• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Nga Zidan te Konte, Tomas Tuhel nis të shohë “fantazma”. Enigmë posti i trajnerit të Bajernit

02/20/2024
in Sport
Nga Zidan te Konte, Tomas Tuhel nis të shohë “fantazma”. Enigmë posti i trajnerit të Bajernit
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Bajern Mynih po për jeton periudhën më të errët në dekadat e fundit. Ndonëse e nisën sezonin vrullshëm, humbjet ndaj Leverkusenit, Lacios dhe së fundmi me Bohumin i kanë kthyer 9 vite mbrapa.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Saktësisht kur Pep Guardiola regjistroi për herë të fundit 3 humbje radhazi, konkretisht me Leverkusenin, Barcelonën në Champions dhe kundër Augsburgut. U tha fillimisht se në rast disfate me Bohumin, Tuhel do të shkarkohej menjëherë nga detyra e “timonierit” në gjirin e kampionëve gjermanë. Por deklarata e shefave “pro” qëndrimit të përkohshëm të Tuhelit kanë hedhur idenë se për 50-vjeçarin ka ende shpresë. Megjithatë, raportimet e fundit nga prestigjiozja italiane “Corriere dello Sport” raportojnë se bordi ka nisur kontaktet e para me Zinedin Zidan, aktualisht i papunë. Megjithatë “Zizu” nuk është e vetmja alternativë në “Allianz Arena”:

ZINEDIN ZIDAN-Mediumi i “Corriere dello Sport” pohon se kontaktet fillestare mes shefave dhe Zidan kanë nisur para humbjes me Lacion, çka do të thotë se Hënes, Dresen dhe Frojnd po punojnë nën “rrogozë” për të gjetur personazhin e duhur që do u sigurojë rikthimin e sukseseve. Problemi kryesor ka të bëjë me gjuhën. “Zizu” ka thënë shpesh s’dëshiron të punojë me një klub apo kombëtare ku nuk e zotëron gjuhën. Liga e Kampionëve është një kompeticion që 51-vjeçari ia ka marrë dorës me Real Madrid, duke triumfuar në vitet 2016, 2017 dhe 2018. Përvoja e vetme te Reali s’jep siguri se mund t’ia dali edhe jashtë “galaktikëve”. Qasja e Zidanit në planin taktik përkon me sistemin modern 4- 3-3. Mesatarja pikëve është 2.24, ndërsa numri i trofeve është 11, shtoi këtu 2 çmime “Trajneri i Vitit”, palmares mbresëlënës, krahas etapës së kufizuar në menaxhim, 4 vite.

HANSI FLIK-Ish-trajneri i përfaqësues gjermane i befasoi të gjithë me tripletën në krye të Bajern Mynih, cikli 2019-2020. Hansi i mori bavarezët në krizë totale, të ngjashme me situatën aktuale dhe ia doli t’i ngjiste në majë të Europës. Pika delikate që shqetëson bordin konsiston me aventurën e hidhur te “pancerat”, ku u shkarkua si pasojë e rezultateve negative. Fakt është se Flik e njeh boshtin e kampionëve si Myler, Gorecka, Kimish, Nojer, Koman e Gnabri. Filozofia teknike e 58-vjeçarit gjen terren nrreshtimin 4-2-3-1, e cila është skalitur në Mynih.

ANTONIO KONTE- Strategu Konte gëzon reputacion të gjerë në bazë të grintës dhe energjisë që i përcjell ekipit. Edhe pse në letër kuotohet si pista më e vështirë, emri i madh i rekordmenëve gjermanë dhe statusi i tij i papunë i hap “dritën e gjelbër” operacionit. Ekipi i Milani ka qenë i lidhur së fundmi me Konten, pa anashkaluar edhe interesimin e Barcelonës. Italiani parapëlqen lojën e linjave me formacionin 3-5-2, e cila do të ishte risi te gjigantët nga Mynihu. Sigurimi i titujve në ekipe dhe liga të ndryshme rrit besimin se do të jetë i suksesshëm edhe në Gjermani, nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët.

KSABI ALONSO-Ecuria mbresëlënëse e Bajer Levekusen pa asnjë humbje në të gjitha frontet është provë e “gjallë” se trajneri iberikas mund të vendos hegjemoni triumfi edhe në Mynih, pasi është përshtatur në perfeksion me futbollin dhe taktikat gjerman. Problem është bindja për të zgjedhur kampionët para Liverpulit dhe pritja deri në verë, teksa humbjet e shpeshta e ka vënë në presion të madh bordin rreth pasusit të Tuhelit.

Related

Previous Post

Opozita sot në protestë para Kryeministrisë, zbardhen detaje nga tubimi! Zbulohet a do të marrin pjesë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Next Post

“Rama premtoi qeverisje me duar të pastra, por…”- PL ftesë qytetarëve të bashkohen në protestë: Sot çdo shqiptar ka 1 mijë e një arsye për të demonstruar

Lajme të ngjashme

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

by redaktor2
07/18/2025
0

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve...

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

Masat për Xhiron e Italisë, vlerësime ndërkombëtare për Policinë e Shtetit

by redaktor2
07/15/2025
0

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në “Giro d’Italia” dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik...

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

Talenti shqiptar Lorenc Perlala firmos me Feyenoord

by redaktor2
07/09/2025
0

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur...

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

Deliallisi afron në stafin teknik ish-kapitenin e Partizanit, Ardit Beqiri – krahu i djathtë në pankinën e Korabit!

by redaktor2
07/05/2025
0

Ish-kapiteni i Partizanit, Ardit Beqiri, i bashkohet stafit teknik të Alfred Deliallisit te Korabi, ku do të mbajë rolin e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Ëndrra për karrige e kundërshtarëve: Si po ngjitet Arlind Qori në fronin e opozitës së re
  • Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn
  • Më të lumtur se kurrë, Lotina Haziri dhe Mozzik shijojnë çaste të bukura pranë njëri-tjetrit dhe “fo…
  • AUDIO/ “Dajua do ta paguajë shtrenjtë, do t’i q.het motra”, kërcënohet Endri Shabani: Do…
  • KQZ drejt certifikimit të Tiranës, fati i mandatit të “Nisma Shqipëria Bëhet” në pikëpyetje
  • “Hapi i parë, të krijoni ministër për IA”- Rama me përfaqësues të teknologjisë: Momenti historik kur…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.