kërkuar nga qeveria shpërblim për spastrimin politik që i kanë bërë drejtësisë.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Ai shprehet se kjo është një shkelje flagrante dhe e turpshme e parimit të pavarësisë dhe të ndarjes së pushteteve.

Sipas Kasos, kjo gjithashtu do të thotë  se e gjithë infrastruktura e drejtësisë së re të jetë në dorë të Partisë Socialiste.

“Anëtarët e KPK -Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – 9 muaj para mbarimit të mandatit i kërkojnë qeverisë që ti sajdisë në punë të mira. Dëshmojnë kështu se nuk ka rëndësi detyra, por karrigia. Dëshmojnë se, për të mbajtur karrigen, për të zënë një tjetër vend pëllumbash në sistem ata janë gati t’i dorëzohen padronit në qeveri, duke shkelmuar çdo parim pavarësie siç lajmëron targa e tyre e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në një kërkesë drejtuar Edi Ramës, Lindita Nikollës, Ulsi Manjës, dhe ambasadave të ShBA dhe BE, anëtarët e KPK kërkojnë që, meqë po u afron fundi i mandatit, të sistemohen si gjyqtarë. Kërkojnë pra, që tu kthehet favori që i kanë bërë pushtetit duke skualifikuar të padashurit dhe kualifikuar kandidatët e preferuar të qeverisë”, thekson Kaso.

Deklarata e Ivi Kasos:

Anëtarët e KPK -Komisionit të Pavarur të Kualifikimit – 9 muaj para mbarimit të mandatit i kërkojnë qeverisë që ti sajdisë në punë të mira. Dëshmojnë kështu se nuk ka rëndësi detyra, por karrigia. Dëshmojnë se, për të mbajtur karrigen, për të zënë një tjetër vend pëllumbash në sistem ata janë gati t’i dorëzohen padronit në qeveri, duke shkelmuar çdo parim pavarësie siç lajmëron targa e tyre e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në një kërkesë drejtuar Edi Ramës, Lindita Nikollës, Ulsi Manjës, dhe ambasadave të ShBA dhe BE, anëtarët e KPK kërkojnë që, meqë po u afron fundi i mandatit, të sistemohen si gjyqtarë.

Kërkojnë pra, që tu kthehet favori që i kanë bërë pushtetit duke skualifikuar të padashurit dhe kualifikuar kandidatët e preferuar të qeverisë.

Kjo është një shkelje flagrante dhe e turpshme e parimit të pavarësisë dhe të ndarjes së pushteteve në republikën e Shqipërisë.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë farsë dhe u kërkon ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian që ta refuzojnë dhe të distancohen nga ky shtrembërim i parimeve të shtet bërjes dhe drejtësisë.

Edi Rama, Lindita Nikolla dhe Ulsi Manja do të bëjnë atë që kanë bërë prej një dekade me institucionet e drejtësisë, por përfaqësuesit e aleatëve të Shqipërisë nuk mund t’ia lejojnë vetes këtë turpërim publik.

Synimi i kërkesës është i qartë: na siguroni jetëgjatësinë në sistem dhe ne do t’ju shërbejmë siç edhe e kemi bërë.

Nuk duhet shumë mund për të kuptuar se, në favor të kujt do të jenë vendimet e këtyre gjyqtarëve nesër, nëse Edi Rama, Ulsi Manja dhe Lindita Nikolla do të jenë palë. Ata do ti shërbejnë dorës që i daroviti, por jo drejtësisë, jo Republikës së Shqipërisë, jo interesit publik.

Konflikti i parë i interesit është se anëtarët e KPK kërkojnë të mbushin pikërisht ato vende në sistem që vetë i kanë zbrazur, duke skualifikuar gjyqtarë e prokurorë të tjerë.

Kjo i bën të dyshimta vendimet e tyre.

Së dyti ata kërkojnë vende në sistem edhe për ndihmësit e tyre, duke e kthyer në oligarki sistemin e drejtësisë. Sipas kërkesës që i drejtojnë qeverisë, ata duan që këshilltarët në KPK, të futen në shkollën e Magjistraturës pa konkurs, pra të bëhen gjyqtarë dhe prokurorë, ose të bëhen hetues të BKH apo zyrtarë në institucione të tjera të drejtësisë së re.

Me pak fjalë, ata kërkojnë shpërblimin për spastrimin politik që i kanë bërë sistemit të drejtësisë.

Kjo do të thotë që gjithë infrastruktura e drejtësisë së re të jetë në dorë të Partisë Socialiste.

Nuk mund të ndodhë ndryshe kur emërimet në drejtësi i bën Edi Rama, Ulsi Manja dhe Lindita Nikolla.

Partia Demokratike e ka përsëritur këtë alarm prej vitesh. Kjo është një nga provat e shumta se provat tona kanë qenë të pakundërshtueshme.

Kjo është prova se me Edi Ramën nuk ka drejtësi të pavarur, por drejtësi të kapur.

Kundër kësaj drejtësie që dënon popullin dhe favorizon patronazhistët të ngrihemi nesër.

O sot, o kurrë!

Related

Previous Post

Egla qan si bebe, Meritoni e ironizon: Shko te babi Juli! Replika dhe me Ledjonën: Ke dalë nga vetja! Merr ndonjë mësim se…

Next Post

Nga Pallati i Sportit te sheshi fundor i Bulevardit të Ri, Veliaj rendit projektet e mandatit të tretë

Lajme të ngjashme

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator

by redaktor2
09/01/2025
0

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka shpallur organizimin e dy tubimeve proteste më datat 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00...

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno

by redaktor2
09/01/2025
0

Pas ndarjes nga jeta në moshën 89-vjeçare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit...

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

by redaktor2
09/01/2025
0

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u...

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

FSHF zyrtarizon tre ndryshime në listën e Kombëtares, një futbollist braktis Shqipërinë për Zvicrën!

by redaktor2
09/01/2025
0

Kombëtarja shqiptare ka risi në ditën e saj të parë të grumbullimit për ndeshjet e muajit shtator. FSHF ka bërë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Vajza e saj feston ditëlindjen, Arbana Osmani i bën urimin e veçantë ! Moderatorja ndan pamjet e ëmb…
  • Naftëtarët protestojnë përballë Bankers Petroleum, sindikata shpall dy tubime më 5 dhe 6 shtator
  • Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit
  • Kush është 54-vjeçari që plagosi 2 persona me thikë gjatë sherrit masiv në lokalin në Korçë
  • Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, regjisori i shquar do të prehet në vendlindjen e tij, Vuno
  • Ngërçi politik në Kosovë! Presidenca: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.