• Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
Writy.
No Result
View All Result

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, presidentja Osmani: Masat ndaj Kosovës, po krijojnë mungesë ekuilibri në dialog

02/21/2024
in Rajoni & Bota, Slider
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, presidentja Osmani: Masat ndaj Kosovës, po krijojnë mungesë ekuilibri në dialog
Share on FacebookShare on WhatsappShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi që të hiqen masat ndëshkuese që vitin e kaluar Bashkimi Evropian vendosi ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së disa kërkesave që kishin të bënin me shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

https://albaniatimes.net/wp-content/uploads/2025/01/1tnwkf.mp4

Gjatë një takimi me shefin e zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, atë të Italisë, Antonello De Riu dhe zëvendësambasadorin e Gjermanisë, MathiasConrad, Osmani tha se masat janë “të padrejta” dhe po krijojnë “mungesë ekuilibri në dialog” me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Osmani shtoi se Kosova ka ndërmarrë hapa drejt përmbushjes së kërkesave të faktorit ndërkombëtar për këtë çështje.

“Heqja e masave do të krijonte atmosferë shumë më pozitive për vazhdimin e dialogut parimor ku të dyja palët do të trajtoheshin të barabarta”, tha Osmani, sipas një njoftimi për media.

Verën e vitit të kaluar, BE-ja ndërmori masa ndëshkuese kundër Kosovës, përfshirë anulimin e disa fondeve dhe takimeve të nivelit të lartë, për shkak se Kosova nuk iu bind disa kërkesave të saj për të shtensionuar situatën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe.

Në mesin e kërkesave të BE-së, por edhe Shteteve të Bashkuara ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veriun e Kosovës, pasi ato të prillit të vitit 2023 u bojkotuan nga serbët, gjë që bëri që zgjedhjet në katër komunat në veri të fitoheshin nga kryetarët shqiptarë.

Osmani, sipas njoftimit bisedoi për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Presidentja ritheksoi se e drejta për të kërkuar largimin e kryetarëve nëpërmjet nënshkrimeve është e drejtë që u takon qytetarëve dhe se tani pret që në KQZ të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme në përputhje me ligjin dhe udhëzimin administrativ në fuqi”, u tha në njoftim.

Në Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, qytetarët serbë kanë organizuar mbledhjen e nënshkrimeve për nisjen e procedurave ligjore për shkarkimin e kryetarëve komunalë shqiptarë.

Peticioni është organizuar në përputhje me një udhëzim administrativ të miratuar, që u mundëson qytetarëve shkarkimin e udhëheqësve komunalë.

Gjatë takimit Osmani po ashtu foli për përleshjet mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj, duke thënë se Serbia “nuk po përballet me përgjegjësi për nxitjen e sulmit” ndaj paqeruajtësve të misionit të NATO-s në Kosovë.

Majin e vitit të kaluar, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundërshtuan hyrjen në ndërtesat komunale të kryetarëve shqiptarë dhe tensionet kulmuan në protestën në Zveçan, ku gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe pjesëtarëve të KFOR-it u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Related

Previous Post

100 anëtarësime të reja në PS në Njësinë 1, Veliaj: “Kur PS është në krye të punëve, vendi përparon; Jemi e vetmja skuadër që u jep mundësi të rinjve”

Next Post

 Policia greke godet grupin e shpërndarësve të drogës në Santorini, arrestohen 4 shqiptarë, një tjetër në kërkim

Lajme të ngjashme

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri

by redaktor2
08/16/2025
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar një tjetër rast nga gjykatat perëndimore që rrëzon përdorimin e të dhënave të...

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

by redaktor2
08/14/2025
0

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas angazhimit të forcave të emergjencave civile, situata nga zjarret është stabilizuar në shumë...

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark

by redaktor2
08/14/2025
0

Situata me zjarret në qarkun e Beratit mbetet ende dramatike, ku 3 vatra janë ende aktive, përkatësisht në Poliçan, Berat...

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan hetimet për Uzinën e Ballshit?! Ishe deputet, të dorëhiqeshe

by redaktor2
08/14/2025
0

Arben Malaj, ka reaguar për një shënim të ish-deputetit Myslim Murrizi, i cili akuzonte politikën se kishte vjedhur naftën e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

  • Bie SKY në Zvicër: Gjykata rrëzon provat e marra me hakerim, ndryshe nga praktika e SPAK në Shqipëri
  • Modelja e njohur befason me transformimin, sjell poza atraktive në bikini
  • Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problemat…
  • Berati me dëme kolosale nga zjarret, 3 vatra mbeten ende aktive në këtë qark
  • Arben Malaj replikon me Myslim Murrizin: O hero, pse nuk fole në 2005 kur Bode dhe Berisha bllokuan …
  • Ndryshime në procedurat e vizave, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton për rregulla të reja nga 2 sh…
Albaniatimes.net

Albania Times synon të jetë një qasje e re në shërbim të informimit të publikut. Vendosmëria për t’i shërbyer përmes së vërtetës është bazë e punës sonë.

Email: albaniatimes22@gmail.com

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Faqja kryesore
  • Aktuale
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Rajoni & Bota
  • Ekskluzive e jona
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sport
  • Editorial
  • Opinion
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2022 AlbaniaTimes - Të gjitha të drejtat e rezervuara.