• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Flamur Noka: Rama përdori McGonigal për të shpallur non grata Sali Berishën, nuk e njohim më për kryeministër

02/20/2024
in Politikë, Slider
Flamur Noka: Rama përdori McGonigal për të shpallur non grata Sali Berishën, nuk e njohim më për kryeministër
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike pranë grupimit të Sali Berishës dhe njëkohësisht deputeti i kësaj partie, Flamur Noka, tha se Charles McGonigal loboi për të shpallur non grata Sali Berishën dhe se në dosjen e tij, kryeministri Edi Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Pjesë nga fjala:

Kjo ditë do të mbahet mend gjatë. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor, i cili ka si qëllim të ndërpresë, projektin më të errët, skenarin më të zi që i është kanosur vendit në këto 33 vite, planin ogurzi të Edi Ramës kundër pluralizmit.

Një person që qeveris prej 11 vitesh, që ka kapur të gjitha pushtetet, që blen votat, që ndanë pasuritë e vendit, që është në krye të çdo afere, që u jep miliona euro familjarëve, që udhëton si sheik me avion nga taksat tuaja, që bën një kopsht këtu 4 milionë euro. I bën thjesht jo për ju por për tekat personale. Sot me këtë vërshim madhështor, ky person është i vetmi që është i trishtuar sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën, ëndrrës për mbretërim.

Vëllezër, edhe pse na burgosi liderin tonë, me një proces politik dhe bandidesk dhe fund e krye pa prova, jemi për t’i thënë Edi Ramës se opozita është këtu. Edhe pse përdori McGonigal për non gratën politike të Sali Berishës, përsëri Edi Rama nuk ia doli të na nënshtrojë. Në atë dosje Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar. Ndaj i themi nuk të njohim më për kryeministër.

Ne jemi sot për t’i thënë atij se atë përfundim do të kesh, pa lavdi. Si ndëshkim që do të të japë populli që e tradhtove dhe e shkele me këmbë. Jemi këtu për t’i thënë se ky shesh do të paracaktojë fundit tënd. Këta njerëz janë dëshmitar që ti jo vetëm do humbësh privilegjet dhe zyrën, por që për ty do të nisë një periudhë e keqe, e papërballueshme. Do të japësh llogari për çdo cent që u ke vjedhur shqiptarëve. Sot jemi për t’i thënë se pushteti është i njerëzve, ndaj asnjë institucion që ti mundohesh të kontrollosh, nuk do dalë dot mbi pushtetin e njerëzve. Jemi sot më të bashkuar se kurrë, siç e keni kërkuar ju prej kohësh. Ne nuk ndalemi deri sa t’i sigurojmë vendit votën e lirë”, tha Noka ndër të tjera.

Related

Previous Post

‘Rama degdisi shqiptarët’, Boçi: Ajo që na ka sjellë këtu është ulërima e qytetarëve

Next Post

Forcim i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë, ja marrëveshjet dhe memorandumet e firmosura mes Ramës dhe Erdogan

Lajme të ngjashme

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Janarin

by redaktor2
08/22/2025
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka publikuar në faqen e saj zyrtare përgjigjet e disa prej pyetjeve të drejtuara nga gazetarët....

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat

by redaktor2
08/22/2025
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shprehur shqetësime për situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar sfidat...

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira

by redaktor2
08/22/2025
0

3 gushti ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025. Kjo e dhënë u bë publike...

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e pandryshuar

by redaktor2
08/22/2025
0

Deputetja e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, Manjola Luku ka shprehur indinjatën e saj për propagandën që përdor kryetari i bashkisë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit
  • Tre deputetë dhe një ish-ministër nën hetim nga SPAK, Prokuroria e Posaçme: Ja zhvillimet për 21 Jan…
  • Tedi Blushi: Shqipëria përballet me sfida serioze në drejtësi dhe demokraci, të hetohen aferat
  • Konsumi i energjisë, rritet në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet …
  • Vrau Besmir Kumrien për kanalin vaditës, Gjykata e Fierit vendos ‘arrest me burg’ për Xhesion Toromë…
  • Deputetja e PD, Manjola Luku: Në fshatin Rubjek të bashkisë Shijak, situata e mbeturinave mbetet e p…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.